17/05/2026
Punëtoria e radhës në Arche Soma në kuadër të psikoterapisë trupore me temën “Hija”, nga Emine Seferi dhe Antigona Qenaj Sejdiu.
—Një mundësi për të eksploruar pjesët e fshehura të vetes, për të rritur vetëdijesimin emocional dhe për të krijuar një lidhje më autentike me veten.
“Derisa ta bësh të vetëdijshme të pavetëdijshmen, ajo do ta drejtojë jetën tënde dhe ti do ta quash fat.”
— Carl Jung
05/05/2026
HIJA - në kuadër të psikoterapi trupore
Integrimi i pjesëve të pavetëdijshme përmes trupit
Hija është pjesë e jona…
ajo që shpesh e fshehim, e shtypim apo nuk e pranojmë, ajo nuk zhduket shfaqet përmes trupit, emocioneve dhe reagimeve tona.
📅 17 Maj 2026
🕒 11:00 – 16:00
📍 Pluto Daycare, Tetovë
💰 40 €
03/04/2026
TRAJNIM: Marrëdhënia me trupin në terapi
Në kuadër të psikoterapisë trupore.
🗓 11–12 Prill 2026
🕙 10:00 – 18:00
📍 Pluto Daycare, Tetovë
💶 60€
🌿 Temat kryesore:
•Ndërgjegjësimi trupor
• Lidhja trup–emocion–mendje
• Trauma në trup
• Rregullimi emocional
• Ushtrime praktike
📞 Regjistrohu: +389 71 679 067
✨ Trajnim për thellimin e punës me trupin në terapi
29/03/2026
Trajnimi i radhës në Arche Soma, në kuadër të psikoterapisë trupore, me temën “Anima dhe Animus”, u mbajt nga Arbër Zeka dhe Antigona. Qenaj Sejdiu ofroi një kuptim më të thellë të balancës së brendshme përmes lidhjes trup–mendje, në një atmosferë interaktive dhe reflektuese.
16/03/2026
ANIMA & ANIMUS – Diskutim në Grup
Në këtë takim në kuadër të psikoterapisë trupore, do të hapim një hapësirë reflektimi mbi konceptet Anima dhe Animus.
Vlera e këtij diskutimi:
Ky diskutim ofron mundësi për të thelluar vetëdijen mbi botën e brendshme, për të kuptuar më mirë dinamikat emocionale dhe mënyrën se si aspektet e ndryshme brenda nesh ndikojnë në përvojën personale dhe në marrëdhëniet me të tjerët.
Çka do të eksplorohet?
• Kuptimi psikologjik i Anima dhe Animus
• Si shfaqen këto aspekte në përjetimet tona emocionale dhe trupore
• Balanca mes aspektit femëror dhe mashkullor brenda vetes
• Reflektim dhe ndarje përvojash në një hapësirë të sigurt grupore
📅 Data: 29.03.2026
🕘 Ora: 11:00 – 16:00
📍 Vendi: Pluto Daycare – Tetovë
💶 Çmimi: 40€
17/01/2026
Arche Soma - Tetovë në bashkpunim me Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore "Nokta" organizon modulin e dytë në programin e Psikoterapisë Trupore, me temë:
"Ndërgjegjësimi i Trupit dhe Frymëmarrjes"
Çfarë do të eksplorojmë së bashku:
• Çfarë është ndërgjegjësimi trupor dhe si zhvillohet
• Si e humbim kontaktin me trupin dhe pse ndodh kjo
• Roli i frymëmarrjes në rregullimin emocional
• Llojet e frymëmarrjes dhe ndikimi i tyre në sistemin nervor
• Frymëmarrja si mjet për qetësim dhe stabilizim
• Si mbart trupi emocionet dhe përvojat
• Shenjat që trupi përdor për të komunikuar
• Ndërlidhja mes mendimit, emocionit dhe trupit
• Ushtrime praktike për vetëdijesim trupor
• Praktika frymëmarrjeje për prani dhe qartësi
• Ndërtimi i një marrëdhënieje më të shëndetshme me trupin
• Si ta përdorim trupin si burim informacioni dhe orientimi
07–08 Shkurt 2026
Pluto Daycare, Tetovë
📞 +389 71 679 067
💶 Çmimi: 60 €
⏰ Ora: 10:00 – 18:00
Dedikuar atyre që veprojnë në fusha të ndryshme dhe kërkojnë rritje në vetëdije dhe zhvillim personal.
08/01/2026
BURGU I EGOVE
Nga tensioni i brendshëm drejt qetësisë
🗓 Data: 11 janar
⏰ Ora: 10:00 – 16:00
📍 Pluto Daycare - Tetovë
💶 Çmimi: 40 €
📞+38971679067 (Regjistrimi bëhet në këtë numër telefoni)
📍Qëllimi i punës
Përmes reflektimit, ndërgjegjësimit dhe përvojës së udhëhequr në grup, synojmë të:
– njohim burgun e egove dhe mënyrat se si ai na kufizon,
– eksplorojmë rrugë më të shëndetshme për të dalë prej tij,
– kultivojmë më shumë qetësi, prani dhe kontakt me veten.
📍Mundësi e veçantë
Ky takim shërben gjithashtu si hapësirë hyrëse për t’u bashkëngjitur në një grup edukimi afatgjatë në psikoterapinë trupore, një iniciativë që synon rritje të vazhdueshme personale dhe profesionale.
05/01/2026
Burgu i Egove – nga zhurma e brendshme drejt qetësisë
Ky është ftesë për t’u ndalur pak. Për të dëgjuar trupin, frymën dhe mendjen. Për të parë se si egot tona na mbrojnë, por ndonjëherë na mbajnë të mbyllur ndaj vetes.
📍 Tetovë & Pluto – Maqedonia e Veriut
👥 Organizuar nga Arche Soma, në bashkëpunim me NOKTA
📅 11 Janar
🕙 10:00 – 16:00
💶 40 €
Ky workshop është për psikologë, terapistë, mësues, punëtorë socialë, artistë, dhe për këdo që ka dëshirë të kuptojë botën e vet të brendshme.
Nuk kërkohet përvojë. Mjafton sinqeriteti me veten.
✨ Do të eksplorojmë së bashku:
– zërin kritik që na shoqëron çdo ditë
– mënyrat si egoja na mbron, por edhe na kufizon
– lidhjen e butë me trupin dhe qetësinë e brendshme
🌱 Ky takim është edhe hyrje për ata që duan të vazhdojnë në edukim afatgjatë në psikoterapi trupore. Një proces me ritëm njerëzor, që prek jetën personale dhe profesionale.
🌀 Mirë se vjen kush e ndien se është koha për reflektim.
📩 Vendet janë të kufizuara. Na shkruaj për regjistrim.