SHFMU "Xhevat Jusufi" - Bare

SHFMU "Xhevat Jusufi" - Bare Institucion edukativo-arsimor

19/06/2026

Klasa e pestë përfundoi me sukses, duke lënë pas shumë punë, mësim dhe kujtime të bukura. Ky është fundi i një etape të rëndësishme, por fillimi i rrugës së re të nxënësve tanë.📚

Sot patëm një ditë ndryshe dhe shumë të veçantë me nxënësit tanë 🚀✨Vizituam kinemanë ku shijuam një film së bashku 🎬, e ...
08/06/2026

Sot patëm një ditë ndryshe dhe shumë të veçantë me nxënësit tanë 🚀✨
Vizituam kinemanë ku shijuam një film së bashku 🎬, e më pas morëm pjesë në një aktivitet fantastik rreth hapësirës.

Nxënësit patën mundësinë të futen në rolin e astronautëve 👩‍🚀🧑‍🚀 dhe të mësojnë më shumë për universin, planetet dhe misteret e hapësirës përmes ligjëratave dhe eksperiencave interaktive.

Një ditë plot argëtim, mësim dhe kujtime të bukura që do t’i mbajmë gjatë 🫶🌍

🗓️📚Dita e Shkollës 📚Me vendim të Këshillit të Shkollës, u realizua një vizitë edukative në Shpella e Gadimes, në kuadër ...
21/05/2026

🗓️📚Dita e Shkollës 📚

Me vendim të Këshillit të Shkollës, u realizua një vizitë edukative në Shpella e Gadimes, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite të veçantë.

Nxënësit patën mundësinë të shijojnë nga afër bukuritë natyrore, të mësojnë më shumë për këtë mrekulli të rrallë dhe të kalojnë momente të paharrueshme së bashku 🌿✨

Kjo ditë solli gëzim, përvoja të reja dhe kujtime të bukura për të gjithë pjesëmarrësit 💛

🌍 Në kuadër të Ditës së Tokës, në shkollën tonë u organizua një aktivitet i veçantë me fokus në pastrimin e mjedisit bre...
22/04/2026

🌍 Në kuadër të Ditës së Tokës, në shkollën tonë u organizua një aktivitet i veçantë me fokus në pastrimin e mjedisit brenda dhe përreth shkollës.

Nxënësit dhe i gjithë stafi arsimor u angazhuan me përkushtim për të kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përgjegjësinë që kemi ndaj saj çdo ditë.

Së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër! ♻️🌱

03/04/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Në bazë të kalendarit të vitit shkollor 2025/2026, ju njoftojmë si vijon:
• E hëna, më 6 prill 2026, është ditë pushimi me rastin e festës së Pashkëve Katolike.
• Pushimi pranveror do të zhvillohet nga data 7 prill deri më 10 prill 2026.
• E hëna, më 13 prill 2026, është ditë pushimi me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Procesi mësimor do të rifillojë më 14 prill 2026 (e martë), sipas orarit të rregullt mësimor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Address

Bare
4000MITROVICË

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:00
Tuesday 07:00 - 17:00
Wednesday 07:00 - 17:00
Thursday 07:00 - 17:00
Friday 07:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Xhevat Jusufi" - Bare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category