18/10/2020
pupils, pleased parents, motivated teachers.
Qendra e kurseve ''Orion Center'' ju ofron kushte të volitshme për zhvillimin e njohurive tuaja n?
18/10/2020
pupils, pleased parents, motivated teachers.
17/10/2020
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Orion Center ju njofton se kemi filluar me formimin e grupeve të reja, për të gjithë nxënësit e shkollave fillore për kursin e Matematikës. Për shkak të pandemisë dhe masave të ndërmarra nga institucionet përkatëse mësimi do të zhvillohet onlajn, me metodat më atraktive dhe të përshtatshme për nxënësit.
Regjistrohuni tani, sepse numri është i kufizuar!
Për më shumë info, kontaktoni: 075-333-506
22/06/2020
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Me shpalljen e njoftimit për mbajtjen e garave regjionale më datë 04 korrik 2020, Orion Center do të realizojë përgatitetje onlajn 7 ditore, me nga 4 orë mësimore në ditë, me çmim të volitshëm prej 1200 den!
Ti do ta kuptosh se ke pasur kohë të mësosh, por, mbase do të jetë vonë, andaj sa nuk është vonë, URDHËRO!
Tema: Përqindja
Klasa e 6-të
Tema: Dyfishimi
Klasa e 4-të
Logjikë matematike klasa e 9-të
Të nderuar nxënës dhe prindër,
duke marrë parasysh situatën e krijuar, Orion Center vjen me një platformë duke e sjellur klasën në shtëpitë tuaja, dhe atë, mësimin e matematikës për nxënësit e shkollës fillore duke filluar nga klasa e 4-të deri në klasë të 9-të
2 herë në javë nga një orë mësimore me çmim të volitshëm mujor prej vetëm 600 denarë.
Kurse për nxënësit e shkollës së mesme 750 denarë.
P.S. Ora e parë është pa pagesë, provë.
TË NDERUAR NXËNËS DHE PRINDËR, JU NJOFTOJMË SE TË GJITHA KURSET DO TË VIJOJNË ONLINE, PËR MË SHUMË DETAJE DO TË INFORMOHENI NGA PROFESORËT PËRKATËS
Derisa matematikani i njohur indian Ramanuzhani po dergjej në shtrat i sëmurë, kishte shkuar ta vizitoj matematikani angley Hardy, ku ky i fundit për t'i dhënë zemër ia përmend numrin e taksisë me të cilin kishte ardhur, 1729, të cilin e përshkroi si një numër të mërzitshëm. Mirëpo, Ramanuzhani edhe i sëmurë në shtrat, ishte i papërmbajtshëm dhe ia ktheu se ky ishte një numër mjaft interesant. Ishte numri më i vogël që mund të shprehet në dy mënyra të ndryshme si shumë dy kubesh: 1729=1^3+12^3=10^3+9^3.
12/01/2020
Sot, përfunduam rrugëtimin tonë njëjavor, të ashtuquajtur "Orion", përmes të cilit mëtojmë të ngjallim motivin te të rinjtë për t'u bërë një "Orion" në Tokë.
Qershia mbi tortë, e rrugëtimit tonë ishte realizimi i testit për pjesëmarrësit, ku nxënësit që u shpërblyen ishin:
Klasat e V-ta (përgatitje për gara)
1.Hana Rufati (95 pikë)
2.Serranur Qamili (91 pikë)
3. Edim Mahmudi (75 pikë)
4.Erlinda Jaija (70 pikë)
Grupi i dytë:
1. Bedri Isaku ( 70 pikë)
Grupi tretë ( përgatitje për gara nga lëmi i teorisë së numrave)
1.Rilind Jaija (83 pikë)
Grupi i katërt ( përgatitje për lëmin e trigonometrisë)
1.Sahra Jahiji (77 pikë)
(Më poshtë keni edhe testet e parashtruara për grupet e sipërpërmendura)
Urojmë të gjithë nxënësit që të vazhdojnë të ecin drejt shtigjeve për të zbuluar mrekulli tjera të matematikës, me shpresën që dashurinë ndaj matematikës mos ta lidhin për vende nëpër gara, po me kënaqësinë që di ta jep matematika!
Shpresojmë të shihemi herave tjera, Orioni nuk ua hap dyert juve asnjëherë, pasi që për ju nuk i mbyll kurrë!
Faleminderojmë edhe të gjithë ligjëruesit, që vendosën t'u dalin në ndihmë këtyre yjeve, Ilir Limanin, Qëndresa Selimi, prof.Nevabi Sali, prof.Dardan Bilalli, prof. Mevludin Dauti, Afrim Idrizi, për të cilët lusim Zotin tua paguaj me mirësitë e Tij, të cilat janë të pafundme!
Orioni ju mirëpret!
* Aty ku yjet shndërrisin ndryshe!
| Monday | 13:00 - 21:00 |
| Tuesday | 13:00 - 21:00 |
| Wednesday | 13:00 - 21:00 |
| Thursday | 13:00 - 21:00 |
| Friday | 13:00 - 21:00 |