Sh.F "Alija Avdoviq"-Batince

Sh.F "Alija Avdoviq"-Batince

Share

Qëllimi i faqes është se të jemi me afer informatave reale për atë se sa janë të efektshme programet mësimore ne shkollen tone.

31/08/2018

LAJMËRIM
informohen nxënësit ,prindërit dhe arsimtarët se viti shkollor fillonë ditën e hënë ( 03.09.2018),
ashtu që grupi klasor fillojnë 08:00 h ;
ndërsa grupi lëndorë nga ora 12:00 h

Me respekt ,

07/02/2018

Një deklaratë më ka lejuar të rritem si edukator dhe më ka ndihmuar në kohë “lufte” me nxënësin:“Një fëmijë nuk mëson nga një mësues që nuk i pëlqen”, edhe nëse nuk është gjithmonë e vërtetë, ka edhe teori të tjerë që kanë më shumë kuptim të punojnë për të provuar ose hedhur poshtë në klasën tuaj.

09/01/2018

Prindër, nëse nuk doni që fëmijët tuaj të jenë të pa sjellshem, atëherë duhet të ndaloni këto 2 gabime

1. Mos u jepni fëmijëve tuaj paisjet elektronike

Prindërit sot shpesh përdorin një sërë paisjesh elektronike për ti mbajtur fëmijët të qetë. Ata u japin telefonin ose tabletin sa herë që presin lajmërimin e mjekut, hipin në një avion, presin një autobus ose thjesht gatuajnë dhe pastrojnë në shtëpitë e tyre. Ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se si të jenë të duruar, dhe se duhet të mësojnë se si ta zbavisin veten. Ata gjithashtu duhet të mësojnë se ushqimi nuk do të jetë gati dhe nuk do të shërbehet sa herë që ata duan. Mbi të gjitha, ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se duhet të ndihmojnë në kuzhinë, por jo duke gatuar, por duke bërë punë të vogla si për shembull duke vendosur pjatat më tavolinë.Kjo do t’i ndihmojë ata të bëhen më të fortë.

2. Nuk i lejoni të tjerët t’u bërtasin fëmijëve

Më përpara, mësuesit dhe profesorët mund t’i qortonin fëmijët kur ata silleshin në mënyrë të pahijshme. Ata ishin sytë dhe veshët kur fëmijët ishin jashtë syve tanë. Në ditët e sotme kjo është pothuajse e pamundur, sepse nëse një mësues ose një punonjës i jep një të bërtitur të vogël ose i qorton për një gabim që kanë bërë, prindërit priren të acarohen dhe nuk e pranojnë kurrësesi këtë. Ata as nuk përpiqen të gjejnë se çfarë ndodhi që u shkaktua ky lloj reagimi nga mësuesi ose kujdestari. Nëse veproni kështu, ju po i tregoni fëmijëve tuaj diçka të keqe, se as ju, as mësuesi, as kujdestari nuk do bëj asgjë për t’i ndaluar ata nga gabimet që bëjnë.

27/11/2017

URIME 28 NËNTORI !

Sot janë mbushur 105 vjet nga ngritja e flamurit kombëtar dhe krijimi i shtetit shqiptar. Rëndësia e kësaj date është se me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali në Vlorë e ngriti Flamurin Kombëtar dhe e shpalli Shqipërinë shtet të Pavarur dhe Sovran. 28 Nëntori është i rëndësishëm edhe për faktin se me këtë datë në vitin 1997 për herë të parë publikisht u shfaq Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe është ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit

21/11/2017

22 Nëntori Dita e Alfabetit Shqip

A- është shkronja e parë me të cilën është emëruar dita e cila shënohet si festë e Alfabetit të gjuhës shqipe. Shkronjë e cila e fillon krijimin e shkronjave tjera pasuese pa të cilat ndoshta nuk do të ekzistonim edhe ne si qënie njerëzore. Me A- në nënkuptojmë fillimin e çdo gjëje nga e para, prandaj po e nisim nga fillimi…

Shkronjat nga të cilat formohet alfabeti i një gjuhe për ne janë të shenjta dhe për këtë arsye ne fillojmë me tregimin i cili buron nga literatura e mësimeve të fesë së shenjtë Islame. Nga kjo literaturë mësojmë se Zoti. gjënë e parë që krijoi në këtë univers ishte lapsi, të cilin e urdhëroi që të shkruaj gjithçka që do të ndodhë prej fillimit deri në mbarimin e ekzistimit të këtij universi. Për vlerën e shenjtë që e ka shkrimi dhe lapsi, Ai në shpalljen e Tij të fundit në Kuran emëroi edhe një sure, e cila quhet Surja Kalem (Penda,lapsi) dhe fillon me këto fjalë: Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë(68.1.). Me A- në e filloi emrin e Tij (Allah) dhe me A- në emëroi mëkëmbësin e Tij të parë në Tokë, Ademin a.s., të cilit i’a mësoi shkrimin. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë(96:4). Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë ) 96:1, ishte shpallja dhe urdhëri që i erdhi Muhamedit a.s. në shpellën Hira. E kur ai pyeti veten me habi se çka të lexonte kur nuk dinte shkrim-lexim, përsëri i erdhi një zë nga Xhibrili, Lexo! Se Zoti yt është më bujari! (96:3). Shenjtëria e shkrim-leximit është e padiskutueshme, ndërsa dobia është e pamohueshme, qoftë në aspektin fetar apo shkencor. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e shkronjave në veçanti dhe të shkrimeve në tërësi, pa të cilat nuk e kemi idenë se si do të ishte bota sot dhe në çfarë gjendje do të ishte njerëzimi!

Duke pasur parasysh rëndësinë e të pasurit një alfabet – shkronja me të cilat do të shkruhej gjuha shqipe, shumë intelektualë, arsimtarë, hoxhollarë e priftërinj, botuan alfabete të cilët ishin me shkronja arabe, turke, greke e sllave, varësisht se cilën fe, ideologji apo komb përkrahnin shkruesit e tyre. Botimet e këtilla nuk po mernin jehonë ne vendbanimet apo qytetet tjera përvec se në vendet ku vetë autorët jetonin. Njerëzit e dijes së asaj kohe, e kuptuan domosdoshmërinë e krijimit të një alfabeti të vetëm e të përbashkët i cili do të gjente zbatim në të gjithë teritoret ku jetonin shqipëtarët, pa marë parasysh se cilës fe apo dialekt i takonin ato (toskë apo gegë). Në ate kohë ishin të përhapura shumë shoqëri apo klube në të gjitha vendetbanime shqiptare, por ajo që mori iniciativën historike për thirjen e kongresit dhe krijimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe ishte shoqëria “Bashkimi” e Manastirit, ku edhe u quajt Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë. Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Mundin dhe sakrificën të cilën e dhanë veprimtarët e gjuhës shqipe, për të ardhmen e kombit dhe gjuhës shqipe, asnjëherë nuk duhet ta harojmë. Nuk mjafton përkujtimi i kësaj feste dhe festimi i saj në mënyrë simbolike duke shprehur urata të ndryshme, por duhet shfrytëzuar në maksimum ato shkronja të shenjta të cilat i përshtatën për ne të parët tanë që ne të kemi bazën e shëndoshë për shkrime, studime, zbulime në lëmi të ndryshme dhe të praktitkojmë shembullin e tyre se të bashkuar mund të arrijmë çdo gjë. Prandaj, ne duhet që këtij mundi ti’a japim hakun, ngase kushedi, një ditë ndoshta do të japim llogari për mos shfrytëzimin efikas të këtij burrimi të pashtershëm – Alfabetit Shqip

22/01/2017

NJOFTIM
Njoftojmë nxënësit,mësimdhënësit dhe prindërit e
Sh.F "ALIJA AVDOVIQ"-Batince
Për shkaqe teknike(ndërprerja e ujit) sot nuk arritëm ta riaktivizonim ngrohtoren e shkollës.Ky proces pritët të ndodh nesër ose ne ditet ne vazhdim,prandaj me 26.01.2017 fillon procesi mësimor.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj !

Want your school to be the top-listed School/college in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Batincë
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00