Albanian American Organization Chameria

Albanian American Organization Chameria

Share

AAOC is committed in restoring justice for Cham Albanians.Our mission is to promote and preserve the cultural historic and ethnic heritage of Chameria.

Main Positions:
1. The Greek government should recognize and issue a public apology regarding the brutal Genocide conducted by Napoleon Zervas in 1944.
2. Cham Albanians should enjoy basic human rights that originate from international treaties and conventions to which Greece is a signatory party.
3. Albanian Americans of Cham descent should enjoy the same rights as every U.S. citizen.
4. Albanian

06/06/2026
06/06/2026

Çamëria ❤️

05/08/2026

"Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës 'Çamëria' Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.
Shoqata 'Çamëria' dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!"

Shoqata Patriotike “Çamëria”

Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh indinjatën dhe protestën e saj të fortë ndaj deklaratave të gazetarit të Top Channel në Greqi, z. Artur Bibe, i cili, në kundërshtim me faktet historike, dokumentet ndërkombëtare dhe qëndrimet zyrtare të institucioneve shqiptare, deklaroi se “çështja çame nuk ekziston”.

Këto deklarata, të bëra në një moment kur ministrja e Jashtme e Shqipërisë dhe homologu i saj grek pritet të zhvillojnë takime zyrtare, bien ndesh me interesin kombëtar dhe anojnë drejt një diskursi që ka ngjashmëri shqetësuese me narrativat ekstremiste në Greqi. Nuk është e pranueshme që një gazetar shqiptar, i cili mban në dorë mikrofonin e një televizioni kombëtar, të flasë sikur përfaqëson strukturat më radikale që mohojnë të drejtat e shqiptarëve autoktonë të Çamërisë.

Kujtojmë se:

Në vitin 2016, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, deklaroi qartë se çështja çame është një çështje e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe duhet të zgjidhet nga të dyja palët.

Vetë qeveria greke njeh ekzistencën e Ligjit të Luftës, një relikt i padrejtë historik që vazhdon të prodhojë pasoja juridike dhe politike.

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar Rezolutën për Çamërinë dhe dokumente të tjera që detyrojnë institucionet shtetërore të përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë në çdo tryezë ndërkombëtare.

Përpjekjet për ta barazuar çështjen e drejtë të Çamërisë me pretendimet irredentiste për të ashtuquajturin “Vorio Epir” janë një shtrembërim i rëndë i realitetit historik dhe politik. Çështja Çame është çështje e spastrimit etnik, shpronësimit dhe mohim të të drejtave themelore, dhe nuk mund të relativizohet nga askush, aq më pak nga një gazetar shqiptar.

Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje mediave shqiptare të tregojnë profesionalizëm, ndershmëri dhe ndjeshmëri ndaj temave që prekin interesin kombëtar dhe të mos kthehen në platforma të narrativave që mohojnë të vërtetat historike dhe dhimbjet e mijëra shqiptarëve të Çamërisë.

Ne mbetemi të vendosur të mbrojmë të vërtetën, të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve të Çamërisë, kudo dhe para çdo institucioni.

Shoqata Patriotike “Çamëria” 11/26/2025

Artur Bibe altoparlant i Greqise?

Shoqata Patriotike “Çamëria” Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh indinjatën dhe protestën e saj të fortë ndaj deklaratave të gazetarit të Top Channel në Greqi, z. Artur Bibe, i cili, në kundërshtim me faktet historike, dokumentet ndërkombëtare dhe qëndrimet zyrtare të institucioneve shqiptare, deklaroi se “çështja çame nuk ekziston”. Këto deklarata, të bëra në një moment kur ministrja e Jashtme e Shqipërisë dhe homologu i saj grek pritet të zhvillojnë takime zyrtare, bien ndesh me interesin kombëtar dhe anojnë drejt një diskursi që ka ngjashmëri shqetësuese me narrativat ekstremiste në Greqi. Nuk është e pranueshme që një gazetar shqiptar, i cili mban në dorë mikrofonin e një televizioni kombëtar, të flasë sikur përfaqëson strukturat më radikale që mohojnë të drejtat e shqiptarëve autoktonë të Çamërisë. Kujtojmë se: Në vitin 2016, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, deklaroi qartë se çështja çame është një çështje e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe duhet të zgjidhet nga të dyja palët. Vetë qeveria greke njeh ekzistencën e Ligjit të Luftës, një relikt i padrejtë historik që vazhdon të prodhojë pasoja juridike dhe politike. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar Rezolutën për Çamërinë dhe dokumente të tjera që detyrojnë institucionet shtetërore të përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë në çdo tryezë ndërkombëtare. Përpjekjet për ta barazuar çështjen e drejtë të Çamërisë me pretendimet irredentiste për të ashtuquajturin “Vorio Epir” janë një shtrembërim i rëndë i realitetit historik dhe politik. Çështja Çame është çështje e spastrimit etnik, shpronësimit dhe mohim të të drejtave themelore, dhe nuk mund të relativizohet nga askush, aq më pak nga një gazetar shqiptar. Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje mediave shqiptare të tregojnë profesionalizëm, ndershmëri dhe ndjeshmëri ndaj temave që prekin interesin kombëtar dhe të mos kthehen në platforma të narrativave që mohojnë të vërtetat historike dhe dhimbjet e mijëra shqiptarëve të Çamërisë. Ne mbetemi të vendosur të mbrojmë të vërtetën, të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve të Çamërisë, kudo dhe para çdo institucioni. Shoqata Patriotike “Çamëria”

Want your school to be the top-listed School/college in Dallas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Dallas, TX
75225