09/01/2024
❝ATLASI I MENDËSISË BALLKANIKE❞
- Historia, Kultura dhe Përpjekja identitare -
Në kuadër të shoqatës “Köprü” dhe me kontribut të Shtëpisë Botuese “Logos-A” filloi projekti "Atlasi i Mendësisë Ballkanike".
👉 Projekti do të vazhdojë gjatë vitit 2024, dhe i njëjti realizohet rreth temës “Historia, Kultura dhe Përpjekja Identitare”. Në kuadër të këtij projekti, çdo javë do të trajtohen libra dhe artikuj të ndryshëm, analizimi i dokumentareve dhe kinemasë si dhe pamjet vizuele të hartave me studiuesë eminentë.
📌 Programi ka për qëllim studentët dhe të diplomuarit. Pjesëmarrja në këtë projekt është e kufizuar dhe të gjithë ata të cilët do ta ndjekin, i’u shpërndahen çertifikata në fund të vitit.
Të interesuarit që duan të jenë pjesë e projektit “Atlasi i Mendësisë Ballkanike” duhet ta plotësojnë formularin e mëposhtëm.
Formulari i Aplikimit 👇
https://forms.gle/ZvsTZ9SCDsEGcyWB7
❗️Afati i fundit për aplikim është më 10 janar 2024!
📝Ky projekt realizohet në Shkup, në gjuhën turke!