15/07/2017
Zyra e Bashkimit Europian/PSBE në Kosovë dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizuan një aktivitet publik në Pejë, më 14 korrik 2017, për të nxjerrë në dukje punën e organizatave të shoqërisë civile dhe efektet e saj në komunitetet përkatëse.
Në kuader të kesaj edhe Orgnizata Qendra Kreative mori pjesë duke promovuar punën e saj.
Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë mbështetje financiare për 34 organizata të shoqërisë civile përmes programit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet”, e cila po zbatohet nga KCSF.
Organizatat e përfshira morën pjesë në një panair të shoqërisë civile në qendrën e Pejës – një nga komunat ku zbatohet ky projekt – për të treguar përpjekjet e tyre para qytetarëve, si dhe për të mësuar nga puna e njëra-tjetrës.