18/03/2026
📌 Me rendësi në këtë natë të bekuar
~ Një këshillë e vërtetë për secilin agjërues të sinqertë ~
Dije – o agjërues i muajit të Ramazanit – këtë këshillë po ta drejtoj ty pasi që ke sakrifikuar shumë gjatë këtij muajit për Allahun – e Madhëruar –, je përmbajtur me orë të tëra nga ushqimi, pija dhe fjalët e këqija, e ke frenuar gjuhën tënde, je larguar nga përgojimi, ke falur namaz nate, ke lexuar fjalën e Allahut, ke dhënë lëmoshë dhe ke provuar të bëhesh njeri më i devotshëm në këto ditë sesa në ditët e tjera, prandaj nëse tani dëshiron të shpërblehesh për të gjitha këto vepra, lexoi këto rreshta të rëndësishme në vijim që po ti drejtoj ty, Allahu të dhëntë sukses:
Secili adhurim, qoftë agjërimi, haxhi, namazi, lëmosha, mirësjellja ndaj prindërve apo dhënia e zeqatit, nuk do të pranohet prej Allahut të Madhëruar përderisa nuk i ke plotësuar disa pika elementare që kanë të bëjnë me thelbin dhe bazën e fesë Islame, e ai është Teuhidi.
➡️ 1 – Nëse pyet agjëruesi: “A mund t’i sqarosh këto pika elementare shkurtimisht?”
Themi: Allahu – i Madhëruar – kërkon prej teje që ta mohosh çdo zot të rrejshëm që adhurohet, pasohet apo njerëzit i nënshtrohen krahas Allahut – të Plotëfuqishëm – dhe pas kësaj ta adhurosh vetëm Allahun – e Madhëruar – dhe askënd, asgjë tjetër pos apo krahas Tij.
Allahu – i Gjithëditur – ka thënë:
فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
《 Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë (Teuhidin, imanin). Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. 》 (El-Bekare, 256)
Pra, deshmia “La ilahe illaAllah” (që d.m.th. nuk ka dikush që meriton të adhurohet me të drejtë pos Allahut) përbëhet nga këto dy shtylla dhe fundamente: Mohimi dhe pohimi. Kur njeriu e shqipton shehadetin, pra, më ketë ai duhet ta mohoi çdo zot te rrejshëm i cili adhurohet krahas Allahut – të Madhëruar – dhe ta pohon së i vetmi qe meriton të adhurohet është Allahu – i Lartësuar.
➡️ 2 – Nëse pyet agjëruesi: “Kush janë ata zotra të rrejshëm (taghutët) që adhurohen sot nga njerëzit?!”
Themi: Zotra të rrejshëm (arab. tavaghit) janë: “Secili objekt apo krijesë që njerëzit ia drejtojnë një apo më shumë prej adhurimeve që i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar.”
Kryesisht taghuti (zoti i rrejshëm) ndahet në 3 lloje:
1. Taghut në vendim/gjykim (hukm), që do të thotë çdo sistem, legjislacion dhe kushtetutë e cila është e shpikur nga njerëzit dhe e ka bazen (burimin) nga idejat dhe mendjet e njerëzve.
2. Taghut në adhurim (ibadet), që do të thotë secili objekt apo person të cilit njerëzit i bëjnë sexhde, dua, tavaf, ruku, bëjnë kurban dhe kështu më radhë.
3. Taghut në nënshtrim/bindje (ta'ah), që do të thotë çdo sistem, legjislacion i shpikur të cilit njerëzit i nënshtrohen, binden apo e pranojnë si te saktë.
Të tjerët janë: shejtani (taghuti kryesorë sepse i fton njerëzit në devijim), fallxhorët (pasi qe pretendojnë së e njohin të fshehtën absolute), njerëzit të cilët kërkojnë që të adhurohen, gjykatësit që gjykojnë me ligje të shpikura njerëzore dhe sistemet e ndryshme të shpikura që janë në kundërshtim me Islamin (si Monarkia Parlamentare, Monarkia Kushtetuese, Kapitalizmi, Komunizmi, Laiçizmi, Demokracia, etj).
Vetëm Allahu – i Madhëruar – është Ai që e di të fshehtën Absolute, që është i Vetmi Krijues, Furnizues, Kontrollues i Gjithësisë, i Vetmi që ka të drejtë të bëj ligje dhe norma për robërit e Tij dhe i Vetmi që ka të drejtë të adhurohet.
➡️ 3 – Nëse pyet agjëruesi: “Po si është e mundur kjo, kur ne i bëjmë namaz dhe sexhde vetëm Allahut e nuk i falemi askujt tjetër pos Tij! Si adhurohen këta zotra të rrejshëm?”
Themi: Dije – Allahu ta shtoftë diturinë e saktë dhe të dhëntë sukses – adhurimi nuk është vetëm namazi apo haxhi por secila vepër dhe fjalë me të cilën Allahu – i Madhëruar – është i kënaqur, e do apo e ka urdhëruar atë, ajo konsiderohet si ibadet (adhurim). Secili musliman dhe muslimane duhet të dijnë se shirku i madh (adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut) është krimi dhe vepra më e shëmtuar që ekziton në sipërfaqën e tokës dhe Allahu – i Madhëruar – nuk e fal shirkun e madh nëse njeriu vdes pa u penduar nga veprimi i tij.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) ka thënë:
من لقي الله لا يشرك به شيئاً دخل الجنة، ومن لقيه يشرك به شيئاً دخل النار
“Secili që e takon Allahun pa i bërë atij shirk (pa shoqëruar me Të asgjë dhe askënd në adhurim) do të hyjë në xhennet ndërsa secili që e takon Allahun duke i bërë atij shirk do te hyj në zjarr…”
➡️ 4 – Nëse pyet agjëruesi: “Po kush janë ata që adhurojnë zotra të rrejshëm sot tek ne?! Me jep disa shembuj që ta kuptoj më mirë këtë?”
Themi: Duhet ta dish se adhurimet janë të shumta dhe nuk lejohet që tia drejtosh ndonjë adhurim dikujt tjetër pos Allahut – të Madhëruar.
Prej tyre janë: namazi (që përbëhet nga sexhdja, rukuja, lutjet), tavafi (rrotullimi rreth qabes), frika, dashuria, shpresa, pendimi nga mëkatet, të bërit kurban (të therrurit e kafshës), betimi, nënshtrimi i plotë, pasimi, të kërkuarit e gjykimit, të gjykuarit, agjërimi, e kështu me radhë.
Nëse personi vetëm njërën nga këto adhurime ia drejton dikujt tjetër pos Allahut – të Madhëruar – me këtë ai e ka anuluar besimin e tij dhe është bërë adhurues i zotit të rrejshëm (taghutit) edhe nëse ka agjëruar me dhjetra ramazana, falet me vite dhe ka bërë haxh.
Shembull, nëse një person falet, agjëron dhe e jep zeqatin porse pas kësaj ther kurban (kafshë) për një idhull apo xhin apo ndonjë pemë atëherë i tilli me këtë vepër e ka anuluar besimin e tij dhe secili musliman e ka detyrë të besojë, pa asnjë pikë dyshimi, se personi i tillë nuk është në fenë e të Dërguarve të Allahut.
Shembull tjetër, nëse një person falet, agjëron dhe e jep zeqatin porse ka frikë apo ka dashuri për një krijesë më shumë sesa për Allahun – e Madhëruar – atëherë i tilli me këtë e ka anuluar besimin e tij dhe secili musliman e ka detyrë të besojë, pa asnjë pikë dyshimi, se personi i tillë nuk është në fenë e të Dërguarve të Allahut.
Shembull tjetër, nëse një person falet, agjëron dhe e jep zeqatin porse në mosmarrëveshje kërkon të gjykohet nga ligjet laike dhe sekulare, apo pranon se një krijesë ka të drejtë të vendos ligje dhe norma atëherë i tilli me këtë e ka anuluar besimin e tij dhe secili musliman e ka detyrë të besojë, pa asnjë pikë dyshimi, se personi i tillë nuk është në fenë e të Dërguarve të Allahut.
Shembull tjetër, nëse një person falet, agjëron dhe e jep zeqatin porse e ndërton dashurinë dhe urrejtjen e tij në bazë të kombit apo racës apo prejardhjes e jo për hir dhe në emër të Allahut – të Madhëruar – atëherë i tilli me këtë e ka anuluar besimin e tij dhe secili musliman e ka detyrë të besojë, pa asnjë pikë dyshimi, se personi i tillë nuk është ne fenë e të Dërguarve të Allahut. E kështu me radhë me çdo adhurim.
➡️ 5 – Nëse pyet agjëruesi: “E kuptova këtë, dhe nuk do ti bëj më shirk Allahut por përse ti gjykojmë ne njerëzit?”
Themi: Secili musliman e ka për detyrë të di dhe të kuptoj dallimin mes të keqës dhe të mirës, mes humbjes dhe shpëtimit, mes muslimanit dhe jo muslimanit. Allahu – i Madhëruar – përmes të Dërguarve ka zbritur libra dhe ka kërkuar prej robërve të Tij që t’i implementojnë ato udhëzime në jetën e tyre. Dituria se kush është musliman në rrugën e drejtë dhe kush nuk është musliman është pjesë e besimit dhe askush nuk ka të drejtë ta mohoj këtë. Si musliman duhet të besosh pa asnjë dyshim se kushdo që krahas Allahut – të Madhëruar – adhuron d**e tjetër pos Tij nuk është vëllau i muslimanëve dhe nuk është në fenë e të Dërguarve.
Thotë Allahu i Lartësuar:
وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ
《 Dhe që të gjykosh mes tyre më atë që të ka zbritur Allahu… 》
Dhe:
قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ ﴿١﴾ لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ ﴿٢﴾ وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ﴿٣﴾ وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ ﴿٤﴾ وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ﴿٥﴾ لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ
1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni,
3. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj,
4. Dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni,
5. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
6. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).“
➡️ 6 – Nëse pyet agjëruesi: “Cilat janë pra format e shirkut dhe mosbesimit qe sot më së shumti janë përhapur që ta kuptojmë kush është musliman e kush jo?”
Themi: Ka shumë forma të shirkut dhe mosbesimit që praktikohen sot por kryesisht që veprohen nga njerëzit janë këto:
– Adhurimi i varrezave, duke kërkuar ndihmë apo duke iu bërë lutje atyre apo duke kërkuar nga ata ndërmjetësim.
– Besimi në fallxhor dhe mgjistar, duke besuar se ata e dinë të fshehtën absolute (i'lmu-l-ghajb) të ardhmen apo duke besuar se ata shërojnë.
– Pasimi apo pranimi i ligjeve të shpikura që janë në kundërshtim me udhëzimet të cilat janë në Kur’an dhe Sunnet.
– Gjykimi dhe implementimi i sistemeve laike dhe sekulare që kanë lejuar ndalesat (haramet) dhe kanë ndaluar lejesat (hallallet).
– Besimi se është e lejuar pjesëmarrja në parlamente ku vendosen ligje të shpikura nga një grup njerëzish dhe me këtë lidhet përkrahja dhe votimi i partive politike që i mashtrojnë njerëzit vetëm e vetëm per të arritur deri tek pushteti.
– Prej shirkut që sot njëashtu shumë është përhapur, është që njerëzit kanë dashuri dhe urrejtje në emër të kombit, prejardhjes dhe racës (racizmi dhe nacionalizmi).
– Te bërit shaka dhe tallje me fenë apo aspekte që janë të fesë, sikurse që bëjnë shumë njerëz injorantë duke përqesh veshjen e grave muslimane apo duke bërë shaka me ajetet dhe hadithet e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi të).
Ka edhe shumë të tjera, por këto janë mosbesimet kryesore që sot janë të përhapura dhe secili musliman duhet të kujdeset dhe të qëndroj larg këtyre, të paralajmërojë nga këto vepra më shumë sesa që paralajmëron kundër vjedhjes, vrasjeve të pafajshme, mashtrimit e kështu me radhë, për shkak se kufri (mosbesimi) dhe shirku (adhurimi i dikujt tjetër krahas Allahut) janë më të keqija dhe më serioze sesa mëkatet tjera.
➡️ 7 – Nëse pyet agjëruesi: “Unë e di se të gjitha këto janë shirk, dhe nuk i bëj, por shumica e njerëzve sot i bëjnë këto gjëra. A nuk do të hynë në xhennet këta nëse vdesin më shirk?!”
Themi: Fakti që shumica e njerëzve sot janë larg Islamit të vërtetë dhe i bëjnë këto vepra që i cekëm nuk e ndryshon faktin që e sqaruam se vetëm muslimani do të hyjë në xhennet ndërsa mushrikët dhe kafirat e kanë të ndaluar edhe pse janë shumicë.
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
أَنَّهُ لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ إِلَّا نَفْسٌ مُسْلِمَةٌ
“Në xhenneti nuk do të hyjë pos shpirtit musliman…”
Në shumë ajete e sqaron Allahu – i Madhëruar – që shumica e njerëzve do të jenë pabesimtarë, jo falënderues dhe mohues të shpalljes dhe fakteve. Kështu që mos u çudit edhe nëse sheh gjëra të tilla.
وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُم بِاللَّـهِ إِلَّا وَهُم مُّشْرِكُونَ
《 Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun, veçse duke i bashkuar Atij shokë e ortakë si të barabartë me Të - duke qenë mushrikun… 》 (Jusuf: 106)
وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ
《 Por shumica e njerëzve nuk besojnë… 》 (Ghafir: 60)
Këto ajete por dhe 13 ajete të tjera janë që e sqarojnë këtë çështje.
➡️ 8 – Nëse pyet agjëruesi: “Çfarë më këshillon lidhur me mënyrën sesi duhet të përmirësohemi?”
Themi: I këshillojmë të gjithë lexuesit e shkrimeve dhe postimeve që t’i japin rëndësi më të madhe mësimit dhe leximit rreth Teuhidi (njëshmërisë së Allahut që përbëhet nga mohimi i zotrave të rrejshëm dhe pohimi se i vetmi që i meriton adhurimet është Allahu – i Madhëruar).
Secili musliman dhe muslimane duhet ta kuptojë që Allahu i Lartësuar është i Vetmi Krijues, Rregullues, Furnizues, Ligjvënës, Gjykatës Absolut, Kontrollues i Gjithësisë, Vëzhgues mbi gjithçka, Allahu është Ai që i ringjall të vdekurit pas vdekjes, Ai në Dorën e të Cilit është gjithçka që ndodh në qiej dhe tokë – pa lejen e Tij nuk ndodh asgjë. I vetmi që meriton të adhurohet me të gjitha llojet adhurimeve të jashtme dhe të brendëshme është Allahu – i Madhëruar – i cili ka Emrat dhe Cilësitë më të bukura dhe më të përsosura, i pastër nga çdo mangësi, i Cili është Lartë në Qiell i ndarë nga krijesat e tij, i Gjithëditur, Gjithëshikues, Gjithëdëgjues, Gjykates mbi të gjithë, i Cili bën çka Ai do dhe kur Ai do, të Cili nuk i përngjan askush dhe asgjë.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
فَاطِرُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ جَعَلَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا وَمِنَ الْأَنْعَامِ أَزْوَاجًا ۖ يَذْرَؤُكُمْ فِيهِ ۚ لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
《 Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Ai që ka bërë nga lloji juaj çifte – edhe nga kafshët ka çifte – që ashtu t’iu shumojë. Askush nuk është sikur shëmbulli i Tij. Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha. 》 (Esh-Shura: 32)
Tani e kuptove o agjërues se çka do të thotë të qënurit musliman – monotesit, duhet të kesh dituri për Teuhid, të largohesh nga çdo vepër dhe fjalë e cila e anulon Teuhidin (i cili është besimi yt), dhe të kesh dashuri për pjesëtarët e Teuhidit, dhe nga ana tjetër të kesh distancim dhe urrejtje për pjesëtarët e shirkut – pasi që e kuptove se shirku dhe kufri janë krimet më të mëdha në sipërfaqën e tokës.
Nëse e urren një hajdut, mashtrues dhe vrasës atëherë më primare është ta urresh atë qe i bënë shirk dhe kufr Krijuesit të Gjithësisë (Allahut).
Shpresoj që nga kjo këshillë e shkurtër do të përfitoi secili agjërues i cili ndoshta më parë i ka pasur të paqarta disa nga pikat që i cekëm edhe pse kemi pasur edhe më shumë gjëra të tjera për t’i sqaruar.
رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ
《 O Zoti ynë bëna neve qe të jemi musliman – të nënshtruar vetëm ndaj Teje, dhe prej pasardhësve tanë nxirr një popull musliman (të nënshtruar ndaj Teje)… 》 (El-Bekare: 128)
Përgatiti: Abdullah Abu Sumejja - 2019/05/27 - 21 Ramadan 1440.
https://t.me/Thirrjaneteuhid
https://t.me/Ansaarusunnah