05/06/2026
Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare III
“Hartëzimi i Peizazhit Kulturor në vendbanimet e Alpeve Shqiptare”
THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS
Vendndodhja: Budaçe-Lëpushë, Kelmend, Lugina e Lëpushës
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
Datat: 03-09 Korrik 2026
Afati i aplikimit: 10 Qershor 2026
Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare III
“Hartëzimi i Peizazhit Kulturor në vendbanimet e Alpeve Shqiptare”
THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS
Vendndodhja: Budaçe-Lëpushë, Kelmend, Lugina e Lëpushës
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
Datat: 03-09 Korrik 2026
Afati i aplikimit: 10 Qershor 2026
Organizuar nga GO2Albania
Bashkëpununëtorë: Réseau Tramontana, Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër
Financuar nga: Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, Bashkimi Europian Creative Europe
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (Kategoria II e IUCN) është shpallur me VKM Nr. 59, dt 26.01.2022, si parku më i madh në Shqipëri, me sipërfaqe 82 844,65ha. Pozicionuar në pjesën më veriore të vendit, Parku shtrihet në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër dhe në Bashkinë Tropojë të Qarkut Kukës. Në jug kufizohet me 3 parqe natyrore: “Nikaj-Mertur” (2014), “Lugina e Shalës” (2022) dhe “Shkrel” (2016). Ndërsa në veri me PK “Prokletije” (2009) të Malit të Zi, në verilindje me PK “Bjeshkët e Nemuna” (2012) të Kosovës - dhe të tre së bashku, këto parqe përbëjnë Alpet Shqiptare që shtrihen në ekstremin juglindor të Alpeve Dinarike.
Alpet Shqiptare përfaqësojnë rajonin më madhështor të Shqipërisë. Ata janë vendi i miteve dhe i legjendave, i Këngëve të Kreshnikëve dhe i Kanunit, i trimave që nisen për luftë me kângë mâjekrahu e nderohen me gjâmë burrash, i besës dhe i burrneshave. Alpet janë origjina dhe territori i shumicës së 10 fiseve të paepura të Gegnisë, të shpërndarë përgjatë historisë që nga Danubi e deri në Egje, e që nga Apeninet deri përtej Atlantikut.
Mënyra tradicionale e jetesës së banorëve të vendosur që nga luginat e lumenjve e deri në përrenjtë më të thellë e më të izoluar, ka evoluar shumë ngadalë përgjatë 3 mijë viteve të fundit, duke formësuar peizazhin kulturor.
Ky peizazh përmban trashëgimi të çmuar historike, antropologjike, arkeologjike, ekologjike dhe shpirtërore, shpesh të rrezikuar nga braktisja, modernizimi, por edhe nga ndryshimet klimatike.
Duke u zhvilluar në njërin prej vendbanimeve më të reja të Alpeve, që deri një shekull më parë përdorej për verimin e bagëtive, kjo shkollë verore 7-ditore do të ofrojë përvojë unike në terren për njohjen, dokumentimin dhe hartëzimin e peizazhit kulturor, për të ndihmuar në të kuptuarit e civilizimit rural në malësitë e Gegnisë.
Programi krijon hapësirë ndërdisiplinore për njohje në terren të vendbanimit malor në rajonin verior të Shqipërisë, reflektim kritik dhe prodhim kolektiv njohurish.
Detaje mbi procesin e Shkollën Verore dhe procesin e aplikimit e gjeni në paketën e thirrjes së hapur, në lidhjen më poshtë: https://drive.google.com/file/d/1vGsTWYIfV7xfMQaPVOY4nh5xLzOPXmd3/view?usp=drive_link