SHMQSH"Braqa Milladinovci"

SHMQSH"Braqa Milladinovci" Shkollë e Mesme

27/05/2026
Regjistrimet 2026/2027📚 Drejtimet:• Agroteknik• Teknik për agromenaxhment• Teknik për fitomjekësi• Teknik për mjekësi ve...
22/05/2026

Regjistrimet 2026/2027

📚 Drejtimet:
• Agroteknik
• Teknik për agromenaxhment
• Teknik për fitomjekësi
• Teknik për mjekësi veterinare

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e një arsimi profesional dhe cilësor për të ardhmen tuaj!

20/05/2026

Ekskurzion për maturantët tanë ✨🎓

Me shumë emocione dhe kujtime të bukura, bashkë me nxënësit e viteve të IV-ta realizuam ekskurzion në Kosovë, si përmbyllje e një periudhe të veçantë dhe të paharruar në jetën shkollore.

Ju dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm dhe kujtime që do t’ju shoqërojnë gjithmonë.

15/05/2026

Sot në ambientet e shkollës sonë SHMQSH “Braqa Milladinovci” u zhvillua një turnir i bukur në futboll të vogël 4+1, nën udhëheqjen e profesorit të edukatës fizike Arben Ademi. ⚽️

Turniri kaloi në një atmosferë sportive, me shumë angazhim, dhe energji pozitive nga të gjithë nxënësit pjesëmarrës. 👏

Si nxënës më të dalluar të këtij aktiviteti sportiv u veçuan:
🏅 Sejdi Rush*ti
🏅 Ibrahim Aziri

Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e shkollës, Dalibor Velickovski, i cili me kënaqësi ua ndau medaljet nxënësve dhe përkrahu realizimin e këtij aktiviteti sportiv. 🏆

Urime për të gjithë pjesëmarrësit dhe suksese edhe në aktivitetet e ardhshme sportive! 💪⚽️

05/05/2026

Më 30.04.2026, në ambientet e shkollës sonë u zhvillua takimi i dytë me SHMK “Koço Racin” nga Sveti Nikole.

Takimi kishte për qëllim promovimin e multikulturalizmit dhe bashkëpunimit ndëretnik. Nxënësit morën pjesë në aktivitete të përbashkëta dhe punëtori, ndërsa realizuan edhe mbjellje lulesh, ku një pjesë iu dhurua mysafirëve.

Aktiviteti u përmbyll në një atmosferë miqësore, me dëshirë për bashkëpunime të ardhshme.

Në SH.F. “Rilindja” – Batincë u zhvillua prezantimi i shkollës sonë, ku nxënësit u informuan mbi drejtimet dhe mundësitë...
04/05/2026

Në SH.F. “Rilindja” – Batincë u zhvillua prezantimi i shkollës sonë, ku nxënësit u informuan mbi drejtimet dhe mundësitë arsimore që ofrojmë.

Në kuadër të aktiviteteve promovuese, u realizua prezantimi i shkollës sonë në SH.F. “Naim Frashëri” – Studeniçan dhe SH...
03/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve promovuese, u realizua prezantimi i shkollës sonë në SH.F. “Naim Frashëri” – Studeniçan dhe SH.F. “Azem Morana” – Moranë.

Nxënësit u njohën me drejtimet dhe mundësitë që ofron shkolla jonë. Falënderojmë për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Shkolla jonë është pjesëmarrëse tradicionale në “Garën e 54 Shtetërore të Traktorëve”, e mbajtur në SHMK “Goce Dellçev”,...
30/04/2026

Shkolla jonë është pjesëmarrëse tradicionale në “Garën e 54 Shtetërore të Traktorëve”, e mbajtur në SHMK “Goce Dellçev”, Vallandovë.
Nxënësit tanë morën pjesë në katër disiplina, edhe atë:
Cvetanço Neshkovski – Prodhim bujqësor organik.
Marin Junior Ivanovski – Mbrojtja e bimëve nga sëmundjet, barërat e këqija dhe dëmtuesit.
Jusuf Elmazovski – Drejtimi ose vozitja e traktorit.
Stefania Sokolova – Teknikat në mjekësinë veterinare.
Të gjithë nxënësit u prezantuan me dinjitet, por më e suksesshmja ishte Stefania me vendin e tretë të fituar.
Urime për të gjithë nxënësit dhe profesorët e tyre – mentorë, ndërsa një bravo e madhe për Stefanian dhe mentorin e saj, prof. Velika Merxhanovska.

15/04/2026

Ekskursion njëditor në Tetovë, plot përvoja të bukura me nxënësit tanë.

Gjatë këtij udhëtimi patëm mundësinë të vizitojmë vende me rëndësi të veçantë fetare dhe historike: Xhaminë e Larme dhe Manastirin e Leshokut.

Më pas, vizituam fermën moderne “Vezë Sharri”, një nga më të zhvilluarat në vend, ku nxënësit u njohën nga afër me teknologjinë dhe proceset e prodhimit.

Rritemi dhe mësojmë së bashku!

Urime muaji i bekuar i Ramazanit!
19/02/2026

Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

Address

Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMQSH"Braqa Milladinovci" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category