09/15/2026
Dita e parë e shkollës “ Gjuha Jonë “ në Filadelfia.
Qetësia e ditëve të verës në ndërtesën e shoqatës “ Bijtë e shqipes” mbaroi. Në datë 13 shtator , Shkolla “ Gjuha jonë “ hapi dyert dhe mirëpriti nxënësit e saj të rinj, por edhe nxënësit e mëparshëm. Nxënësit e klases së parë, të shoqëruar nga prindërit, me pak frikë, emocion për të rrugën e re do të nisnin dhe nxënësit e klasave të ndërmjetme më të shkujdesur, më të qetë do të gjallëronin gjithë ambientet e shkollës. Lule të bukura, buzëqeshje të ciltra fëmijërore, përshëndetjet e të rriturve dhe takimi me mësuesit do ta zbukuronin diten edhe pse me shi. Shumë përqafime të ngrohta midis nxënësve, të rriturve dhe pyetja e zakonshme: “ Ku e kaluat verën ?” “A vajtët në Shqipëri?”, “ Ne Kosovë?” .
Regjistrimi i nxënësve bëhej nga prindërit dhe mësuesit dhe shoqeruar edhe nga motrat dhe vëllezerit më të rritur, ish- nxënës të shkollës shqipe. Shkolla “ “Gjuha Jonë” mban lidhur brezat .
Kryesia e Shoqatës falenderon në mënyë të vecantë të gjithë prindërit që mësimin e gjuhës shqipe e kanë vlerësuar si detyrë ndaj vetës, ardhmërisë sonë dhe identitetit tonë. Një falenderim i përzemërt për të gjitha mësueset e shkollës, dhe në vecanti për mësueset e reja që u bashkuan stafit të mesimdhënies për këtë vit shkollor, znj Silva Pema dhe znj. Irma Aliçka!
Mirë se erdhët nxënës të dashur! Suksese në vitin shkollor 2026-2027!
Gjuha shqipe- rrënjët tona- krenaria jonë.
Rudina Bani, anëtare e KD të shoqatës dhe mësuese e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”