05/25/2026
Me mësuesen Suela Genard gjatë përgatitjeve për Festën e Fundvitit Shkollor 🎼🎹💃
🇦🇱 ~ Në Gjuhën e Rrënjëve Tona ~ 🇦🇱
Fëmijët do të performojnë këngë, valle dhe do të recitojnë vjersha.
📅 E shtunë, 30 Maj 2026
📍 PS 108
🕦 Ora 11:30 AM – 1:30 PM
Të gjithë prindërit, fëmijët dhe miqtë e “Children of the Eagle” janë të ftuar.
Hyrja: FALAS
Ju mirëpresim!
05/17/2026
🇦🇱🦅 Dy duar, një shqiponjë, një identitet 🦅🇦🇱
Me mësuesen Yllka Rexhepi Gashi
16 Maj, 2026
05/13/2026
The Association of Albanian American Dual Language & Culture ( AADLC) ju fton në Piknikun e 6-të Vjetor në prag të përfundimit të një viti tjetër të suksesshëm të fëmijëve tanë dhe mësuesve shqiptaro-amerikanë kudo në shkollat e NY.
Ejani të gëzojmë së bashku, të zgjerojmë rrjetin shoqëror dhe profesional, të marrim më shumë informacion rreth punësimit në Bordin e Arsimit, rreth programeve dhe mundësive të shumta për fëmijët tanë dhe rininë, etj.
Muzikë, lojëra për fëmijët, face painting, ushqime, pije freskuese dhe surpriza të tjera.
Edhe nëse bie shi, pikniku do të mbahet nën tendën e parkut (Pavilion C) dhe në hapësirat përreth.
E Diel, 31 Maj, 2026
Adresa:
Ridge Road Park
Ridge Road, Hartsdale, NY 10533
12:00 - 6:30 pm
917-733-8434
Ju Mirëpresim!
05/12/2026
🇦🇱 NË GJUHËN E RRËNJËVE TONA 🇦🇱
~ FESTA E FUNDVITIT SHKOLLOR ~
Shkolla e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” ju fton në Festën e Fundvitit Shkollor!
E shtunë, 30 Maj
Ora: 11:30 AM – 1:30 PM
PS 108 - 1166 Neill Ave, Bronx, NY 10461
Nxënësit do të recitojnë, këndojnë dhe kërcejnë, duke sjellë përpara prindërve dhe komunitetit një program të veçantë artistik dhe kulturor.
Gjatë aktivitetit, nxënësit do të marrin edhe certifikatat e përfundimit të vitit shkollor.
Prindërit dhe familjarët janë të mirëpritur!
Hyrja është falas.
Mirë se vini të festojmë së bashku sukseset e nxënësve tanë dhe ruajtjen e gjuhës e kulturës shqiptare! 🇦🇱 🦅
04/30/2026
“Children of the Eagle” me mësuese Zeta Durmishi 🇦🇱
25 prill, 2026 🇦🇱🦅❤️
04/27/2026
“Children of the Eagle” me mësuese Alma Dibra Karaj në një nga të shtunat e prillit 2026 🇦🇱🦅❤️