SHFK "Vizbeg" - Butel / ООУ "Визбегово" - Бутел

SHFK "Vizbeg" - Butel / ООУ "Визбегово" -  Бутел Shkolla fillore komunale"Vizbeg"/Основно општинско училиште"Визбегово"

12.06.2026Krenari për nxënësit tanë! ​Nën moton “Mësoj me zemër, arrij me dije”, sot u organizua ceremonia e ndarjes së ...
12/06/2026

12.06.2026
Krenari për nxënësit tanë!
​Nën moton “Mësoj me zemër, arrij me dije”, sot u organizua ceremonia e ndarjes së bursave për nxënësit më të suksesshëm të shkollave fillore.
​Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë që ndër fituesit e 57 bursave të ndara nga Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ishin edhe nxënësit e shkollës sonë!
Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se nxënëset tona,
✅ Rubina Asani nga klasa V²
Kujdestare: Nuriman Shakiri dhe
✅ Sumeja Dauti nga klasa VI²
Kujdestare: Elmedina Ismaili Latifi,
janë përfituese të bursës në vlerë prej 6.000 denarësh.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, punës dhe rezultateve të tyre të shkëlqyera në mësime.

I urojmë Rubinës dhe Sumejës suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre arsimor dhe falënderojmë Komunën e Butelit për mbështetjen e nxënësve të dalluar.

👏 Urime dhe suksese të mëtejshme!🎉🎉

**MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM**SHFK “Vizbeg” – Butel shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të thellë për shoqatën bami...
10/06/2026

**MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM**

SHFK “Vizbeg” – Butel shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të thellë për shoqatën bamirëse “Hasene” nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për donacionin e veshmbathjeve të dhuruara për nxënësit tanë.

Falë këtij kontributi humanitar, 100 nxënës të shkollës sonë përfituan rroba të reja, duke sjellë gëzim dhe mbështetje për ta dhe familjet e tyre.

Një falënderim i veçantë i dedikohet prindit tonë, z. Burhan Luzha, për angazhimin dhe kontributin e tij në realizimin e këtij donacioni.

Vlerësojmë lart këtë akt solidariteti dhe humanizmi, i cili dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit në mbështetje të nxënësve tanë.

Me respekt,

**SHFK “Vizbeg” – Butel**

10.06.2026Sot në shkollën tonë me shumë emocione dhe gëzim përmbyllëm vitin shkollor. Në një atmosferë festive, nga ana ...
10/06/2026

10.06.2026

Sot në shkollën tonë me shumë emocione dhe gëzim përmbyllëm vitin shkollor. Në një atmosferë festive, nga ana e drejtorisë dhe komisionit të shkollës u shpallën nxënëset e gjeneratës:

Klasa V²– Rubina Asani
Klasa VI²– Sumeja Dauti

Për suksesin, përkushtimin dhe sjelljen shembullore, atyre iu ndanë lavdata dhe nga një dhuratë e vogël në shenjë vlerësimi.

Urime të gjithë nxënësve për mundin dhe sukseset gjatë këtij viti shkollor. Ju dëshirojmë pushime të mbushura me gëzim, lumturi dhe kujtime të paharrueshme! 🌸📚✨

Një faleminderim për të gjithë mësueset dhe arsimtarët për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe kontributin e dhënë për gjatë gjithë vitit shkollor.

Në fund faleminderojmë të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe kontributin me të vetmin qëllim që procesi të zhvillohet ashtu siç duhet.

Mirupafshim në vitin e ri shkollor 2026/2027!
Me respekt
Drejtor
Kadri Elezi

Денес во нашето училиште, со многу емоции и радост, ја заокруживме учебната година. Во свечена атмосфера, од страна на директорот и училишната комисија беа прогласени ученичките на генерацијата:

Одделение V² – Рубина Асани
Одделение VI² – Сумеја Даути

За нивниот успех, посветеност и примерно однесување, им беа доделени пофалници и мали подароци како знак на признание и благодарност.

Им честитаме на сите ученици за трудот и успесите постигнати во текот на оваа учебна година. Ви посакуваме распуст исполнет со радост, среќа и незаборавни спомени! 🌸📚✨

Посебна благодарност до сите наставнички и наставници за реализацијата на воспитно-образовниот процес и за нивниот придонес во текот на целата учебна година.

На крај, им благодариме и на сите родители за соработката и придонесот со единствена цел – образовниот процес да се одвива како што треба.

До видување во новата учебна година 2026/2027!

Со почит,

Директор
Кадри Елези

01/06/2026

Qesh, luaj, kërce – sot është dita jonë!
Gëzuar 1 Qershorin nga kl-V².
Aktivitet realizuar nën mentorimin e mësueses Nuriman Shakiri.
Смеј се, играј, танцувај – денес е наш ден!
Среќен 1-ви јуни од V-2 одделение.
Активност реализиран под менторство на наставничката Нуриман Шакири.

01/06/2026

Sot, në shkollën tonë, me një surprizë të veçantë, Miki Maus vizitoi çdo klasë dhe solli gëzim, buzëqeshje dhe emocione të bukura te nxënësit. 🥰
Faleminderim për Mësuesen Rabije Rexhallari, e cila organizoi këtë surprizë të këndshme dhe e bëri këtë ditë edhe më të veçantë për fëmijët. 💝
Buzëqeshjet dhe lumturia në sytë e nxënësve ishin dhurata më e bukur e kësaj feste. 🌈🎉
🎈❤️

01/06/2026

Sot nuk numëruam detyra, por buzëqeshje. Nuk mësuam nga librat, por nga loja, miqësia dhe gëzimi. ❤️
Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur! Qofshi gjithmonë të lumtur, kureshtarë dhe plot ëndrra të bukura, sepse bota është më e bukur me buzëqeshjen tuaj. 🌈✨
❤️🎈👧🧒🎉

❤️📚🎉

01/06/2026

Bota është më e bukur me zërat dhe buzëqeshjet tuaja.
Gëzuar 1 Qershorin nga kl-V².

Светот е поубав со вашите гласови и насмевки.
Среќен 1-ви јуни од V-2 одделение.

Sot, me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në shkollën tonë klasa III-3 nën mentorimin e mësueses Xhemile Mustafa...
01/06/2026

Sot, me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në shkollën tonë klasa III-3 nën mentorimin e mësueses Xhemile Mustafa realizoi aktivitete të bukura plot buzëqeshje, lojë dhe gëzim. Fëmijët janë drita dhe e ardhmja jonë, prandaj kjo ditë u festua me shumë dashuri dhe lumturi. Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 🌸🎈

Address

Rr. Afrim Zhitia Nr. 261 Vizbeg/Улица Африм Житиа Бр. 261 Визбегово
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 07:00 - 15:00
Tuesday 07:00 - 15:00
Wednesday 07:00 - 15:00
Thursday 07:00 - 15:00
Friday 07:00 - 15:00

Telephone

+38970331709

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFK "Vizbeg" - Butel / ООУ "Визбегово" - Бутел posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFK "Vizbeg" - Butel / ООУ "Визбегово" - Бутел:

Shortcuts

Share