International University Of Struga

International University Of Struga

Share

Official Fan Page - International University of Struga International University of Strugaimplements the most modern study programs in the faculties.

Welcome to International University of Struga, modern and European University, which offerscontemporary knowledge to all citizens of Republic of Macedonia and citizens of the wider region. The opening of this University is one of the most significant historical events for this city as well as for Republic of Macedonia and the region of Balkan.This University will accomplish the dreams of the citi

28/05/2026

🎓 Histori suksesi që na bëjnë krenarë!
Endri Fejzulla, alumni i Fakultetit të Shkencave Juridike në International University of Struga, sot ushtron me sukses profesionin e avokatit në Shqipëri. Përvoja akademike dhe pjesëmarrja në programin Erasmus+ kanë qenë një hap i rëndësishëm në formimin e tij profesional dhe personal.

👏 I urojmë Endrit suksese të vazhdueshme në karrierën e tij!

Photos from International University Of Struga's post 22/05/2026

CONFERENCE DAY 📋

Photos from International University Of Struga's post 22/05/2026

📜 Në përfundim të Konferencës së 13-të Ndërkombëtare Shkencore “Scientific Challenges for Sustainable Development”, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata mirënjohjeje dhe pjesëmarrjeje, si vlerësim për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë aktivitet shkencor.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave shënoi përmbylljen me sukses të konferencës, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe prezantimet e tyre akademike.👏🏻

Photos from International University Of Struga's post 22/05/2026

🎓 13th INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE 🌍
📍 Strugë | 22 Maj, 2026
🧠 “Scientific Challenges for Sustainable Development”

Konferenca u hap nga:

🔹 Prof. Dr. Biljana Ciglovska Bojcevska, Rektore e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë

🔹 Dok. Loreta Mamani, përfaqësuese e Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër

🔹 Dr. Rudina Çollaku, Themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri

Ata theksuan rëndësinë e organizimit të konferencave shkencore dhe bashkëpunimit ndëruniversitar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit akademik.

👩‍🏫 Moderatorë/Panelistë:
Prof. Dr. Sejfulla Osmani, Prof. Dr. Gazmend Beshi, Prof. Dr. Driton Haruni, Doc. Dr. Liridona Seferi, Doc. Dr. Lirinda Vako, PhD Cand. Albana Allushi, Lect. Arjeta Kadriju Isaku

📊 Pas hapjes zyrtare të konferencës, aktiviteti vijoi me prezantimin e punimeve shkencore nga pjesëmarrësit e konferencës.

🎓 Në konferencë morën pjesë profesorë, studiues, staf akademik dhe studentë nga universitete dhe institucione të ndryshme.

🙏 Falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti shkencor.

22/05/2026

Në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë 🏫, në bashkëpunim 🤝me Universitetin e Gjirokastrës Eqrem Cabej sot më 22 Maj 2026, u mbajt Konferenca e 13-të Ndërkombëtare Shkencore me temë “Sfidat Shkencore për Zhvillim të Qëndrueshëm”.
Në hapje të konferencës, pjesëmarrësit u mirëpritën nga organizatorët, duke i falënderuar për praninë dhe kontributin e tyre në suksesin e këtij aktiviteti shkencor
Konferenca mblodhi profesorë, studiues, akademikë dhe studentë nga vende të ndryshme, të cilët prezantuan punimet dhe idetë e tyre shkencore në fusha të ndryshme studimi.

22/05/2026

Në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë 🏫, sot më 22 Maj 2026, u mbajt Konferenca e 13-të Ndërkombëtare Shkencore në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës Eqrem Çabej me temë “Sfidat Shkencore për Zhvillim të Qëndrueshëm”.
Në hapje të konferencës, pjesëmarrësit u mirëpritën nga organizatorët, duke i falënderuar për praninë dhe kontributin e tyre në suksesin e këtij aktiviteti shkencor.
Konferenca mblodhi profesorë, studiues, akademikë dhe studentë nga vende të ndryshme, të cilët prezantuan punimet dhe idetë e tyre shkencore në fusha të ndryshme studimi.

21/05/2026

Në kuadër të lëndëve Sistemet Politike dhe Partitë Politike dhe E Drejta Kushtetuese ⚖️me synim që procesi mësimor të mos mbetet vetëm në aspektin teorik të literaturës, por të pasurohet edhe me përvojë praktike dhe interaktive, studentët realizuan një seancë të improvizuar parlamentare.

Gjatë kësaj veprimtarie, studentët morën role të ndryshme institucionale dhe zhvilluan një debat parlamentar mbi temën “Reformat në sistemet penitenciare”, duke trajtuar sfidat, alternativat dhe rëndësinë e reformimit të institucioneve korrektuese në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit social të personave të privuar nga liria.

Ky aktivitet kontribuoi në zhvillimin e mendimit kritik, aftësive argumentuese dhe komunikimit publik, si dhe në thellimin e kuptimit praktik të proceseve parlamentare dhe mekanizmave të vendimmarrjes politike.

21/05/2026

Sot, në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë , 🏫u mbajt workshopi me temë “High Performance in Academia: Applied Psychology and Strategic Decision-Making – From Motivation to Performance”, me trajnuese Dr. Rudina Çollaku.

Workshopi mblodhi studentë 🧑‍🎓👩‍🎓dhe staf akademik, të cilët morën pjesë aktivisht në diskutime mbi motivimin, psikologjinë e aplikuar dhe rëndësinë e vendimmarrjes strategjike në arritjen e performancës së lartë akademike dhe profesionale. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese, duke sjellë njohuri dhe eksperienca të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Photos from International University Of Struga's post 19/05/2026

Në kuadër të programit Erasmus+, Asst. Prof. Kubilay Atalay nga Istanbul Gedik University🏫zhvilloi një orë të hapur me studentët e drejtimit IT 💻në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë me temë “Overview of Numerical ODE Solvers”.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik 🤝ndërmjet institucioneve partnere në kuadër të programit Erasmus+, duke kontribuar në ngritjen profesionale dhe akademike të studentëve.

Want your school to be the top-listed School/college in Struga?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Ezerski Lozja
Struga
6330