10/06/2026
Me përfundimin e vitit shkollor 2025-2026, kthejmë vëmendjen pas për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë të përbashkët, të mbushur me sfida, përkushtim, punë dhe suksese.
Pavarësisht sfidave që shoqërojnë procesin edukativo-arsimor, falë angazhimit të stafit pedagogjik dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve, arritëm të realizojmë me sukses objektivat e përcaktuara.
Suksesi i çdo nxënësi është krenaria jonë më e madhe. Çdo notë e fituar me mund, çdo garë e përfunduar me sukses dhe çdo buzëqeshje në fund të vitit janë dëshmi e punës së përbashkët dhe e përkushtimit të të gjithëve.
Në emër të Shkollës Fillore Komunale Hasan Tahsini, falënderoj të gjithë mësimdhënësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, prindërit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe nxënësit për mundin, disiplinën dhe sukseset e arritura gjatë këtij viti.
Të gjithë nxënësve ju uroj pushime të mbara, të qeta dhe të mbushura me gëzim, ndërsa vitin e ardhshëm ta fillojmë me më shumë energji, motivim dhe suksese.
Me respekt,
Xhemil Sejfuli
Drejtor i SHFK “Hasan Tahsini” – Rogle.