Shkolla Fillore "Sali Lisi"

Shkolla Fillore "Sali Lisi" Shkolla Fillore "Sali Lisi" fshati Dobërdoll dhe Toplicë. Faqja Zyrtare

Me shumë kënaqësi njoftojmë se, falë sponsorëve Baki Dauti dhe Elsadat Maksuti, po fillon realizimi i projektit për rino...
11/08/2026

Me shumë kënaqësi njoftojmë se, falë sponsorëve Baki Dauti dhe Elsadat Maksuti, po fillon realizimi i projektit për rinovimin e hapësirës përpara hyrjes së shkollës dhe shtrimin e saj me pllaka.

Në kuadër të këtij projekti do të shtrohen me pllaka:

🔹 Hapësira përpara hyrjes së shkollës
🔹 Shkallët
🔹 Platot
🔹 Tribinat
🔹 Hapësirat përreth hyrjes së shkollës

Ky projekt do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të bukur, më të pastër, më funksional dhe më të sigurt për nxënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për sponsorët Baki Dauti dhe Elsadat Maksuti, për kontributin e tyre të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shkollës.

Gjithashtu, falënderojmë drejtorin e shkollës, Denis Haliti, për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë.

Një tjetër investim për shkollën dhe nxënësit tanë!Me kënaqësi ju njoftojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm...
11/08/2026

Një tjetër investim për shkollën dhe nxënësit tanë!

Me kënaqësi ju njoftojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në kuadër të përmirësimit të kushteve dhe hapësirave rreth shkollës.

📐 Sipërfaqja: 150 m²
📍 Lokacioni: Terreni rreth stadiumit dhe parkut të vogël
💰 Vlera totale e projektit: 1,700 €
🏗️ Begatonat: Sigurohen nga Komuna
🤝 Sponzor: SHHD – Shoqata Humanitare Dobërdoll

Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe një ambienti më të rregulluar e më të sigurt për nxënësit e shkollës.

🙏 Falënderojmë përzemërsisht SHHD – Shoqatën Humanitare Dobërdoll për mbështetjen dhe kontributin e tyre, si dhe Komunën për sigurimin e begatonave.

Investimi në shkollë është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë!

Vazhdojnë investimet për përmirësimin e hapësirave të shkollësMe kënaqësi njoftojmë se ka filluar ndërtimi i murit mbroj...
10/08/2026

Vazhdojnë investimet për përmirësimin e hapësirave të shkollës

Me kënaqësi njoftojmë se ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës, i cili do të ndajë parkingun nga parku i vogël i shkollës, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe rregullimin e mëtejshëm të ambientit shkollor.

🙏 Një falënderim i veçantë për donatorin Nuri Hasipi, i cili me kontributin e tij po mundëson realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Vlera totale e projektit është 750 franga zvicerane.

Mirënjohje për çdo nismë dhe kontribut që e bën shkollën tonë një vend më të sigurt, më të bukur dhe më të përshtatshëm për nxënësit tanë.

Bashkë për një shkollë më të mirë!

VAZHDOJNË PUNIMET NË SH.F. “SALI LISI” – DOBËRDOLLMe përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm, kanë filluar punimet për rr...
06/08/2026

VAZHDOJNË PUNIMET NË SH.F. “SALI LISI” – DOBËRDOLL

Me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të vogël në oborrin e shkollës sonë. Ky projekt është një tjetër hap drejt krijimit të një ambienti më të bukur, më të gjelbër dhe më funksional për nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.

Nën udhëheqjen e drejtorit Denis Haliti, shkolla po vazhdon realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët tanë.

🤝 Çdo kontribut është i mirëpritur! Ftojmë të gjithë prindërit, ish-nxënësit, bizneset dhe njerëzit vullnetmirë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti. Me ndihmën dhe solidaritetin tuaj, së bashku mund ta shndërrojmë këtë hapësirë në një park të bukur dhe të dobishëm për të gjithë.

🙏 Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe ata që do të na mbështesin në vazhdim. Së bashku po ndërtojmë një shkollë më të bukur dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

📢 Njoftim për përmbylljen e projektitMe krenari dhe mirënjohje ju njoftojmë se është përmbyllur me sukses projekti për r...
05/08/2026

📢 Njoftim për përmbylljen e projektit

Me krenari dhe mirënjohje ju njoftojmë se është përmbyllur me sukses projekti për rritjen e murit mbrojtës dhe zgjerimin e parkingut të vogël në Shkollën Fillore “Sali Lisi”.

Ky projekt u realizua falë mbështetjes së donatorëve tanë, të cilët me bujarinë dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë dashurinë për shkollën dhe nxënësit.

🙏 Falënderojmë nga zemra të gjithë donatorët:

• Bekim Nebiu – 100 €
• Sali Nebiu – 100 €
• Armin Nebiu – 100 €
• Imran Nebiu – 100 €
• Armend Shabani – 200 €
• Ylber Halili – 250 CHF
• Safet Imeri – 300 €
• Elgadaf Haliti – 300 €
• Shemsudin Elezi – 50 €
• Gzim Rexhepi – 50 €
• Zeni Islami – 50 €
• Merxhan Amiti – 100 CHF
• Donator anonim – 100 €
• Venhar Ismali – 1.000 €, i cili me kontributin e tij e përmbylli me sukses këtë aksion.

Mirënjohje të veçantë për drejtorin Denis Haliti, Këshillin e Prindërve dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e këtij projekti.

Së bashku dëshmuam se me unitet, vullnet dhe solidaritet mund të realizojmë projekte të rëndësishme në shërbim të shkollës sonë.

Faleminderit secilit prej jush për besimin, mbështetjen dhe kontributin tuaj! Zoti ju shpërbleftë me të gjitha të mirat! 🤲🏫

31/07/2026

Me zemër plot mirënjohje, falënderojmë një donator anonim, i cili ka kontribuar me 300 euro për mbështetjen e projektit tonë.

Ky donacion do të shfrytëzohet për mbjelljen e drunjve në ambientet e shkollës dhe për instalimin e kamerave të sigurisë, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të gjelbër, më të bukur dhe më të sigurt për nxënësit dhe stafin.

Edhe pse ka zgjedhur të mbetet anonim, gjesti i tij flet më shumë se fjalët. Mirësia dhe bujaria e njerëzve të tillë janë një frymëzim për të gjithë ne.

Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat dhe e bekoftë atë dhe familjen e tij! 🤲

Me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, po vazhdojmë investimet për përmirësimin e infrastrukturës së shkollës ...
27/07/2026

Me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, po vazhdojmë investimet për përmirësimin e infrastrukturës së shkollës sonë.

🚧 Projekti i radhës është rritja e murit mbrojtës dhe zgjerimi i parkingut të vogël, me një vlerë totale prej 2.800 €.

Falënderojmë nga zemra donatorët e parë që iu përgjigjën menjëherë këtij aksioni:

* Bekim Nebiu – 100 €
* Sali Nebiu – 100 €
* Armin Nebiu – 100 €
* Imran Nebiu – 100 €
* Armend Shababi – 200 €
* Ylber Halili – 250 CHF
* Safet Imeri - 300 €
* Elgadaf Haliti 300 €
* Shemsudin Elezi 50 €
* Gzim Rexhepi 50 €
* Zeni Islami 50 €
* Merxhan Amiti 100 chf
* Anonim 100 €

🙏 Mirënjohje të sinqertë për bujarinë dhe gatishmërinë tuaj për të kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë.

Ftojmë edhe të gjithë ata që kanë mundësi të bëhen pjesë e këtij projekti. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, është një hap drejt realizimit të këtij investimi në dobi të shkollës dhe komunitetit tonë.

Së bashku ndërtojmë një shkollë më të sigurt, më funksionale dhe më të bukur për fëmijët tanë. 🤝🏫

📞 Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti, për kontakt dhe grumbullimin e mjeteve financiare mund të kontaktoni:

Xhabir Xheladini
📱 +389 71 555 268

Çdo kontribut është i mirëpritur dhe na afron më shumë drejt realizimit të këtij projekti në dobi të shkollës dhe nxënësve tanë. Faleminderit për mbështetjen! 🙏🏫

Me kënaqësi ju njoftojmë se shkolla jonë ka pranuar donacionin e sistemit të kamerave të sigurisë, të cilat së shpejti d...
27/07/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se shkolla jonë ka pranuar donacionin e sistemit të kamerave të sigurisë, të cilat së shpejti do të instalohen për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve, stafit dhe objektit shkollor.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për Haxhi Nexhbedin Qatipi (Taxhi), i cili me bujarinë e tij mundësoi këtë donacion me shumë vlerë për shkollën tonë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Sedali Xheladinin për kontributin dhe mbështetjen e tij, si dhe për drejtorin e shkollës, Denis Haliti, për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që përmirësojnë kushtet në shkollën tonë.

Së bashku po ndërtojmë një shkollë më të sigurt dhe një mjedis më të mirë për të gjithë nxënësit.

🙏 Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë për të mirën e shkollës sonë!

Njoftim për fillimin e punimeveMe kënaqësi ju njoftojmë se kanë filluar punimet për fasadimin e murit të parkingut të sh...
23/07/2026

Njoftim për fillimin e punimeve

Me kënaqësi ju njoftojmë se kanë filluar punimet për fasadimin e murit të parkingut të shkollës, një investim që do të përmirësojë pamjen dhe funksionalitetin e ambientit të jashtëm të shkollës sonë.

Ky projekt po realizohet falë mbështetjes dhe bujarisë së sponsorit Armend Shabani, të cilin e falënderojmë sinqerisht për kontributin dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të shkollës.

Çdo investim në shkollën tonë është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Urojmë që fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.

Mirënjohje e veçantë sponsorit Armend Shabani për këtë kontribut të çmuar!

NjoftimJu informojmë se kanë filluar punimet për rregullimin e parkingut të jashtëm të shkollës, një projekt i rëndësish...
23/07/2026

Njoftim

Ju informojmë se kanë filluar punimet për rregullimin e parkingut të jashtëm të shkollës, një projekt i rëndësishëm që do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të krijojë kushte më të mira për nxënësit, stafin dhe të gjithë vizitorët.

Ky projekt po realizohet me përkushtimin dhe angazhimin e drejtorit Denis Haliti, i cili vazhdimisht po punon për përmirësimin e kushteve në shkollën tonë.

Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti dhe shpresojmë që punimet të përfundojnë me sukses dhe në afatin e paraparë.

Së bashku po ndërtojmë një shkollë më të mirë dhe një mjedis më funksional për të gjithë!

Address

Vrapciste
1236

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore "Sali Lisi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share