02/06/2026
Sot në shkollën periferike u mbajt me sukses “Tregu i Shkollës”, ku nxënësit patën mundësinë të shfaqin kreativitetin, aftësitë dhe punën e tyre.
Përmes produkteve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata treguan frymën e bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe sipërmarrjes.
Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti të bukur dhe të dobishëm. Një ditë e mbushur me gëzim, mësim dhe përvoja të vlefshme për të gjithë!