10/06/2026
Aksion për një mjedis më të pastër.
Nxënësit tanë morën pjesë në pastrimin e mjedisit në Matkë, i organizuar në kuadër të fushatës "PO për mjedisin – STOP dhunës", me mbështetjen e GCERF, MCIC (Macedonian Center for International Cooperation) dhe Otvorena Porta (Porta e Hapur).
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kontribuan në ruajtjen e mjedisit dhe promovuan vlerat e përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe respektit ndaj natyrës.