08/06/2026
Në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” është përfunduar me sukses procesi i vlerësimit të nxënësve të klasave përgatitore. Gjithsej janë vlerësuar 83 nxënës nga katër paralele, me pjesëmarrjen dhe praninë e njërit prind gjatë procesit të vlerësimit. Vlerësimi është realizuar në një atmosferë të ngrohtë, profesionale dhe bashkëpunuese, duke mundësuar njohjen sa më të mirë të aftësive dhe gatishmërisë së nxënësve për fillimin e klasës së parë.
Komisioni vlerësues përbëhej nga:
* Zëvendësdrejtori Afrim Balaj,
* Psikologia e shkollës Begije Osaj Januzaj,
* Pedagogia Suzana Kastrati Mazrekaj,
* Këshilltari për orientim në karrierë Diamant Mazrekaj,
* Asistentja për fëmijët me nevoja të veçanta Floriana Dautaj.
Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për të gjithë anëtarët e komisionit për punën e palodhshme, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij procesi.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj shkollës sonë, si dhe për mësueset e klasave përgatitore për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në edukimin dhe përgatitjen e fëmijëve.
Nxënësve tanë të vegjël u dëshirojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në klasën e parë, me dëshirën që ky të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes dhe zhvillimit të tyre. 📚🎓🌟👏