06/04/2026
Mirësevini në garën matematike “Fuqia e Pikës”
Të nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të prindërve, nxënësve, profesorëve të matematikës dhe nga fakti që Shoqata e Matematikanëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, këtë vit, për herë të gjashtë, do të organizojnë Olimpiadën Matematike për nxënësit e klasave të VII-ta, VIII-ta dhe të IX-ta, sipas sistemit arsimor të Republikës së Shqipërisë ,Republikës së Kosovës, ku në këtë olimpiadë kanë të drejtë pjesëmarrjeje nxënësit nga të dy shtetet e lartëpërmendura, nga Mali i Zi, Presheva, diaspora shqiptare dhe poashtu edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ku ne jemi të ftuar në cilësinë e mysafirit (për më tepër vizitoni vegëzën në vijim https://kms-ks.org/kamo/), iu qasëm organizimit të kësaj gare, që përveç përzgjedhjes së ekipit që do të përfaëqsoj RMV në këtë olimpiadë, (për të cilën gjë jemi të autorizuar nga organizuesit e garës në fjalë) mëton të i bashkoj të gjithë nxënësit e pasionuar pas matematikës në një vend, e përmes të cilës do të krijohen shoqëri të reja përmes matematikës, duke dëshiruar që një ditë këto shoqëri të përkthehen në kontribute që do të ndryshojnë rrjedhën e ndryshimeve shoqërore.
Gara do të realizohet në tri grupe, ku
Grupi i parë përfshinë nxënësit e klasëve të IV-ta dhe të V-ta, (të cilët, pavarësisht rezultateve nuk do të përfshihen në ekipin përfaqësues në KAMO),
Grupi i dytë klasët e VII-ta dhe VIII-ta (këtu të drejtë pjesmarrjeje kanë edhe nxënësit e klasëve të VI-ta të cilat mund të përfshihen në ekip nëse kanë rezultate të kënaqshme për kualifikim) të arsimit fillor në RMV, dhe
Grupi i tretë, nxënësit e klasëve të IX-ta sipas sistemit të RMV.
Kushtet për pjesëmarrje
Edhe pse gara ka synim nxënësit e klasave të sipërmendura, të drejtë pjesëmarrjeje kanë edhe të gjithë nxënësit që kanë moshë më të vogël se mosha e nxënësve në grupin që pretendojnë të garojnë, (pra në grupin e dytë mund të marrin pjesë edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe shtata, sipas sistemit arsimor të RMV), por që e ndjejnë veten të gatshëm të ballafaqohen me materialin referues (që do ta paraqesim më poshtë).
Mënyra e organizimit të garës
Gara do të realizohet në tre grupe, të përshkruara si më lart.
Detyrat e testit, për grupin e parë, do të jenë 15 deyra me plotësim (këtu nxënësi duhet ta shkruaj vetëm përgjigjen përfundimtare, pa pasur nevojë për procedurën e zgjidhjes) të ndara në dy kategori.
Kategoria e parë 10 detyra me plotësim me nga 6 pikë
Kategoria e dytë 5 detyra me plotësim me nga 8 pikë
Detyrat e testit, për grupin e dytë dhe të tretë, do të jenë të ndara në dy kategori:
Tetë detyra me plotësim, përkatësisht do të duhet të shkruhet vetëm rezultati përfundimtar, pa pasur nevojë të shkruhet procesi i zgjidhjes, për të cilat detyra nuk do të ketë vlerësim të pjesëshëm, ku për çdo përgjigje të saktë nxënësi do të merr 5 pikë.
Katër detyra për të cilat kërkohet procedura e zgjidhjes, e për të cilat ka edhe vlerësim të pjesshëm. Secila detyrë e zgjidhur plotësisht nga kjo kategori detyrash vlerësohet me 15 pikë.
Literatura referuese (shihni linkun e mëposhtëm për informacione më të detajuara të garës)
https://drive.google.com/file/d/1mkUblQTBz8lQQ644vi9JuxHpP_tBg1jG/view?usp=sharing
Gara do të mbahet më 16.05.2026 (e shtunë), në Shkup, më konkretisht për lokacionin do të ju njoftojmë në ditët në vijim në email (fejsbuk, të cilin e kemi paraqitur më poshtë), me fillim prej orës 10:00, me kohëzgjatje prej 150 minutash.
Të gjithë mentorët e nxënësve janë të mirëseardhur dhe mund të marrin pjesë në realizimin sa më të suksesshëm dhe sa më korrekt të garës.
Për çdo paqartësi ose ndonjë informacion na shkruani në
Email: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=61558317876636 (Fuqia e Pikës)
Na ndiqni në facebook për të gjitha informacionet rreth garës.
Janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbështetjen e talentëve të rinj, përmes sponzorizimit të çmimeve për më të suksesshmit, po edhe ndihmat tjera nuk përjashtohen!
Investimi në edukim është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të ardhmen tonë!