01/09/2026
Mirëseardhje për fëmijët e klasës së parë!
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, u shprehim një mirëseardhje të përzemërt nxënësve tanë më të vegjël, fëmijëve të dashur të klasës së parë, të cilët sot hedhin hapat e parë në rrugëtimin e tyre të dijes.
Ju urojmë që shkolla të jetë për ju një vend i mbushur me gëzim, dashuri, miqësi, lojë, mësim dhe suksese. Qoftë ky fillim i ri një rrugëtim i bukur drejt njohurive, ëndrrave dhe realizimit të dëshirave tuaja.
Të dashur nxënës, mirë se erdhët në familjen tonë shkollore!
Ju dëshirojmë shumë suksese, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme në rrugën tuaj të parë drejt dijes.
Mirë se vini, vogëlushë të dashur! Ju priftë e mbara në këtë kapitull të ri të jetës suaj!
Me dashurinë më të madhe për juve, mësuesja e klasës Ganimete Ukshini!