Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm

Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm, Education, Jabollçishtë i Epërm, Veles.

23/04/2026

Njoftim për prindërit!

18/02/2026

🌙✨ Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shkolla Fillore Komunale “Liria” ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta të gjithë të punësuarve, nxënësve tanë të dashur dhe prindërve.

Ramazani është muaj i shpresës, i mëshirës dhe i afrimit mes njerëzve. Është koha kur zemrat mbushen me dashuri, kur solidariteti dhe respekti marrin kuptimin më të bukur dhe kur forcojmë lidhjet familjare, shoqërore dhe njerëzore. Le të jetë ky muaj një dritë që na udhëzon drejt veprave të mira, mirëkuptimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Urojmë që agjërimi, lutjet dhe sakrificat tuaja të pranohen, ndërsa familjet tuaja të mbushen me paqe, shëndet, harmoni dhe begati. Le të shërbejë ky muaj i bekuar si frymëzim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për gjithë shoqërinë.

Ramazan të begatë dhe të pranuar për të gjithë!🌙🤲

Me respekt
Drejtoria e SHFK "Liria"

18/01/2026

L A J M Ë R I M

Njoftohën të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se më datë: 20.01.2026 (e martë) fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2025/2026.

Ndërrimi i parë:
🕢 Në ora 08:00

Ndërrimi i dytë
🕜 Në ora 13:00

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shëndet, fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm mësimor!

23/12/2025

FTESË
Të nderuar/a,
Shkolla Fillore “Liria” – Jabollçisht i Epërm ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në festën tradicionale “Patatja 2025”, e cila organizohet me qëllim promovimin e kulturës bujqësore, traditave vendore dhe bashkëpunimit komunitar.
📅 Data: 26.12.2025
🕘 Ora: 10:00
📍 Vendi: Shfq "Liria" f. Jabollçisht i Epërm

Gjatë aktivitetit do të organizohen programe artistike nga nxënësit, prezantime tradicionale si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe argëtuese.
Prania juaj do të na nderonte dhe do të kontribuonte në suksesin e kësaj feste të veçantë për shkollën dhe komunitetin tonë.

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës Fillore “Liria” Jabollçisht i Epërm

Photos from Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm's post 10/12/2025

Sot nxënësit e SH.F.K "Liria" patën mundësinë që të njihën nga afër me teatrin, ku dhe ndoqën shfaqjën teatrale "PINOKU" e realizuar nga aktorët Loreta Vejseli, Muhamet Ajdari dhe Behar Nesimi pjestarë të Teatrit për femijë Pinokio të cilët i falemënderojmë për emocionët e dhuruara të nxënësit tanë.

Photos from Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm's post 22/11/2025

Sot,se bashku me kolegët e SHFK.”Liria” Jabollçisht.
Me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe vizituam muzeun në Manastir,aty ku u themelua alfabeti i gjuhës shqipe.

21/11/2025

NJOFTIM ZYRTAR
Shkolla Fillore “Liria” – Komuna e Çashkës

Të nderuar prindër, nxënës dhe qytetarë,

Me keqardhje të thellë ju informojmë se, për shkak të dy jetëve të humbura brenda komunitetit tonë – një mësimdhënës i shkollës sonë dhe vëllai i një kolegut tjetër – aktivitetet e planifikuara për festimet e muajit të Nëntorit anulohen.

Kolektivi i shkollës “Liria”, në koordinim me kryetarin e Komunës së Çashkës, ka marrë vendimin që këtë vit të mos zhvillohen programet dhe manifestimet tradicionale, në shenjë respekti, solidariteti dhe përkrahjeje për familjet e pikëlluara.

Në këtë periudhë të vështirë, ne besojmë se heshtja dhe ndalja e këngës janë gjesti më i denjë për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë kolegëve tanë dhe familjeve të tyre.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëqëndrimin tuaj.

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës Fillore “Liria” – Çashkë

29/08/2025

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, të respektuar prind!

Më datë 01 shtator 2025 (e hënë), fillon Viti I Ri Shkollor edhe atë:
Grupi lëndor prej orës 08:00
Grupi klasor prej orës 12:00

Fillimi i çdo viti shkollor sjell me vete pritshmëri, synime të reja dhe sfida të cilat së bashku do t’i përballojmë me përkushtim dhe punë të palodhshme.

Ne si shkollë do të angazhohemi që të ofrojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke e vendosur gjithmonë nxënësin në qendër të vëmendjes sonë.

Të dashur nxënës, ju jeni e ardhmja jonë dhe krenaria e shkollës sonë. Angazhohuni me përkushtim në mësim, kultivoni vlera të larta dhe ruani respektin ndaj mësuesve dhe shokëve tuaj.

Të nderuar mësimdhënës, falënderim i veçantë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin në edukimin e gjeneratave.

Të dashur prindër, bashkëpunimi juaj me shkollën është garanci për suksesin e fëmijëve tanë.

Duke ju dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi, shpall të hapur vitin e ri shkollor 2025/26.

Me shumë respekt,
Drejtoria dhe stafi i SHFK ,,Liria'' - Jabollçishtë

Photos from Shf."LIRIA"-Jabollçishtë i Epërm's post 02/11/2024

Dje në shkollën tonë në fushen e Defektologjisë ,na nderoj me viziten e ti vullnetare defektologu Mr.Berat Duraku i cili vlerësoj fëmijët dhe mbajti trajnim me mësimdhenësit e shkollës tonë.
Poashtu falemenderojmë drejtorin e gjimnazit të Likovës “Ismet Jashari” z.Isni Alijin që na mundesoj ta kemi defektologun e asaj shkolle.
Berat Duraki është edhe drejtor i shoqates per edukim special “Vlera”i cili furnizoi shkollën tonë me matriale pune dhe teste për vlerësim.
Bashkëpunime të këtilla shpresojmë që të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

31/08/2024

L A J M Ë R I M

Lajmërohen të gjithë nxënësit e SHFK "Liria" - Jabollçishtë, se viti i ri shkollor 2024/25 fillon me datë 02.09.2024 (e hënë).

▪︎Ndërrimi i parë - 08:00h
▪︎Ndërrimi i dytë - 13:00h

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshiron shëndet, fillim të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollorë.📚✏️

22/01/2023

LAJMËRIM
Informohen të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit pran SHFK"Liria"..., se të hënën 23.01.2023, do të fillon gjysmëvjetori i dytë edhe atë sipas orarëve të planifikuar dhe të verifikuar nga organet e shkollës:
• NË SHKOLLËN QENDRORE KL.VI-IX;NDERRIMI I PARADITES ME FILLIM.NGA ORA 07:30.
• NDERRIMI I DYTË PASDITE NGA KL.I-V;
NGA ORA 13:00.
Ju dëshirojmë fillim të mbarë dhe gjysmëvjetor të suksesshëm mësimor!
Me respekt,Drejtori i shkollës.

Want your school to be the top-listed School/college in Veles?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Jabollçishtë I Epërm
Veles
1413