Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup

Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup, High School, Rr. “Llazo Trpovski” pa nr. Shkup-Veri, Skopje.

16/07/2026

LAJMËRIM

Informohen të gjithë nxënësit dhe kujdestarët e klasave të viteve të katërta - IV , se nesër (e premte) do të kryhet dorëzimi i librave, lektyrave dhe pranimi i diplomave, dëftesave, fotove sipas planit të paraparë, më hollësisht ju njoftojnë kujdestarët e klasave.
Nxënësit me korrespondencë do t'i pranojnë, diplomat dhe dëftesat në ora 10.00.

Send a message to learn more

🌍 TË RINJTË E SHMQSh "Zef Lush Marku" NDËRTOJNË URA MIQËSIE DHE DIVERSITETI NË TURQI! 🇹🇷✨Nga 22 qershori deri më 1 korri...
02/07/2026

🌍 TË RINJTË E SHMQSh "Zef Lush Marku" NDËRTOJNË URA MIQËSIE DHE DIVERSITETI NË TURQI! 🇹🇷✨

Nga 22 qershori deri më 1 korrik 2026, tetë nxënës të SHMQSh "Zef Lush Marku" – Shkup, nën koordinimin e prof. Gilmane Osmani-Musliji, përfaqësuan me dinjitet shkollën në Shkëmbimin Rinor Erasmus+ "Komunitete Gjithëpërfshirëse – Ndërtimi i Urave Përmes Diversitetit", të mbajtur në Karaman, Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ KA151-YOU. Aktiviteti, i organizuar nga Shoqata “Colour Your Dreams” (Rumani), mblodhi 57 pjesëmarrës nga 7 shtete evropiane. Përmes punëtorive interaktive, lojërave me role, aktiviteteve ndërkulturore dhe simulimeve në grup, të rinjtë zhvilluan aftësi të rëndësishme në komunikim, empati, bashkëpunim dhe qytetari aktive, duke promovuar përfshirjen sociale dhe respektin për diversitetin. Përvoja dhe njohuritë e fituara do të shërbejnë si bazë për iniciativa të reja arsimore dhe komunitare në shkollën tonë. Projekti u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

📢 NjoftimTë nderuar nxënës dhe prindër,Ju informojmë, se më poshtë janë bashkëngjitur listat me emrat e nxënësve të pran...
18/06/2026

📢 Njoftim

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Ju informojmë, se më poshtë janë bashkëngjitur listat me emrat e nxënësve të pranuar për vitin e parë.

Lusim të gjithë nxënësit dhe prindërit që t’i kontrollojnë listat dhe të informohen me kohë për rangimin e tyre.

Me respekt,
ShMQSh 'Zef Lush Marku'
Shkup.

🏅 Mirënjohje që na bën krenarë! Shkolla e Mesme Qytetit të Shkupit  “Zef Lush Marku” – Shkup vazhdon të jetë vatër e dij...
17/06/2026

🏅 Mirënjohje që na bën krenarë!

Shkolla e Mesme Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku” – Shkup vazhdon të jetë vatër e dijes dhe formimit të kuadrove të suksesshme, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre lartësojnë emrin e institucionit tonë.

Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi institucional, drejtori i shkollës sonë u nderua sot me një plaketë mirënjohjeje nga gjenerali Besnik Emini, i cili dikur ishte nxënës i kësaj shkolle, ndërsa sot mban një nga pozitat më të larta në radhët e, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky vlerësim është dëshmi e lidhjes së fortë që ish-nxënësit tanë ruajnë me shkollën e tyre dhe një motivim i madh për brezat e rinj. Me krenari kujtojmë dhe vlerësojmë sukseset e nxënësve tanë që sot japin kontribut të çmuar si mjekë, inxhinierë, biznesmenë, pedagogë, ushtarakë dhe profesionistë në fusha të ndryshme. Arritjet e tyre janë frymëzim për të gjithë ne dhe dëshmi se puna, përkushtimi dhe edukimi cilësor sjellin rezultate të qëndrueshme.

👏 Urime gjeneralit Besnik Emini për sukseset dhe kontributin e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në misionin e tij fisnik!

15/06/2026

LAJMËRIM
Provimet interne të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit mbahen më:

Provimet Interne në afatin e qershorit mbahen më:
17.06.2026 Gjeografi, Filozofi, Informatikë ora 09:00
18.06.2026 Histori, Kimi, Fizikë ora 09:00
19.06.2026 Sociologji, Biologji, Matematikë ora 09:00

Listat e nxënësve për provimin intern, së bashku me numrat e vendeve të caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.
Me vete obligativisht duhet të keni:
✔ Letërnjoftimin ose pasaportën;
✔ Dy stilolapsa.
Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shumë suksese në provim!

12/06/2026

NJOFTIM PËR MATURANTËT

Njoftohen të gjithë maturantët me korrespondencë të ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, se Provimi i MATURËS SHKOLLORE, në sesionin e QERSHORIT 2026 nga: Lënda GjUHË SHQIPE DHE LETËRSI, do të mbahet më 15.06.2026 (e Hënë) në ora 08:45.

Me vete obligativisht duhet të keni:
✔ Letërnjoftimin ose pasaportën;
✔ Dy stilolapsa.

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shumë suksese në provim!

🏆 Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026 në SHMQSH “Zef Lush Marku” – Shkup 🏆Në manifestimin tradicional “Takimi i të Parit me ...
10/06/2026

🏆 Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026 në SHMQSH “Zef Lush Marku” – Shkup 🏆

Në manifestimin tradicional “Takimi i të Parit me më të Mirët”, të organizuar nga Qyteti i Shkupit, u prezantuan dhe u nderuan nxënësit më të suksesshëm të shkollave të mesme të qytetit.
Me vendim të Këshillit Arsimor të Shkollës, titulli “Nxënëse e Gjeneratës 2022–2026” në SHMQSH “Zef Lush Marku” iu nda nxënëses Berina Ajdini, e cila gjatë viteve të shkollimit u dallua për përkushtimin, disiplinën, rezultatet e shkëlqyera në mësim dhe angazhimin e saj në aktivitete të ndryshme shkollore e jashtëshkollore. Profesorët e vlerësuan Berinën si një nxënëse shembullore, me vlera të larta akademike dhe njerëzore.
Në këtë moment të veçantë, Berina ndau vlerësimin dhe emocionet me shoqen e saj Jeta Sinani, e cila gjithashtu u vlerësua si nxënëse e dalluar për suksesin dhe angazhimin e saj gjatë shkollimit.
Me krenari theksojmë se gjenerata 2022–2026 përfaqëson një brez të rinjsh të përgatitur, ambiciozë dhe të gatshëm për të ndjekur rrugëtime të suksesshme në fusha të ndryshme profesionale dhe akademike. Arritjet e tyre janë dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet nxënësve, profesorëve dhe prindërve.

SHMQSH “Zef Lush Marku” Shkup, i uron suksese të mëtejshme të gjithë maturantëve në sfidat dhe mundësitë që i presin në të ardhmen. Njëkohësisht, përgëzojmë profesorët e kësaj gjenerate për punën dhe përkushtimin e tyre. Urojmë edhe shumë suksese me gjeneratat që do të vijnë. 🎓✨

10/06/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT

Njoftohen të gjithë maturantët e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të MATURËS SHTETËRORE, në sesionin e QERSHORIT 2026 nga:
Lënda GjUHË SHQIPE, se më 11.06.2026 (e ENJTE) duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në ora 08:00, duke respektuar të gjitha rregullat dhe protokollet e parapara për zhvillimin e Maturës Shtetërore.

Listat e nxënësve për provimin ekstern, së bashku me numrat e vendeve të caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.

Me vete obligativisht duhet të keni:
✔ Letërnjoftimin ose pasaportën;
✔ Dy stilolapsa.

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shumë suksese në provim!

09/06/2026

🌿 Në përmbyllje të vitit mësimor 2025/26, në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” u organizua një ekspozitë biologjike me punime kreative të nxënësve. Nën udhëheqjen e profesoreshës Lindita Sejfullahu Elezi, nxënësit prezantuan projekte që ndërthurin shkencën, artin dhe natyrën, duke dëshmuar kreativitet, dije dhe përkushtim ndaj biologjisë dhe mjedisit. Përmes modeleve, punimeve dekorative dhe materialeve edukative, ata paraqitën rëndësinë e biodiversitetit, ekosistemeve dhe mbrojtjes së natyrës. Aktiviteti krijoi një atmosferë frymëzuese dhe edukative, duke nxitur interesimin e të rinjve për shkencën dhe duke vlerësuar punën, talentin dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor. 🌱✨

09/06/2026

🌿 Në përmbyllje të vitit mësimor 2025/26, në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” u organizua një ekspozitë biologjike me punime kreative të nxënësve. Nën udhëheqjen e profesoreshës Lindita Sejfullahu Elezi, nxënësit prezantuan projekte që ndërthurin shkencën, artin dhe natyrën, duke dëshmuar kreativitet, dije dhe përkushtim ndaj biologjisë dhe mjedisit. 🌱✨

Address

Rr. “Llazo Trpovski” Pa Nr. Shkup-Veri
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category