Islami Autentik

Islami Autentik Dituri Autentike nga Kur'ani dhe Sunneti, sipas të kuptuarit te Selef ue Salih

Nuk ka bashkim në të kotën!Pyetësi thotë:Të bashkohemi duke qenë në gabim është më mirë sesa të përçahemi duke qenë në t...
09/09/2026

Nuk ka bashkim në të kotën!

Pyetësi thotë:

Të bashkohemi duke qenë në gabim është më mirë sesa të përçahemi duke qenë në të vërtetën; jo çdo e vërtetë është e saktë dhe jo çdo e kotë është gabim?

Përgjigjja:

Kjo është fjalë poetike dhe imagjinare.

Çfarë dobie ka bashkimi duke qenë në gabim? Dhe çfarë dëmi ka ndarja, nëse disa janë në të vërtetën e disa janë në gabim?

Zoti ynë, i Plotfuqishëm, thotë: فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا الضَّلَال

“E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes?” (Jnus 32).

Dhe thotë: وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ (١١٨) إِلَّا مَنْ رَحِمَ رَبُّك (١١٩)

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt.” (Hud 118–119).

Dhe hadithi i njohur – e ky, në realitet, sipas mendimit tim, është goditje shkatërruese për shpinën e grupeve islame që nuk kapen pas metodologjisë sunite selefije – është:

“Hebrenjtë u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe; të krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe; ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha janë në Zjarr përveç njërës.”

Thanë:

Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?

Ai tha:

Ajo është xhemati.

Në një transmetim tjetër tha:

“Ajo që i përmbahet asaj në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”

Pra, kjo fjalë bie ndesh me Kur’an-in, bie ndesh me Sunetin dhe bie ndesh me logjikën.

Si mund të jetë bashkimi duke qenë në gabim më i mirë sesa ndarja duke qenë në të vërtetën?! Disa janë në të vërtetën dhe disa janë në gabim!

Së pari, kjo është diçka që Allahu e ka lejuar të ndodhë me caktimin e Tij.:

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme.” (Hud 118).

Së dyti, ky është lajmi i të Dërguarit të pagabueshëm salAllahu alejhi ue selem, se umeti do të ndahet më shumë sesa u ndanë hebrenjtë dhe të krishterët. Dhe vetëm një grup prej këtyre shtatëdhjetë e tri grupeve është në të vërtetën, ndërsa të tjerët janë në të kotën.

Prandaj, atij që e thotë këtë fjalë, duke qenë e qartë pavlefshmëria e saj, i thuhet: هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

“Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” (Bekare 111).

Dhe nuk ka nevojë të thuhet më shumë se kaq.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Huda uen-Nur, Nr. 310)
Përktheu: Besim Gjelaj

Qeveria legjitime e Jemenit, në bashkëpunim me Qeverinë e Arabisë Saudite, ditët e fundit ka nisur aksione ushtarake kun...
08/09/2026

Qeveria legjitime e Jemenit, në bashkëpunim me Qeverinë e Arabisë Saudite, ditët e fundit ka nisur aksione ushtarake kundër grupit të Huthive, të cilët veprojnë si vegël e Iranit. Allahu i ndihmoftë dhe u dhëntë sukses në arritjen e fitores ndaj këtyre grupeve terror¡ste!

08/09/2026

Porosia e një dijetari për kërkuesit e dijes

Imam AbduRrahman ibën Hasen, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në një prej letrave të tij:

“Më ka arritur lajmi se keni pasur mospajtime për disa çështje, të cilat ju kanë çuar në debate dhe grindje. Kjo nuk është prej sjelljes së kërkuesve të botës tjetër.

Prandaj, frikësojuni Allahut dhe pajisuni me edukatën e dijes.

Kërkojeni shpërblimin nga Allahu gjatë mësimit dhe mësimdhënies së saj dhe shoqërojeni dijen me vepër, sepse fryti i dijes është zbatimi i saj.

Siç thuhet në transmetim:

‘Kush vepron sipas asaj që di, Allahu do t’i japë dije për atë që nuk e di.’ Prandaj, bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri.

Prej shenjave të sinqeritetit të kërkuesit të dijes është që të heshtë për atë që nuk e shqetëson, të jetë i përulur ndaj Zotit të tij dhe modest ndaj robërve të Tij, të jetë i kujdesshëm dhe i edukuar.

Atij nuk i intereson nëse e vërteta shfaqet përmes gjuhës së tij apo përmes gjuhës së dikujt tjetër. Ai nuk mbron veten, nuk mburret, nuk mban inat, nuk ka zili, nuk ndikohet nga dëshirat e tij dhe nuk mashtrohet nga bukuritë e kësaj bote.”

(Ed-Durerus-Senijje, 1/405–406)
Përktheu: Besim Gjelaj

08/09/2026

Huruxhi me fjalë: nxitja dhe përmendja e të metave të prijësit

“Huruxhi me fjalë” nënkupton nxitjen dhe provokimin, si dhe përmendjen e mangësive dhe të metave.

Kjo është dalja e parë që ka ndodhur në Islam.

Dëshmi për këtë është fjala e Dhul-Huvejsires et-Temimit drejtuar Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:

“Ki frikë Allahun, o Muhamed!”

(Buhari, 3344; Muslim, 1064)

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Ji i drejtë, o Muhamed!”

(Suneni i Ibën Maxhes, 172).

Për këtë njeri, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Nga pasardhësit e këtij njeriu do të dalë një popull që do ta lexojnë Kur’an-in, por ai nuk do t’u kalojë përtej fytit. Ata do t’i vrasin ithtarët e Islamit dhe do t’i lënë adhuruesit e idhujve. Do të dalin nga Islami ashtu siç del shigjeta nga gjahu. Nëse do t’i arrija, do t’i vrisja ashtu siç u vra populli i Adit.”

(Muttefekun alejhi).

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur havarixhët injorantë hapën derën e së keqes në kohën e Uthmanit, radijAllahu anhu, dhe e qortuan Uthmanin haptazi, fitneja, luftimet dhe shkatërrimi u shtuan. Pasojat e tyre vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Për shkak të kësaj u shfaq fitneja mes Aliut dhe Muavijes, madje Uthmani e Aliu, radijAllahu anhuma, u vranë si pasojë e këtyre ngjarjeve. Po ashtu, shumë prej sahabëve dhe të tjerëve u vranë për shkak të qortimit publik dhe përmendjes së të metave haptazi.

Kjo bëri që shumë njerëz ta urrenin prijësin e tyre dhe ta vrisnin atë.”

(Fetaua Ibën Baz, 8/211)
Përktheu: Besim Gjelaj

08/09/2026
07/09/2026

Lutju Allahut drejtpërdrejt, pa ndërmjetës

Shejh AbduRrezzak el-Bedër, Allahu e ruajttë, thotë:

Këtu kushtoji vëmendje një hollësie të mahnitshme në këtë ajet të sures el-Bekare dhe në sure të tjera. Allahu i Lartësuar thotë: يَسْأَلُونَكَ “Të pyesin ty”, dhe pas kësaj vijon me fjalën:قُلْ “Thuaju”, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ishte ndërmjetës në përcjelljen e fesë.

يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَهِلَّةِ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ

“Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës.” (Bekare, 189).

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى

“Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” (Bekare, 222).

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْيَتَامَىٰ قُلْ إِصْلَاحٌ لَهُمْ خَيْرٌ

“Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’u bëni mirë atyre është vepër e bukur.” (Bekare, 220).

Dhe ajete të tjera të ngjashme me këto.

Por në këtë ajet Allahu thotë:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër” (Bekare, 186).

Nuk tha: “Thuaju”. Këtu nuk gjendet fjala “Thuaj”. Përkundrazi, tha: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër.”

Kjo, sepse drejtimi tek Allahu bëhet drejtpërdrejt, pa ndërmjetës.

Kudo që të jesh në këtë botë dhe të kesh nevojë për diçka, lute Allahun pa ndërmjetës. Mos kërko ndërmjetës; drejtoju Allahut drejtpërdrejt dhe kërkoji Atij drejtpërdrejt. Ngriji duart kudo që të jesh në këtë botë.

Edhe sikur të ishe në një shpellë të errët dhe i mbuluar nga një shkëmb në një vend të errët, drejtoju Atij. Zoti i botëve të sheh, është i Gjithëdijshëm për gjendjen tënde, ta largon vështirësinë, ta heq brengën dhe të furnizon prej nga nuk e pret.

Çështjet janë në Dorën e Tij, sundimi i përket Atij dhe krijimi është krijimi i Tij. I Madhëruar dhe i Lartësuar është Ai.

(Shiriti i dytë i shpjegimit të El-Kava‘id el-Erbe‘a).
Përktheu: Besim Gjelaj

05/09/2026

Shejh Muhammed bin Hadi el-Med'hali – Allahu e ruajttë – Mësim në xhaminë e re të Universitetit Islamik në Medinë

Me kërkesë të Ministrisë së Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit në Arabinë Saudite.

05/09/2026

Gjashtë shtyllat e Imanit (Besimit) – Shtylla e parë: BESIMI NË ALLAHUN – Hoxhë Burhan Koshtova

Address

Deçan
51000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Islami Autentik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share