Buzëqesh më mu. Gjejrane Zeqiraj

Buzëqesh më mu. Gjejrane Zeqiraj Coaching më Gjejrane - tako vetën tënde të vërtetë. NLP Coach/Biologe/studjuese/epigjenetikë

26/09/2025

Ditë më momente t'bekume, shpirtëra t'bekum!🦋

Më parë mendoja se duhet të mbajë çdo gjë nën kontroll. Mendoja se duhej t'i dija të gjitha përgjigjet. Dhe kështu, jeta m'kalonte para syve, pa e parë dhe pa e kuptuar.

Kthesa më e madhe që mâ ka lehtësuar mendjen dhe zemrën, ishte kur mësova të mos kontrolloj asgjë.
Të mos jem eksperte për asgjë, por të krijoj hapësirë që, të mësuarit dhe gjithçka tjetêr, të ndodhë krejtësisht natyrshëm.

Të jem sa më e pranishme më veten.🫂
Me momentin.
Këtu. Tani. 🌀

Jeta është një qilim momentesh të vogëla,
të thurura më dashni, edhe nëse nuk janë të përsosura në përsosmërinë e tyre.
☕Është kafja e mëngjësit që zgjon shpirtin, si një moment i qetë ngushëllimi në zhurmën e botës.
☀️ Është lindja e diellit që pikturon qiellin më rreze premtimi për një ditë të re,
një fillim të ri,
një shans të re për të rishkruar
histornë tonë.

Dhe kjo është magjia.🧚

Kjo është rikthimi të vetja jote autentike.
Kjo shpalos veçantinë e shpirtit tënd.
Kjo shpalos të vërtetën tënde.
Ecjën tende të butë mbi tokë.
Të qeshuren magjepëse, pa filtra,
por që pëshpërit sekrete qartësie,
duke ftuar çdo zemër të tretet në butësi.
Zemra tënde të hapur, si qielli në blunë e tij të pafundme.

Prandaj,

Gëzõni momentin.
Ditën.
Fund'javën.

Dhe,
Mos harroni:

Ne nuk JENI kurrë vetun.

Ne JENI fryma e tokës.
Himni i lumenjeve.
Kujtesa i qiellit.
Flaka e agimit

Ne JENI pulsi i krijuesit,
i thurur kujdeshëm me fije zemrash,
JEMI kënga që nuk do mbarojë kurrë.🎼

Dhe, mos lejoni askënd t'ju thotë t’kundertën!

ju dua!♥️

Ditë diellore, shpirtëra diellor!☀️Për shumë njerëz, mantra e jetës është "Mos ndalo vrapin". Qëndro produktiv. Preformo...
24/09/2025

Ditë diellore, shpirtëra diellor!☀️

Për shumë njerëz, mantra e jetës është "Mos ndalo vrapin". Qëndro produktiv. Preformo përfekt.🤔
Mos u ndal kurrë mjaftueshëm gjatë, për t'u ndjer.

Në publik, kjo bëhet një mburojë për emocionet e pa'shëruara. Bëhet një mënyrë për ta bindur veten dhe tjerët se je produktiv, je e/i palodhur dhe e/i suksesshëm.

Mirëpo, thellë brenda teje, sistemi yt' nervor, po vlonë nga mbingarkesa.

Sepse,

💗Nuk ka hapësirë për pushim.
💗Nuk ka kohë për reflektim të thellë,
dhe as hapësirë për ndjeshmëri.

E gjithë kjo, duket si produktivitet, por në realitet është një shmang'je dhe një frikë e maskuar për të mos u dukur e/i dobët dhe jo e/i suksesshëm.

Kështu që, jo gjithmonë guxim është vetëm vrapimi i pandalshëm,
por, guxim i vërtetë është,
TA NDALOSH VRAPIN!😇

🫁Të marresh frymë thellë.
🫀Të ndjesh.
😍Të përballesh me atë nga e cila ke ikur për kohë të gjatë.

Të qash.
Të qeshësh.

Të qash, pa e pyetur veten pse po qanë...
por thjesht
t'i lësh lotët të rrjedhin.

Kur qesh, mos u mundo të gjësh arsyen pse...
por thjesht,
lëshõ të qeshuren le' t'jehon sa mâ largë.

Sepse,
Të gjitha këto JANË të gjalla dhe po jetojnë në ty.
Dhe se, brenda tyre ekzison një energji e fuqishme që don të lëvizë përmes teje.

Prandaj,

💧Lëri këto energji dhe fuqinë e tyre të rrjedhë përmës teje, pa e diturë krejtësisht historinë e tyre.

🌼Pa lēnë faje.
🌼Pa gjykime.
🌼Pa rezistenë.

Gjithashtu,

💧Lëjo edhe fajin, edhe gjykimin, edhe rezistencën të lëvizë lirëshëm përmës teje, nëse po e ndjen se ato janë ende të gjalla dhe po jetojnë në ty.

Prano veten si jetë...si hapësirë e pakushtëzuar për gjithçka që ndodhët brenda teje.

🌿Merr frymë dashni,
dhe nxirr dhimbjen më frymë'nxerrje.🌬

🌿Merrë frymë jetë,
dhe me frymënxerrje, nxirr gjithçka që nuk të shërben më.🌬

Dhe,

G'ZÕNE DITËN N'MAKSIMUM!🧚‍♂️🧚

ju dua!♥️

Në një botë, në të cilën po jetojmë, ku sipërfaqësorja është bërë mënyrë e të jetuarit - është shumë e rëndësishme të ke...
04/09/2025

Në një botë, në të cilën po jetojmë, ku sipërfaqësorja është bërë mënyrë e të jetuarit - është shumë e rëndësishme të kemi një hapsirë pushimi. Një kënd reflektimi të thellë, mbi veten tonë. Mbi jetën tonë.

🌼♾🌼

Një kënd ku jehona e botës zbehet. Ku mendja qetësohet. Zemra hapet dhe ti e do kaq shumë veten, sa që zemra fillon të këndoj këngën e saj, me melodinë më magjike të shpirtit.🎼
Ku ti fillon dhe e kupton se, jeta nuk është një vijë e drejtë. As nuk bën leqe - ajo rrjedh.💧 Ndonjëherë butësisht. Ndonjëherë me forcën e një përmbytjeje. Dhe, nëpër ketë rrjedhë, ne kalojmë momente që shkëlqejnë nga qartësia, por edhe momente që janë të tretura në mjegull. Takojmë njerëz, vende, pjesë të vetes, ndoshta vetëm për t'i përjetuar dhe humbur përsëri...
Harrojmë emra, premtime, madje edhe ândrra.
Dhe, në një moment tjetër, papritur, përsëri i kujtojmë; Nga një këngë, një aromë, apo në heshtjen e një pauze të butë.☘
Kujtohemi se, harresa apo humbja, nuk janë fundi - por një mundësi e re për të jetuar më thellë.
Për të thenë atë që nuk është thenë më parë.
Për të dashurë më fortë.
Për të falur.
Për t'u falur.
Kujtohemi se,
Jeta nuk është një libër i mbyllur - Ajo është një dorëshkrim në proces.
Kuptojmë se,
edhe zbuluimi edhe harresa, do vazhdojnë pa' na penguar për të ecur përpara...
Duke dashur më fortë.
Veten.
Njëri-tjetrin.
Botën.
Pa gjykime.
Pa kompenzime.
Pa kushte.

Të dashurit e mi💕

Kur hasni në padrejtësi, dhimbje, apo, kur bota ndihet e hijezuar...🌫

Lejoni vetes një pauzë të butë. Sepse, në pauzën tonë të butë, vëmë re dritën e zemrës sonë.🔥 Dhe, nga aty shofim se: Askush nuk është më i madh apo më i vogël së tjetri - por thjesht, të gjithë po vallëzojmë përmës oktavave të ndryshme të së njëjtës këngë hyjnore. Dhe, secili ka misionin e tij të veçant në ketë planet. 🌍

Do kuptoni se,
Urtësia shpirtërore, nuk ka të bëjë më atë se kush ka të "drejtë" dhe kush e ka "gabim". Ajo ka tē bējë më të qenurit i rrënjosur thellë në zemër.♥️ Dhe se, diversiteti nuk është një e metë e krijimit - por një nënshkrim hyjnor.
Zoti nuk bëri gjithçka njësoi për një arsye:
Për pranim,
bashkëpunim,
bashkëkrijim,
në ketë aventur magjike,
të vazhdueshme,
që nuk mbaron kurrë...

Ju dua!♥️

23/07/2025

Te dashurit e mi 💕

Mos lejoni askënd të zbutë natyrën tuaj të egër.💃

Bota është lodhur nga përfeksionizmat.
Ajo ka nevoj për NE krejt ashtu siç JEMI dhe jo' për përsosmerinë tona. Maskat tona.

💫Unë si fëmijë (ne fakt edhe tani, siç e keni vërejt edhe ju) ecja ime në mbretëritë e natyrës, është një shesh i pafund lojërash, ku koha pushon së ekzistuari, mendja qetësohet, zemra hapet dhe shpirti zgjohet.🧬🌱

🤷‍♀️Ndoshta nuk kemi nevoj për një platform të mediave sociale...
🤷‍♀️Ndoshta thjesht duhet t'ja kujtojmë vetes se si është të mblidhemi rreth një zjarri, këmbëzbathur në barë, duke ndarë historit tona...
🤷‍♀️Ndoshta lidhja më e mirë më esencën tonë, më Zotin, Burimin, është të notish natën nëpër hënë...
🤷‍♀️Apo ndoshta vetēm të ulemi në ballkonin tonë, me njerëzit e tonë të zemrës dhe të lundrojmë në të qeshurat e përbashkëta.💃

Si do që të jetë,

Unë mendoj se, NE nuk JEMI krijuar vetëm për tē vrapuar...
Ne JEMI krijuar për të jetuar, për të marr frymë, për të qeshur dhe për të qenë bashkē.

Uroj një natë brilante kudo që JENI.

dhe,...se ju JENI dritë Perëndie as mos e diskutoni.💫

ju dua!♥️

☀️Kur mendon se një pushim vere atje diku largë…mund të jetë më magjik. Por, kur ktheshesh dhe vetëm disa hapa largë sht...
18/07/2025

☀️

Kur mendon se një pushim vere atje diku largë…mund të jetë më magjik. Por, kur ktheshesh dhe vetëm disa hapa largë shtëpisë tënde, përjton magjinë e madhe...

Muza magjepese e diellit të mbramjës të unë sonte pas një mjegulle të butë verore…ka ndal gjithë kohën. Ora 22:00

Të dashurit e mi💕

Kur jetojmë në harmoni me thirrjen e shpirtit tonë, kur ecim në madhështi dhe harmoni me natyrën, as sëmundjet dhe asgjë shqëtesuese nuk mund të zënë rrënjë. Ato nuk ekzistojnë në atë frekuencë.

☘Ilaçi i vërtetë nuk është në pilula te kushtushme, as në terapi që po ashtu kushtojnë - ilaçi i vërtetë është në rilidhjen tonë me natyrën, me tokën, me tërësinë tonë. Kjo është lidhja me origjinalitetin tonë.

🤎☀️💚

Të ulesh i/e qetë në këtë moment, duke thithë ajërin e pastër, duke e ndjerë muzen magjepse të diellit skandinav dhe duke dëgjuar zhurmën e butë të jetës përreth…do të thotë të RIKUJTOSH diçka thelbësore. Nuk ka të bëjë me atë se sa shumë gjëra ke bër, apo sa shumë gjëra po bën, por thjesht me të qenit në PRANI. Pa orare, pa zhurmë, pa nxitim. Vetëm KËTU dhe TANI! Kjo të ofron ndjesin e të qenit plotësisht në harmoni me veten, me tokën, Universin. Me Zotin. Këto momente paqeje, kur zemra ndihet e lehtë dhe shpirti merr frymë lirisht, JANË dhurata që shumë shpesh i anashkalojmë.

Prandaj,

Dilni. Përjetoni. Shijone diellin. Detin. Ajërin. Tokën. Lidhuni me tokën. Toka është mbështetësi ynë. Është burim qetësie.
Merrni frymë dhe ndjeni stabilitetin e saj. Ndjeni ngrohtësinë e diellit. Freskin e detit dhe butësinë e ajërit.

♡Dëgjoni shpirtin. Bëni pyetje shpirtit tuaj në heshtje dhe lërini përgjigjet të vijnë përmes intuitës suaj. Pa i nxituar ato.

♡Zgjidhni dashninë - përsëri dhe përsëri. Zgjithni të duani dhimbjen, njëjtë si gëzimin.
Sepse, gjithçka që keni përjetuar dhe po përjetoni tani…ju çon drejt diçkaje më të madhe.

♡Bëje brëndesinë tënde një hapsirë të shenjtë. Një dritë mirësie ku gjithçka falet, gjithçka pranohet ashtu siç është - një ngrohtësi e qetë heshtje, ku gjithçka mirëpritet, flitet hapur, dëgjohet - lëshohet.

♡Një hapsirë miqësor dhe e zemres. Ku zemra është e hapur për çdo pjesë të vetes tënde Veçanërisht pjesët e hijezuara, të lënduara dhe me dhimbje, duke ditur se të gjitha kan pasuruar jetën tënde.

♡Një hapsirë ku cdo gjë lulëzon me bollëk.

♡Një dritë mirësie që rrit të gjitha gjërat më ushqimin…jo të përsmërisë por të së vërtetës.

ju dua!❤

06/07/2025

Videon e plotë e gjeni në faqen time të instagramit.
🥰

Ishte vërtetë një Live më energji diellore.🔥

Meditimi për riprogramimin e gjeneve, ishte diellor, ashtu siç edhe ju JENI!

😇🧬😇

Ju JENI diellor!
Dhe, mos lejoni askënd t'ju thotë të kunderten.

☀️🧬☀️

Të dashurit e mi 💕

Nuk janë gjenet tona shkaktari i sëmundjeve. Shkaktari i sëmundjeve është mjedisi në të cilin jetojmë. Është energjia të cielën e konsumojmë.

💫🧬💫

Gjenet tona nuk janë krijuese dhe as përgjegjëse për sëmenudjet. Ato janë intelegjecë e gjallë. Janë vetedije hyjnore.
Qelizat tona i përpunojnë vazhdimisht pervojat tona dhe i metabolizojnë ato pikë-për-pikë në përputhshmëri më këndveshtrimet tona.

🌱
Ju dua!♥️

Jam e lumtur pa fund ❤që t'pata sonte në Live. Faleminderit për bashkëbisedimin e mrekullueshem që bëm mbi shkëncat e na...
23/06/2025

Jam e lumtur pa fund ❤që t'pata sonte në Live. Faleminderit për bashkëbisedimin e mrekullueshem që bëm mbi shkëncat e natyrës dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin personal.
Shumë prej njohurive që po sjellin shkencat e e natyrës...do na hapin një derë drejt dashurisë. Drejt intelegjencës së zemrës. Intelegjencës së qelizave tona. Drejt potencialit tonë të plotë. Dhe drejt kujtesës së kush ne JEMI.

💫🧬💫

Shumë njerëz ende besojnë se ne jemi vetëm ky trup fizik që ne e përceptojmë përmës shqisave tona. Mirëpo, kur mbyllim sytë dhe fillojmë të lundrojmë në brendësinē tonë - kuptojmë së ne JEMI më shumë.

❤♾

Imagjinoni një botë ku energjia nuk do jetë më faktor kufizues. Dhe, fizika kuantike do hap derën për një të ardhme të re dhe më mundësi bollëku për të gjithë. Një e ardhme që do e çojë qytetërimin drejt një epoke krejtësisht të re dhe më mundësi të pafundme.

🌍

Imagjinoni një botë ku njerëzit nuk do të jenë më viktimë e gjeneve. Dhe, epigjenetika do na hap derën drejt një të ardhme më të shëndetshme - ku njerëzit nuk do fajsojnë më trupin dhe as gjenet e tyre për sëmundjet - por do kuptojnë së trupi i tyre k'a aftësinë e lindur për vetëshërim.

☘🧬☘

Faleminderit për secilin nga ju që ish*t prenzent ne Live dhe s'baku i kemi dhënë një energji drite këtij Live.

ju dua!♥️

Adresse

Stavanger

Telefon

004791764537

Nettsted

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Buzëqesh më mu. Gjejrane Zeqiraj legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Skolen

Send en melding til Buzëqesh më mu. Gjejrane Zeqiraj:

Snarveier

Del