Shfmu" Sezai Surroi" Bellobrad

Shfmu" Sezai Surroi" Bellobrad Education

14/09/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të Bellobradit dhe më gjerë,

Ju lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që automjetet të mos parkohen në ambientet e shkollës, përveç rasteve kur keni punë apo shërbim në shkollë.

Ju njoftojmë se periudha kur hapësirat e shkollës janë shfrytëzuar si parking ka përfunduar. Tash e tutje, këto hapësira janë të dedikuara për stafin e shkollës dhe personat që kanë nevojë të kryejnë ndonjë shërbim apo punë në institucion.

Me qëllim të ruajtjes së sigurisë, rendit dhe funksionimit normal të shkollës, ju lutemi që këtë rregull ta respektoni. Për automjetet që parkohen pa autorizim në ambientet e shkollës, institucioni nuk mund të mbajë përgjegjësi dhe, në raste të tilla, do të kërkohet lirimi i hapësirës.

Ju falënderojmë shumë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektin tuaj ndaj institucionit tonë.

Me respekt,
Drejtori i shkollës !

🇽🇰 “RREZE DRITE NË EMBLEMËN TIME” 👮‍♂️❤️Në kuadër të 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, patëm nderin dhe kënaqësinë t’i...
04/09/2026

🇽🇰 “RREZE DRITE NË EMBLEMËN TIME” 👮‍♂️❤️

Në kuadër të 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, patëm nderin dhe kënaqësinë t’i shoqëronim nxënësit e klasës së parë në një aktivitet të veçantë, ku fëmijët tanë u njohën nga afër me punën dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës.

Ishte një ditë e mbushur me buzëqeshje, emocion, mësime dhe momente të paharrueshme. Socializimi i fëmijëve me policët tanë është një mënyrë e bukur për të ndërtuar besim, respekt dhe dashuri ndaj atyre që kujdesen për sigurinë tonë. 🇽🇰

🙏 Falënderim i veçantë për zyrtarët policorë
z. Maliq Ahmeti dhe z. Mujdin Myrtezani, për kohën, përkushtimin dhe ngrohtësinë që treguan ndaj fëmijëve.

Faleminderit edhe mësueseve dhe psikologut të shkollës, të cilët i shoqëruan dhe kujdesën me përkushtim për nxënësit tanë gjatë gjithë aktivitetit.

Një mirënjohje e veçantë shkon për kompaninë TOSA Reisen, e cila në mënyrë vullnetare mundësoi transportin e nxënësve tanë. 🤝❤️

Fëmijët tanë janë drita e së ardhmes, ndërsa shembujt e mirë që u japim sot janë themeli i një shoqërie më të sigurt nesër.

🇽🇰 Urime 27-vjetori, Policia e Kosovës!
👮‍♀️👮‍♂️ Respekt dhe mirënjohje për çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës!

31/08/2026

📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/27

Të nderuar prindër, të dashur nxënës,

Nesër fillojmë vitin e ri shkollor 2026/27. Mësimi do të zhvillohet me orar të njëjtë, ndërsa të gjithë nxënësit janë të obliguar të paraqiten në shkollë të uniformuar.

Gjithashtu, vlen të theksohet se prindërit të cilët dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët në klasën parashkollore, janë të obliguar që fëmijët t’i regjistrojnë në fshatrat e tyre ku zhvillohet mësimi parashkollor. Në ato fshatra ku nuk ka parashkollor, fëmijët mund të regjistrohen në shkollën qendrore.

⚠️ Kujdes: Nuk lejohet regjistrimi i fëmijëve nga fshatrat e tjera të cilat nuk janë pjesë e shkollës sonë!

Në këtë fillim të vitit të ri shkollor, ju urojmë të gjithë nxënësve shëndet, suksese dhe shumë arritje, ndërsa të gjithë personelit arsimor i dëshirojmë punë të mbarë, përkushtim dhe suksese!

Suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor 2026/27! 📖✏️🎓

Me respekt,
Drejtoria e ShFMU “Sezai Surroi” – Bellobrad

20/08/2026

Të nderuar prindër, të dashur nxënës,

Ju rikujtojmë që të aplikoni sa më parë për tekstet shkollore (librat) në platformën E-Kosova, në mënyrë që të fillojmë një vit të ri shkollor me shëndet, mbarësi dhe suksese!

Prindër të respektuar, ju lutemi mos hezitoni të aplikoni për të gjithë fëmijët/nxënësit tuaj. Konfirmimet e aplikimeve na vijnë dhe është shumë e rëndësishme që, pasi t’i pranoni mjetet për libra, ato të përdoren vetëm për blerjen e teksteve shkollore.

Gjithashtu, ju njoftojmë se nxënësit nuk lejohen të vazhdojnë mësimin me libra të vjetër, pasi shumë prej tyre janë të plotësuar dhe të dëmtuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!

Me shumë respekt,
Drejtoria e Shkollës

19/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar kolegë dhe kolege,

Ju njoftojmë se nga e hëna, më 24.08.2026, të gjithë punëtorët e shkollës janë të obliguar të paraqiten në shkollën qendrore, nga ora 09:00 deri në 12:00.

Pjesëmarrja është e obligueshme për secilin punëtor.

Punëtorët teknikë, përveç paraqitjes në punë, janë të obliguar të angazhohen edhe në pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve shkollore, si dhe të oborreve, në mënyrë që shkolla të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Listat e paraqitjes në punë do të verifikohen nga Drejtoria e Shkollës dhe do t’i përcillen DKA-së.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj.

UD i Drejtorit
Ajas Myrtezani

Njoftim mortorTë dashur miq, shokë dhe të afërm,Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, pas një sëmundjeje të shkurtër, u...
17/08/2026

Njoftim mortor

Të dashur miq, shokë dhe të afërm,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga jeta profesori i gjuhës shqipe, Feti Nafëzi.

Prof. Feti për dekada të tëra punoi me përkushtim e dinjitet në shkollën tonë, duke edukuar dhe arsimuar breza të shumtë nxënësish. Ai do të mbetet gjatë në kujtimet tona si një mësues i respektuar dhe koleg i çmuar.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 17.08.2026, në kohën e namazit të drekës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Nafëzi, të afërmve, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

Zoti e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Feti Nafëzin! 🕊️

Gjithçka është gati! ❤️⚽Çdo cep i infrastrukturës sportive është përgatitur me shumë përkushtim për turnirin tashmë trad...
30/07/2026

Gjithçka është gati! ❤️⚽

Çdo cep i infrastrukturës sportive është përgatitur me shumë përkushtim për turnirin tashmë tradicional “Ne për Mërgatën – Mërgata për Vendlindjen”, një aktivitet që çdo vit bashkon zemrat e bashkatdhetarëve tanë me vendlindjen.

Falënderim dhe mirënjohje e sinqertë për KK Dragash dhe DKRS Dragash, Kryetarin dhe Drejtoreshën, të cilët me mbështetjen e tyre bënë të mundur që edhe këtë vit gjithçka të jetë në nivelin e duhur.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Shefin e Zjarrfikësve, Shehadi Qafleshi, për gatishmërinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm.

Ndërsa mirënjohjen më të thellë e meriton edhe Leotrim Qafleshi, një punëtor i palodhur dhe vullnetar shembullor, i cili pa kursyer mund, kohë e djersë, punoi me zemër që çdo gjë të ishte gati për këtë festë të sportit. Njerëz të tillë janë pasuria më e madhe e komunitetit tonë.

Mirë se vini, mërgimtarët tanë! Ju jeni gjithmonë pjesë e zemrës së vendlindjes suaj. Le të jetë ky turnir një festë e sportit, e miqësisë dhe e dashurisë për Dragashin. Ju urojmë suksese të gjitha skuadrave dhe momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Mirë se vini në shtëpinë tuaj – sepse mërgata dhe vendlindja rrahin gjithmonë me një zemër! 🇽🇰❤️⚽

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet pĂ«r kĂ«tĂ« kategori do tĂ« dorĂ«zohen me email nĂ« adresĂ«n: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

06/07/2026
29/06/2026

Address

Bellobrad
22060

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 12:00
14:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu" Sezai Surroi" Bellobrad posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category