05/06/2026
Islami Fj
Dituri Autentike nga Kur'ani dhe Sunneti, sipas të kuptuarit te Selef ue Salih
05/06/2026
03/06/2026
Përgaditja për udhëtimin e fundit - Vdekja {Hutbe} - Besim Gjelaj Hutbe e mbajtur në xhaminë e re në Deçannë facebook http://www.fa...
Qëndrimi i ehlu-sunetit ndaj gabimeve të sundimtarëve
Shejh Rebi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Pasha Allahun, ne distancohemi nga gabimet e sundimtarëve dhe të të tjerëve. Ne e duam atë që zbaton sheriatin e Allahut dhe e urrejmë shumë kundërshtimin e këtij sheriati. Nuk përkrahim kurrë asnjë shkelje apo të pavërtetë.
I Dërguari fisnik salAllahu alejhi ue selem ka thënë – siç transmetohet në hadithin e Ummu Selemes radijAllahu anha:
‘Do të ketë prijës, tek të cilët do të shihni gjëra që i njihni (si të mira) dhe gjëra që i urreni. Ai që e njeh (të keqen dhe nuk pajtohet me të) është i pafajshëm, dhe ai që e kundërshton është i shpëtuar. Por fajtor është ai që pajtohet me të dhe e ndjek atë.’
Ata thanë:
‘A të mos i luftojmë ata?’
Ai salAllahu alejhi ue selem tha:
‘Jo, përderisa falen.’ (Muslimi, Nr. 1854)
Prandaj ne i kundërshtojmë të këqijat, nëse do Allahu, aq sa kemi mundësi: me zemrat tona, me gjuhët tona dhe me shkrimet tona, brenda kufijve të mundësive tona. E nëse nuk kemi mundësi ta kundërshtojmë diçka, e kundërshtojmë me zemër dhe kurrë nuk pajtohemi me të. Sepse i qortuar është ai që pajtohet me të dhe e pason atë.”
(edhDheriatu 1/98-99)
Përktheu: Besim Gjelaj
Pse veprat e mira na duken të rënda, ndërsa mëkatet të lehta?
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Disa prej selefëve, kur u pyetën për këtë, thanë:
Vepra e mirë është e rëndë, sepse lodhja e saj shihet menjëherë, ndërsa ëmbëlsia e saj është e panjohur akoma. Prandaj mos lejo që lodhja e saj të të pengojë ta bësh.
Mëkati është i lehtë, sepse kënaqësia e tij ndihet menjëherë, ndërsa hidhërimi dhe pasojat e tij nuk shihen menjëherë. Prandaj mos lejo që lehtësia e tij të të shtyjë ta kryesh.
(Fet’hul-Bari 13/614)
Përktheu: Besim Gjelaj
A je besimtar apo hipokrit?!
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Nëse dëshiron të pyesësh veten: a je besimtar apo hipokrit, atëherë pyete veten për namazin në kohën e tij dhe për kujdesin ndaj tij, veçanërisht për namazin e sabahut.
Nëse je prej atyre që e falin rregullisht dhe në kohën e tij, atëherë dije se je besimtar, dhe nuk të ndan nga Xheneti asgjë përveç vdekjes.
Por nëse e ke lënë pas dore dhe nuk kujdesesh për të, atëherë nxito ta shpëtosh veten, sepse lënia e namazit është prej shenjave të hipokrizisë, Allahu na ruajttë.
Përderisa jobesimtarët janë armik i hapur nga jashtë, atëherë hipokritët janë armik i fshehtë nga brenda. Ata janë më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm për muslimanët, sepse përzihen me ta dhe i njohin gjendjet e tyre.
(Sher’hul-Mumti’ 2/27–28)
Përktheu: Besim Gjelaj
Dobi madhështore!
Për atë që dëshiron forcë në trupin e tij, në fjalën e tij, në shkrimin e tij dhe në të gjitha çështjet e tij.
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Dhikri (përmendja e Allahut) i jep forcë atij që e përmend Allahun, derisa ai arrin të bëjë me dhikr gjëra që nuk do të mund t’i bënte pa të.
Kam parë nga forca e shejhul-Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, në ecjen e tij, në fjalën e tij, në guximin e tij dhe në shkrimin e tij diçka të jashtëzakonshme. Ai shkruante brenda një dite nga veprat dhe shkrimet aq sa dikush tjetër do të shkruante për një javë apo edhe më shumë. Gjithashtu ushtria pa nga forca e tij në luftë gjëra të mëdha.
Po ashtu, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ia mësoi vajzës së tij Fatimes dhe Aliut radijAllahu anhuma që të thoshin çdo natë kur shtriheshin për të fjetur:
33 herë SubhanAllah,
33 herë Elhamdulil-Lah,
dhe 34 herë Allahu Ekber.
Kjo ndodhi kur ajo i kërkoi një shërbëtor dhe u ankua për lodhjen nga bluarja, puna dhe shërbimi. Ai ia mësoi këtë dhikr dhe tha:
“Kjo është më e mirë për ju të dy sesa një shërbëtor.”
Thuhet:
“Kush vazhdon rregullisht me këtë, do të gjejë forcë në trupin e tij që e bën të panevojshëm një shërbëtor.”
(Vabilus-Sajib, f. 185)
Përktheu: Besim Gjelaj
Një ngjarje reale mes shejh Rebi’ el-Med’hali dhe një personi që mendonte se “vehabitët” nuk e duan Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem?!”
Shënim: Termi “vehabitë” është një nofkë që e kanë përdorur kundërshtarët e kësaj thirrjeje për ta larguar njerëzit nga thirrja e shejh Muhamed ibën AbdulUehhabit, e cila thërret në Teuhid dhe paralajmëron nga bidatet dhe shirku te varret dhe të tjera.
Shejh Rabi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ne, pasha Allahun, besojmë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem është më i miri i krijesave.”
Njëherë, më pyeti një person, ndërsa ishte me mua në makinë gjatë rrugës, dhe më tha: ‘O shejh!’
I thashë: urdhëro.
Tha: ‘Çfarë mendon për salavatet mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem?’ Dhe ai kishte kaluar tre vite duke parë metodologjinë e këtij universiteti (universitetit islamik) dhe e dinte se ajo është sipas Kur’an-it dhe Sunetit, në metodologjinë e muslimanëve të parë të mirë, si dhe në dashurinë për të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem – një dashuri që nuk ka të ngjashme me të; madje një njeri i drejtë e sheh se pretendimet e tjera për dashuri janë të zbrazëta, ndërsa dashuria e vërtetë është te pasuesit e këtij menhexhi.
Them (shejhu): u trondita nga pyetja e tij dhe gati sa nuk rashë në të fikët, dhe i thashë: ‘A nuk i frikësohesh Allahut?! A mendon për ne se ne e urrejmë të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe e ndalojmë salavatin mbi të?! Çfarë është kjo, o vëlla?!’
‘Ti ke jetuar tre vite në këtë universitet dhe e ke njohur metodologjinë e tij dhe njerëzit e tij nga afër, dhe tani po bën një pyetje të tillë?! Sa keq!’
Pastaj i thashë: ‘A e njeh librin “Es-Sarimul-Meslul”?’
Tha: jo.
I thashë: është libri “Es-Sarimul-Meslul ala shatim err-Rresul salAllahu alejhi ue selem” i Ibën Tejmijes, që shpjegon të drejtat e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe gjykimin e atij që e fyen atë, dhe se dënimi i tij është vrasja edhe nëse pendohet; pendimi i tij është mes tij dhe Allahut.
Ky është libri më i fortë që është shkruar në këtë temë.
Pastaj i thashë: ‘A e njeh librin “Xhela’ul-Ef’ham fi Salat ala hajr el-en’am salAllahu alejhi ue selem” të Ibën Kajjimit?’
Tha: jo.
I thashë: ky është një libër i cili nuk ka të ngjashëm në temën e tij për salavatet mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe të tjerët si es-Sahaui kanë provuar të shkruajnë diçka të ngjashme por nuk ia kanë arritur.
Ne e adhurojmë Allahun sipas asaj që përmbajnë këto dy libra.
Ne, për Allahun, e duam të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem më shumë se ju. Dhe kjo është fushë prove: kush e merr fjalën e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem? Kush e ndjek udhëzimin e tij? Kush e ndjek sunetin e tij? Kush e ndjek akiden e tij?
Pastaj i thashë: ‘Më thuaj sinqerisht, çfarë mendon për një njeri që erdhi në një vend ku adhuroheshin varret, pemët dhe gurët, ku nuk falej namazi, nuk jepej zekati, dhe kishte kaos dhe gjakderdhje mes njerëzve…’
Pastaj ky njeri erdhi dhe e nxori këtë shoqëri nga devijimi në të cilin ishte, dhe themeloi një shtet që gjykon me sheriatin e Allahut dhe me akide islame. A është ky ripërtritës apo shkatërrues?
Ai tha: ripërtritës.
I thashë: ky është Muhamed ibën AbdulUehhab, nga thirrja e të cilit ti fillove këtë pyetje.
Ai tha: Allahut i kërkoj falje, Allahut i kërkoj falje.
Pastaj filloi të shkruante emrat e librave që i përmenda.
Përfundimi është se thirrja është shtrembëruar qëllimisht dhe vazhdon të shtrembërohet, por ne themi: mes nesh dhe jush është Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe ajo që kanë transmetuar muslimanët e parë të mirë në akide, ibadete dhe të tjera.
Kush mund të kundërshtojë këtë metodologji? Falënderimi i takon Allahut, Libri i Allahut është i qartë dhe dallon të vërtetën nga e kota, dhe metodologjia e selefëve e forcon këtë.”
Shejh Rebi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë!
(Ligjërata me titull: Vuxhubul-itiba’ uet’tah’dhir min Medhahiri eshShirk uel-ib’tide’a)
Përktheu: Besim Gjelaj
28/05/2026
Hutbeja e Bajramit - Burim Mujaj Hutbeja e Bajramit e mbajtur në Xhamin e re në Deçan. "ISLAMI FEJA...
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Deçan
51000