Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo

Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo

Del

Shkolla Shqipe, është asociacion vullnetar i arsimtarëve shqiptarë në Norvegji, Qëllimi i hapjes së shkollës u bë i njohur për banorët shqiptarë këtu në Oslo.

Dita e themelimit të Shkollës Shqipe në Oslo, 14 janar 1995

Iniciativa për hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe u muar në kuvendin e formimit të LASH’it, me emrin Shkolla Shqipe e mësimit plotësues "Naim Frasheri" me seli në Oslo. Nismëtarët e këtij organizimi ishin: Tahir Haziri, Rexhep Kurtishi, Teuta Zeka, Lulejta Kermeni-Halitaj, Ramush Zharku, Bajram Gega dhe Bujar Zhuri. Në këtë vazhdimës

15/04/2026

Një pjesë e madhe e avantazhit akademik të një fëmije shpesh vjen nga zakonet në shtëpi, mbështetja dhe mjedisi, jo vetëm nga emri i shkollës. Fëmijët përfitojnë kur shtëpia përfshin rutina, lexim, biseda, gjumë, siguri emocionale dhe të rritur që qëndrojnë të angazhuar. Këto modele të përditshme forcojnë gjuhën, përqendrimin, besimin dhe vetërregullimin përpara se të fillojë çdo mësim në klasë. Shkolla ka rëndësi, por nuk funksionon vetëm.

Hulumtimet tregojnë vazhdimisht se përfshirja e prindërve dhe mjediset e të nxënit në shtëpi parashikojnë fuqimisht rezultatet akademike. Një shkollë e shkëlqyer mund të ndihmojë, por mbështetja e qëndrueshme në shtëpi shpesh vendos se sa mirë një fëmijë i përdor këto mundësi.

Mos e nënvlerësoni ndikimin tuaj. Leximi së bashku, kufizimi i kaosit, inkurajimi i përpjekjeve dhe qëndrimi i përfshirë mund të krijojnë avantazhe që asnjë tarifë shkollimi nuk mund t'i zëvendësojë plotësisht.

27/03/2026

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore.

Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Photos from Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo's post 07/03/2026

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, në këtë datë të shënuar të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, u zhvillua një takim i veçantë me mësimdhënësit e shkollave shqipe në Norvegji, i organizuar nga Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, znj. Nita Luci.

Në këtë takim morën pjesë një numër i madh mësimdhënësish nga Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Oslo, si dhe mësimdhënës nga Drammeni, Ski dhe komuna të tjera të Norvegjisë. Ky takim ishte një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj në diasporë.

Me këtë rast, ambasadorja kishte përgatitur nga një mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e pranishëm, por edhe për ata që nuk kishin mundur të jenë prezent, si dhe nga një dhuratë simbolike kujtimi me simbolet e Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës, në shenjë falënderimi për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar në arsimimin e brezave të rinj.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda të frytshme rreth të ardhmes së mësimdhënies në diasporë, rëndësisë së aktivizimit të të rinjve në ruajtjen e vlerave kulturore dhe arsimore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me ndërmarrësit, shoqatat dhe rrjetet shqiptare në Norvegji. Po ashtu u diskutua për mundësitë e pjesëmarrjes së nxënësve në kampe verore dhe ekskursione në vendlindje, si dhe për organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit dhe pjesëmarrjen në samitet e diasporës që organizohen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Një moment i veçantë i këtij takimi ishte edhe fjala e mësuesve pensionistë dhe themeluesve të shkollës shqipe që nga viti 1994, Rexhep Kurtishi dhe Ramush Zharku. Ata kujtuan me emocion kohërat e vështira të fillimeve të mësimit në gjuhën shqipe në diasporë dhe angazhimin e madh të mësuesve dhe veprimtarëve që shkolla shqipe të mbijetojë dhe të zhvillohet ndër vite. Në këtë rast u përmendën me respekt edhe shumë mësimdhënës e kontribuues të kësaj veprimtarie, ndër ta i ndjeri Gani Banjska, si dhe Tahir Haziri, Bajram Gega, Shaip Istogu, Nexhmije Mazrekaj, Vjolla Hoxha, Inri Trena, Fikrije Bylykbashi, Sabit Asipi, Mustafë Ibrahimaj, Enkela Rokaj, Marlienda Manaj, Xhunejt Saiti dhe Ragbete Cecelia.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe mësimdhënës nga shkolla shqipe në Drammen, të cilët tashmë për katër vite me radhë po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe gjallërimin e kësaj shkolle, ndër ta Arben Ramadani, Vjollca Zeqiri Aslani dhe Nazmi Thaqi. Shkollen Shqipe në Ski e prezantoi mësuesi Imri Trena pasi qe per shum vite kontribon ne mësimdhenje edhe atje!

Takimi u shoqërua edhe me një tryezë simbolike me produkte dhe shije tradicionale shqiptare. Një vend të veçantë zunë ëmbëlsirat e përgatitura nga mysafirja që kishim në Oslo, znj. Adelina Jashari Bikliq, njëherësh shefe pastiçerie në Prishtinë, të cilat i dhanë këtij takimi një atmosferë të veçantë dhe shije të vendlindjes, duke njoftuar me artin e veçante te lampave elektrike te krijuara nga Lekat, dhe dizajnuar dhe punuar nga znj. Fitore Syla nga kompania Muza, Prishtinë. Edhe Fitorja ishte mysafire ditë me pare ne organizimin e Pavaresise se Kosovës, event i realizuar nga Ambasaada e RKS në Norvegji.

Në fund, mësimdhënësit shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë për mikpritjen dhe përkushtimin e Ambasadores znj. Nita Luci dhe stafit të saj, në veçanti znj. Nerxhivane Pajaziti Rama dhe znj. Besare Batalli Hadri për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm në nder të Ditës së Mësuesit dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit shqip në diasporë.

Metush Bajrami, Oslo

Photos from Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji's post 07/03/2026
18/02/2026

🌙 Urim për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues të Shkollës Shqipe,

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjellim urimet më të përzemërta për agjërim të lehtë, paqe në zemër dhe begati në familjet tuaja.
Ky muaj i bekuar na kujton vlerat e durimit, mirësisë, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, vlera që përpiqemi t’i kultivojmë çdo ditë edhe në shkollën tonë.

Urojmë që kjo periudhë e veçantë të sjellë më shumë afërsi, mirëkuptim dhe harmoni mes nesh, duke forcuar lidhjet me gjuhën, kulturën dhe traditat tona.

Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Me respekt,
Stafi i Shkollës Shqipe

31/12/2025

Me rastin e fillimit të Vitit të Ri, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë më të përzemërt për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e pandërprerë nga QIKSHN-ja.

Një mirënjohje e veçantë u shkon të gjithë prindërve që sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë, si dhe mësimdhënësve tanë të përkushtuar, pa të cilët nuk do të ishte e mundur të ekzistonim dhe të punonim në të mirë të kombit dhe të gjuhës sonë.

Të bashkuar, për një arsim dhe kulturë më të mirë shqiptare 🇦🇱

Gëzuar Vitin e Ri 2026 duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe suksesiv 📚💫

Photos from Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo's post 23/12/2025

Tradita vazhdon: prindër, mësues dhe nxënës së bashku në kinema.

Këtë herë më pak nxënës, por gjithsesi u bëmë mbi 90 pjesëmarrës. Filmi tashmë ka filluar dhe po shijohet në maksimum me pije, popcorn dhe çokollatën e preferuar, një quick lunch i vërtetë 😊.

Faleminderit QIKSHN-së që po kujdeset edhe për organizimin e aktiviteteve jashtë bankave shkollore duke qenë edhe fizikisht me ne!

Photos from Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo's post 01/12/2025

Le t’u lëmë fotografive vetë të flasin për organizimin që patëm dje në shkollën tonë.
Edhe një herë, gëzuar festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit!

Faleminderit fëmijëve dhe nxënësve tanë që hijeshuan skenën me paraqitjet e tyre artistike, të veshur me ngjyrat kuq e zi dhe kostumet tona tradicionale nga krahinat e ndryshme shqiptare.

Kontributi juaj e bëri këtë ditë edhe më të veçantë.

Pjesëmarrja masive, edhe pse e kufizuar për prindër dhe mysafirë të caktuar, tregon qartë se ne kemi nevojë për hapësira më të mëdha, ku aktivitete të tilla të marrin karakter qendror dhe të përfshijnë sa më shumë nga komuniteti shqiptar.

Urime të gjithëve dhe faleminderit për atmosferën e mrekullueshme që krijuat 🇦🇱

Metush Bajrami
koordinator

Photos from Radio Rilindja's post 01/12/2025
Vil du plassere din skole på toppen av Skole-listen i Oslo?

Klikk her for å få din Sponsede Oppføring.

Sted

Adresse


Oslo
0652