AKD LIRIA

AKD LIRIA AKD LIRIA podpira albanske ženske in otroke.

Nudimo izobraževanje, jezikovne tečaje, pomoč pri iskanju zaposlitve, psihosocialno svetovanje in delavnice za opolnomočenje, s poudarkom na kulturi, razvoju in medsebojni podpori.

03/06/2026

✨ Disa fëmijë vijnë tek ne për të mësuar, disa për shoqëri. Por qëndrojnë sepse ndihen si në shtëpi. ❤️

AKD LIRIA KIDS nuk është vetëm një vend për të mësuar. Është një vend ku fëmijët rriten, krijojnë miqësi, ruajnë identitetin e tyre dhe ndërtojnë kujtime të bukura. 🌱


✨ Nekateri otroci pridejo k nam zaradi jezika, drugi zaradi druženja. Ostanejo pa zaradi občutka pripadnosti. ❤️

AKD LIRIA KIDS ni le prostor za učenje. Je prostor, kjer otroci rastejo, sklepajo prijateljstva, ohranjajo svojo identiteto in ustvarjajo najlepše spomine. 🌱

Gëzuar 1 Qershorin! ❤️Sot festojmë buzëqeshjet tuaja, energjinë, ëndrrat dhe zemrat e pastra që e mbushin shoqatën tonë ...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin! ❤️

Sot festojmë buzëqeshjet tuaja, energjinë, ëndrrat dhe zemrat e pastra që e mbushin shoqatën tonë me jetë çdo ditë. Nga më të vegjlit e deri tek më të rriturit , secili prej jush është një dritë e veçantë për ne. ✨

Ju na mësoni çdo ditë se miqësia nuk njeh dallime, se lumturia gjendet në lojë, në përqafime dhe në zemrat e sinqerta të fëmijëve. ✨
Jemi shumë krenarë për secilin prej jush dhe pafundësisht mirënjohës që ju kemi pjesë të familjes sonë. ✨

Urojmë që fëmijëria juaj të jetë gjithmonë plot dashuri, shëndet, ëndrra dhe kujtime të bukura. Mos e humbni kurrë buzëqeshjen dhe dritën që keni në sy, sepse ajo e bën botën më të bukur. ✨

Me shumë dashuri, AKD LIRIA 🌟

🌙✨ Me rastin e Kurban Bajramit, ju urojmë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.Le të na afrojë kjo festë ...
27/05/2026

🌙✨ Me rastin e Kurban Bajramit, ju urojmë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
Le të na afrojë kjo festë më shumë me njëri-tjetrin, me mirësi, respekt dhe dashuri. 🤍

🌙✨ Ob prazniku Kurban Bajrama vam želimo mir, zdravje, blaginjo in harmonijo v vaših družinah.
Naj nas ta praznik še bolj poveže v dobroti, spoštovanju in ljubezni. 🤍

AKD LIRIA TEAM

, , , , , User, .ahm, , , , ,

26/05/2026

🩺🤝 Sot, përfaqësueset e shoqatës sonë, Flurina Ametaj dhe Adelina Ahmetaj Cafleshi, morën pjesë përsëri në trajnimin e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (NIJZ) në fushën e kompetencave kulturore dhe ndërmjetësimit ndërkulturor. 🌍🧠

Prej vitesh, së bashku me profesionistë të fushave të ndryshme, ndajnë rëndësinë e një qasjeje kulturore të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse ndaj personave që nuk flasin gjuhën vendase në sistemin shëndetësor. 🗣️🤝

Mirënjohëse për besimin, bashkëpunimin dhe mundësinë që së bashku të krijojmë një hapësirë më të qasshme për të gjithë. ❤️✨


🩺🤝 Danes sta naši predstavnici društva, Flurina Ametaj in Adelina Ahmetaj Cafleshi, ponovno sodelovali na usposabljanju v Nacionalni inštitut za javno zdravje (NIJZ) na področju kulturnih kompetenc in medkulturne mediacije. 🌍🧠

Že več let s strokovnimi delavci delita pomen kulturno občutljive in vključujoče obravnave tujejezičnih oseb v zdravstvenem sistemu. 🗣️🤝

Hvaležni za zaupanje, sodelovanje in možnost, da skupaj ustvarjamo bolj dostopen prostor za vse. ❤️✨

📍NIJZ Maribor


✨ Momente nga takimi i djeshëm i të rinjve. / Utrinki včerajšnjega srečanja mladih. ✨📍 AKD LIRIA
26/05/2026

✨ Momente nga takimi i djeshëm i të rinjve. / Utrinki včerajšnjega srečanja mladih. ✨

📍 AKD LIRIA

25/05/2026

Sot në shoqatën tonë zhvilluam takimin e parë të të rinjve, dhe sinqerisht? I tejkaloi të gjitha pritshmëritë! 🔥🤍

Plot energji, biseda të sinqerta, të qeshura dhe ide fantastike. 😄🎤☕️

Të rinjtë treguan shumë kreativitet, dëshirë për t’u lidhur dhe motivim për të krijuar gjëra të reja së bashku. 🤝🏼💡

Së bashku planifikuam aktivitetet, takimet dhe idetë që do t’i realizojmë në të ardhmen. 🚀

Ky nuk ishte vetëm një takim.
Ishte fillimi i diçkaje vërtet të bukur. 🫶🏻✨

………………………………….………………………………….…………………

✨ Danes smo v našem društvu izvedli prvo srečanje mladih, in iskreno? Preseglo je vsa pričakovanja! 🔥🤍

Polno energije, iskrenih pogovorov, smeha in odličnih idej. 😄🎤☕️

Mladi so pokazali ogromno kreativnosti, želje po povezovanju in motivacije za ustvarjanje novih stvari skupaj. 🤝🏼💡

Skupaj smo že načrtovali prihodnje aktivnosti, druženja in ideje, ki jih bomo kot skupnost razvijali tudi v prihodnje. 🚀

To ni bilo samo eno srečanje.
Bil je začetek nečesa res lepega. 🫶🏻✨

✨ Sot, në kuadër të projektit “Fuqia e barazisë: mbështetje gjithëpërfshirëse dhe fuqizimi i grave emigrante shqiptare n...
25/05/2026

✨ Sot, në kuadër të projektit “Fuqia e barazisë: mbështetje gjithëpërfshirëse dhe fuqizimi i grave emigrante shqiptare në Slloveni”, organizuam një punëtori motivuese me të ftuarën Amadeja Kopinšek. 🤍

Ajo ndau me ne historinë e saj personale për aksidentin që ia ndryshoi jetën brenda një momenti, si dhe rrugëtimin përmes dhimbjes, frikës, rehabilitimit dhe gjetjes së forcës brenda vetes.

Historia e saj preku thellë edhe gratë tona. Sepse secila prej tyre mban historinë e vet, historinë e shpërnguljes, përshtatjes, lënies pas të një jete dhe guximit për të filluar nga e para. Dhe çdo shpërngulje, në një mënyrë apo tjetër, është një fillim i ri i jetës. ✨

Takimi i sotëm na kujtoi se forcën më të madhe shpesh e gjejmë pikërisht në momentet kur mendojmë se nuk e kemi më. 🫶🏻

[Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta.]


✨ Danes smo v okviru projekta »Moč enakosti: celovita opora in opolnomočenje albanskih priseljenk v Sloveniji« izvedli motivacijsko delavnico z gostjo Amadejo Kopinšek. 🤍

Z nami je delila svojo osebno zgodbo o prometni nesreči, ki ji je v trenutku spremenila življenje, ter o poti skozi bolečino, strah, rehabilitacijo in ponovnem iskanju moči v sebi.

Njena zgodba se je močno dotaknila tudi naših žensk. Vsaka izmed njih namreč nosi svojo zgodbo, zgodbo selitve, prilagajanja, izgube starega življenja in poguma za nov začetek. In vsaka selitev je na svoj način tudi ponovno učenje življenja. ✨

Današnje srečanje nas je spomnilo, da moč pogosto najdemo ravno v trenutkih, ko mislimo, da je nimamo več. 🫶🏻

[Projekt sofinancira Ministrstvo za delo, družino, socialne zadeve in enake možnosti. ]

✨ PËR HERË TË PARË ORGANIZOJMË TAKIM PËR TË RINJ! ✨Në shoqatën tonë dëshirojmë të krijojmë një hapësirë ku të rinjtë mun...
22/05/2026

✨ PËR HERË TË PARË ORGANIZOJMË TAKIM PËR TË RINJ! ✨

Në shoqatën tonë dëshirojmë të krijojmë një hapësirë ku të rinjtë mund të flasin lirshëm, të ndajnë idetë e tyre, të njohin njerëz të rinj dhe mbi të gjitha të ndihen të dëgjuar. 🤝🏼

Nuk duam të organizojmë aktivitete “për të rinjtë” pa të rinjtë. Prandaj fillimisht duam t’ju dëgjojmë ju:

👉 Çfarë ju mungon?
👉 Çfarë aktivitetesh dëshironi?
👉 Çfarë doni të krijojmë bashkë?

Ky nuk do të jetë vetëm një takim i zakonshëm, por hapi i parë drejt lidhjes së të rinjve, ideve të reja dhe një komuniteti ku secili ka zërin e vet. 🫶🏻

Të gjithë të rinjtë nga 15 deri në 20 vjeç janë të mirëpritur. 💬✨

Mezi presim të fillojmë bashkë diçka të bukur. 🤍
…………………….…………………….…………………….…………………….

✨ PRVIČ ORGANIZIRAMO DRUŽENJE ZA MLADE! ✨

V našem društvu si želimo ustvariti prostor, kjer bodo mladi lahko sproščeno govorili, delili svoje ideje, spoznali nove ljudi in predvsem začutili, da so slišani. 🤝🏼

Ne želimo organizirati dogodkov “za mlade” brez mladih. Zato želimo najprej slišati vas:

👉 Kaj vam manjka?
👉 Kakšne aktivnosti si želite?
👉 Kaj bi radi skupaj ustvarjali?

To ne bo le navadno druženje, ampak prvi korak k povezovanju mladih, novih idej in skupnosti, kjer ima vsak svoj glas. 🫶🏻

Vabljeni vsi mladi med 15 in 20 let. 💬✨

Komaj čakamo, da skupaj začnemo nekaj lepega. 🤍

, , , , , User, .ahm, , , , , .bardiqi

Me iniciativë dhe në organizim të AKD LIRIA, dje në Velenje u mbajt një takim i rëndësishëm pune mes përfaqësuesve të sh...
16/05/2026

Me iniciativë dhe në organizim të AKD LIRIA, dje në Velenje u mbajt një takim i rëndësishëm pune mes përfaqësuesve të shoqatave dhe organizatave shqiptare nga pjesë të ndryshme të Sllovenisë. 🤝🏼

Në takim mori pjesë edhe Shkëlqesia e Tij Valdet Sadiku nga Ambasada e Kosovës në Slloveni, gjë që i dha takimit një rëndësi të veçantë.

Shoqatat pjesëmarrëse:
– Shoqata Migjeni (Lubjanë)
– Shoqata Bashkimi (Maribor)
– Shoqata Besa (Celje)
– Shoqata Ilirija (Koper)
– Shoqata e Shkrimtarëve Ymer Elshani (Lubjanë)
– si dhe AKD LIRIA si organizatore dhe nikoqire e takimit.

🔹Takimi u karakterizua nga një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi rëndësinë e bashkëpunimit, lidhjes mes shoqatave dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e komunitetit shqiptar në Slloveni. Shkëmbyem përvoja, ide dhe praktika të mira, si dhe hapëm hapësirë për bashkëpunime të reja në fushën e kulturës, punës me të rinjtë, ruajtjes së gjuhës dhe identitetit, si dhe mbështetjes në përfshirjen dhe integrimin e individëve dhe familjeve në shoqërinë sllovene.

🔹Temat për të cilat u diskutua ishin serioze, por të domosdoshme për t’u adresuar me përgjegjësi, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët.

🔹Besojmë se pikërisht bashkëpunimi, komunikimi i hapur dhe lidhja mes shoqatave përbëjnë një bazë të rëndësishme për punë cilësore në komunitet dhe për marrëdhënie të mira në shoqërinë më të gjerë. 🤍

Na pobudo in v organizaciji AKD LIRIA je včeraj v Velenju potekalo pomembno delovno srečanje predstavnikov albanskih društev in organizacij iz različnih delov Slovenije. 🤝🏼

Srečanja se je udeležil tudi njegova ekscelenca Valdet Sadiku iz Veleposlaništva Kosova v Sloveniji kar srečanju daje poseben pomen.

Prisotna društva:
– Društvo Migjeni (Ljubljana)
– Društvo Bashkimi (Maribor)
– Društvo Besa (Celje)
– Društvo Ilirija (Koper)
– Društvo pisateljev Ymer Elshani (Ljubljana)
– ter AKD LIRIA kot gostitelj srečanja.

🔹Srečanje je zaznamovala odprta in konstruktivna razprava o pomenu povezovanja, medsebojnega sodelovanja ter skupne vizije za prihodnost albanske skupnosti v Sloveniji. Izmenjali smo izkušnje, ideje in primere dobrih praks ter odprli prostor za nova sodelovanja na področju kulture, dela z mladimi, ohranjanja jezika in identitete ter podpore pri vključevanju in integraciji novo priseljenih posameznikov in družin v slovensko družbo.

🔹Teme, o katerih smo govorili, so resne, a pomembne in nujne za skupno naslavljanje z odgovornostjo, dialogom in sodelovanjem.

🔹Verjamemo, da prav sodelovanje, odprta komunikacija in povezovanje društev predstavljajo pomemben temelj za kakovostno delo v skupnosti ter dobre odnose v širši družbi. 🤍

Mbrëmë anëtaret e AKD LIRIA morën pjesë në shfaqjen “NO CARMEN” të regjisores Zana Hoxha në Slloveni. 🤍Jemi krenare që p...
15/05/2026

Mbrëmë anëtaret e AKD LIRIA morën pjesë në shfaqjen “NO CARMEN” të regjisores Zana Hoxha në Slloveni. 🤍

Jemi krenare që puna dhe arti i një regjisoreje shqiptare po prezantohen edhe në skenat teatrore të Sllovenisë dhe përmes artit po hapin tema të rëndësishme shoqërore.

Faleminderit për ftesën dhe për mbrëmjen e mrekullueshme. ✨

Včeraj so se članice AKD LIRIA udeležile predstave “NE CARMEN” režiserke Zana Hoxha v Sloveniji. 🤍

Ponosne smo, da delo in umetnost albanske režiserke odmevata tudi na slovenskih gledaliških odrih ter skozi umetnost odpirata pomembne družbene teme.

Hvala za povabilo in čudovit večer. ✨


ahm bardiqi

Address

Šaleška Cesta 21
Velenje
3320

Telephone

+38640426024

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AKD LIRIA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to AKD LIRIA:

Shortcuts

Share