30/07/2026
Hafizja Hava Imer Azemi promovohet në një ceremoni solemne në Bllacë
Sot, më 30 korrik 2026, në xhaminë "Bardhi" në Bllacë u zhvillua ceremonia solemne e promovimit të hafizes Hava Imer Azemi, e cila e përfundoi hifzin e Kur'anit pranë muhafizit h. Miftar ef. Islami në Qendrën AKABE.
Në këtë ngjarje morën pjesë Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Medresesë "Isa Beu" dr. Islam ef. Islami, dr. Ismail Bardhi, dr. Rexhep Suma, dr. Musa Vila, hfz. Abdurahim ef. Kurtish, h. Nebi ef. Imeri, imamë, hafizë, mysafirë dhe xhematlinj të shumtë.
Gjatë ceremonisë, folësit vlerësuan përkushtimin e hafizes dhe kontributin e muhafizit në rrugëtimin e saj drejt përfundimit të hifzit. U veçua gjithashtu suksesi i saj në garat ndërkombëtare të Kur'anit, si dhe rëndësia e vazhdimit të traditës së nxjerrjes së hafizëve në vendin tonë.
Pas duasë së rastit, Myftinia e Shkupit i dorëzoi hafizes certifikatën e hifzit, plaketë dhe laptop, ndërsa muhafizi u nderua me mirënjohje për kontributin e tij. Dhurata simbolike u ndanë edhe nga Reisul Ulema dhe familja e hafizes.
Qendra për Edukim dhe Kulturë – Akabe e përgëzon hafizen Hava Imer Azemi, familjen e saj dhe muhafizin h. Miftar ef. Islami për këtë arritje të çmuar. Lusim Allahun e Madhërishëm ta bëjë Kur'anin dritë në jetën e saj, ta ruajë me shëndet dhe ta bëjë prej atyre që e jetojnë dhe e përcjellin mesazhin e Tij.