21/08/2026
defteri i parë osman, më i vjetri, i vitit 1431, i cili ka rastisur t’u takojë tokave arbërore, ai që dëshmon për pjesën më të madhe të familjeve arbërore të kësaj kohe. Ky defter, i hartuar për çështje fiskale osmane dhe i zbuluar nga studiuesi turk Halil İnalcık, ofron të dhëna të dorës së parë për fisnikërinë arbërore dhe demografinë e kësaj treve gjatë gjysmës së parë të shekullit XV, të cilat janë regjistruar sinjor. Kur jemi te treva e Kosovës së sotme, regjistrimi i parë i takon vitit 1455. Ky regjistrim njofton edhe për regjistrime të mëhershme, por që nuk kanë arritur deri në ditët tona. Megjithatë, nëpërmjet këtyre regjistrimeve, profesori Muhamet Tërrnava ka arritur të ndriçojë shkallën e asimilimit të arbërorëve në sllavë gjatë sundimit 180-vjeçar të sllavëve. Sigurisht që ky asimilim erdhi si rezultat i kodikëve të veçantë që ndalonin liturgjinë bizantine në kishat ortodokse. Pra, shumica e popullatës shqiptare ortodokse të Kosovës, e cila për shekuj me radhë ishte nën sundimin bizantin, ishte mishëruar me liturgjinë e kësaj të fundit. Kështu, sanksionimi i adhurimit vetëm në liturgji sllave çoi drejt asimilimit të arbërorëve. Ky fenomen u ndërpre pas pushtimit të Kosovës nga ana e osmanëve. Respektivisht, Sulltan Mehmedi II, pushtuesi i Stambollit, më 1459 mbylli Patrikanën e Pejës, e cila qysh nga viti 1346 deri më 1459, plot 113 vjet, kishte shtrirë autoritetin e dhunshëm fetar te popullata arbërore e Kosovës. Pushimi i aktivitetit të saj për 98 vjet (deri në rihapjen e saj me iniciativën e Mehmed Sokoloviqit më 1557) u bë shkak i apostazisë së arbërorëve në islam, nga ku i shpëtuan sllavizimit.
Nga paleografia dhe dokumentet e Stambollit te demografia, ekonomia, roli i grave, vakëfet dhe epitafet, osmanisti Agron Islami shpjegon se çfarë mund të nxjerrim nga burimet e periudhës osmane dhe pse historiani duhet t’i lexojë ato me sy kritikHistoria e Kosovës në periudhën osmane nuk ...