02/04/2026
Zvicër: 3.1 ton mish Derri u ka sh*tur muslimanve, të etiketuar si mish Viçi
Për tre vite, një kasap në Cyrih të Zvicrës ka sh*tur 3.1 ton mish derri tek klientët myslimanë, duke e etiketuar si mish viçi hallall. Asnjë klient nuk e vuri re. Mashtrimi u zbulua vetëm gjatë një kontrolli rutinë të sigurisë ushqimore, kur një inspektor e kuptoi menjëherë se mishi nuk dukej si mish viçi.
Kasapi u shpall fajtor për mashtrim dhe paraqitje të rreme. Ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 18,000 frangash zvicerane. Prokurorët theksuan se ai kishte përfituar ndjeshëm, pasi mishi i viçit sh*tet me çmim shumë më të lartë se mishi i derrit. Klientët u mashtruan dy herë: paguan çmime të larta për mish të lirë dhe konsumuan pa dijeni një produkt që feja e tyre e ndalon rreptësisht.
Rasti ngriti pyetje serioze mbi certifikimin hallall dhe transparencën në etiketimin e ushqimeve. Nëse një inspektor profesionist e dalloi menjëherë ndryshimin, mbetet pyetja se si nuk u vu re nga klientët për tre vite të plota.