Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje. Pas shkollës mesme e ka kryer shërbimin ushtarak në Prishtinë në vitin 1987. Në fëmijëri ka ndjekur mësimet e leximit të Kuranit dhe duke qenë klasa e tretë, e ka bërë hatme Kuranin Fisnik. Në Ramazanin e vitit 1989, deshti Allahu dhe i shtohen aspiratat ndaj fesë islame. kështu që në vitin 1990 udhëton për në Damask të Sirisë dhe aty regjist
rohet në institutin sheriatik dhe njëkohësisht edhe në institutin e gjuhës arabe, që i bie se ka vijuar mësimin në dy shkolla. Në Siri ka pasur rastin të takohet me shumë dijetarë, e në mesin e tyre edhe nga trojet tona, si dijetarin AbdulKadër Arnautin, Allahu e mëshiroftë, të cilin e ka pasur profesor të hadithit, por edhe ka marrur mësime shtesë. Në fillim të vitit 1994 është ftuar në Shqipëri për përkthyes arabisht-shqip dhe anasjelltas, ftesë që i është përgjigjur duke e pranuar. Në Shqipëri ka qëndruar një vit ku e ka bërë një punë të denjë në fushën e davetit. Në shtator të vitit 1995 udhëton për në Jordani dhe regjistrohet në Fakultetin e Sheriatit pranë Universitetit privat të Xheresh*t në Jordani ku edhe në vitin akademik 1999/2000 diplomon. Prej asaj kohe e deri më sot vepron në fushën e davetit (thirrjes islame). Aktivitet që i zhvillon në fushë të davetit:
– ligjerata me tema të ndryshme në:
1. media: TV, radio dhe në rrjetin e internetit.
– derse metodologjike,
– tribuna,
– seminare,
– kurse të gjuhës arabe,
– mësimi i leximit të Kuranit Fisnik,
– përgjigje të pyetjeve fetare,
– përkthime të librave fetare,
– recensim të librave fetare,
– organizime tjera fetare. Hoxhë Ali Shabani është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Shkup dhe vepron në davet me shoqatën "El-Ihsan" dhe "Albislam" ku jam drejtor i sektorit për davet (thirrjen islame).