28/06/2021
Eshte gezim i madh kur degjon per suksese te tilla. Akoma me shume shtohet gezimi kur ky sukses eshte arritur nga nje vajze e cila, dikur ishte pjese e milingonave.
Allahu ta shtofte diturine e hajrit dhe te befte te dobishme per familjen dhe ummetin Rumejsa!
STORIE SUKSESI
Të shumta dhe të llojllojshme janë storie suksesi që i arrijnë njerëzit në mosha të ndryshme. Por, kur dikush arrin një sukses në gjuhë arabe në moshë të re është diçka e pabesueshme, por e vërtetë!
Rumejsa Stavileci nga Shkupi, 15-vjeçare, është nxënësja më e re në shkollën Fener. Aktualisht është pranë përfundimit të nivelit të pestë në tefsir (suret Jusuf dhe el-Kehf). Nga fillimi, kur është regjistruar në Fener, ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për gjuhë arabe, duke bërë gjithnjë pyetje "të pjekura" megjithë moshën e saj shumë të re. Me ambicie të madhe dhe synim të qartë drejt rrugës jo të lehtë të suksesit.
Si duket, Rumejsa e ka kuptuar mjaft mirë atë thënien e famshme: "Unë kam vendosur ta arrij qëllimin; pra, ose do të arrij sukses, ose do të arrij sukses!"
Mesazhin të cilin na e dërgoi Rumejsa, po e publikojmë të plotë, pa ndryshime (mbase nuk mërziteni ta lexoni deri në fund☺️), me qëllim që të jetë inkurajim për të gjithë vëllezërit e motrat se ngjitja në kodrën e arabishtes nuk është edhe aq e mundimshme sa duket😊.
وبالله التوفيق،،،
E Allahu jep sukses,,,
Teksti i mesazhit:
Es selamu alejkumu ue rahmetullahi ue beraketuhu profesor, nxënëse të dashura të këtij grupi të bukur!
Lus Allahun që të jeni mirë ju dhe familjet e juaja!
Po vij këtë herë me një shkrim falënderimi dhe shkrim i "arritjes", dhe elhamdulilah pafund! Së pari falënderojmë Allahun e Madhëruar për çdo mirësi që na ka dhënë, falënderojmë Allahun e Madhëruar me të mirat e të Cilit fillojnë dhe përfundojnë gjërat e mira!
Falënderoj dhe profesor/ustazin Jahja Hondozi për mundin e tij që dha, për çdo sqarim dhe për çdo përpjekje që ka bërë për ne. Me të vërtetë të jesh studente e "Shkollës Fener", është nder.
Gjatë leximit të Kuranit, kur lexon dhe fillon kupton ajetet, është ndjesia më e mirë që mund të ketë ndonjëherë një besimtar dhe besimtare. Të futet në zemër kurreshtja e gjuhës arabe, leximi i Kuranit, meditimi e tjerë.
Porse, dua të theksoj një ndodhi që më ndodhi para 1 javëve afërsisht. Isha në telegram, në një kanal të arabëve. Ishte një ligjëratë e një Shejkhu në gjuhën arabe, tema mbi të cillën ishte, Kurani, memorizimi i Kuranit, meditimi i Kuranit, të praktikuarit me Kuranin. Në fillim, kisha shumë dëshirë ta dërgjoja, por kisha një lloj "frike" të vogël sepse nuk isha e sigurtë nëse do ta kuptoja se çfarë thonte Shejkhu. POR unë mora guximin, dhe me lejen e Allahut lëshova videon. Fillova të dëgjoja Shejkhun. 1 minutë, 2 minuta...dhe çfarë të shoh...ligjërata përfundoi dhe e dini çfarë? Unë kisha mbetur e habitur nga vetja, elhamdulilah, elhamdulilah, elhamdulilah. Kuptova diku rreth 80% e ligjëratës, sa shumë u emocionova. Arrita të kuptoja pjesën më të madhe të ligjëratës.
Në rregull, dëgjova ligjëratën dhe kjo më shtoi etjen më shumë edhe për ligëratat e tjera, por pas disa ditësh duke gjurmuar në internet, pashë që po e njëjta ligjëratë që kisha dëgjuar ishte e përkthyer në gjuhën shqipe. Hyra të shikoj, se a e kisha kuptuar mirë ligjëratën. Elhamdulilah, u sigurova që kisha kuptuar mirë dhe saktë pjesën më të madhe të ligjëratës. Epo kjo të gëzon më së shumti.
Më besoni, nuk ka ndjenjë më të mirë subhanAllah. Kush nuk ka filluar të mësoj arabishten, i them nxito!
E sidomos arabishten e Kuranit!
Allahu na e mundësoftë të gjithëve mësimin e Kuranit, mësimin e gjuhës së Kuranit, meditimit dhe tefsirit.
Lus Allahun të na e shtoj bereqetin, sinqeritet, punën, suksesin dhe vullnetin!
Uel-hamdulil-lahi Rabbil Alemin!"