Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum

Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum Forumi Rinor Islam është organizatë rinore joqeveritare, e themeluar më 05.07.2000!

TRAJNIMI RINOR “PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM SHOQËROR” NË STRUGËNë ambientet e Hotel Drim në Strugë, nga 21 deri më 2...
23/08/2026

TRAJNIMI RINOR “PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM SHOQËROR” NË STRUGË

Në ambientet e Hotel Drim në Strugë, nga 21 deri më 23 gusht 2026, u realizua trajnimi rinor “Për një zhvillim të qëndrueshëm shoqëror”, organizuar nga Forumi Rinor Islam (FRI) në bashkëpunim me Asamblenë Botërore të Rinisë Islame (WAMY).

Në trajnim morën pjesë rreth 30 të rinj nga FRI, O.H. “Kalliri i Mirësisë” dhe O.K.H. “Merhamet”.

Gjatë programit, prof. Hani Duman zhvilloi ligjërata dhe punëtori interaktive mbi temat “Elementet e personalitetit të suksesshëm për lidership shoqëror” dhe “Mjedisi i punës dhe roli i tij në aktivizimin e potencialeve njerëzore”. Pjesëmarrësit patën mundësi që përmes grupeve punuese, diskutimeve dhe bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me ligjëruesin t’i trajtojnë këto tema edhe në aspektin praktik.

Në kuadër të trajnimit, Hoxhë Rufat Sherifi ligjëroi temën “Si t’i fitojmë zemrat e të rinjve – modeli i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.”, duke trajtuar shembullin profetik në afrimin, edukimin dhe komunikimin me të rinjtë.

Programi u pasurua gjithashtu me lexim të Kur’anit, këshilla, aktivitete të përbashkëta dhe hapësira për bashkëbisedim mes pjesëmarrësve.

Trajnimi u përmbyll të dielën me fjalime përshëndetëse nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, dhe trajnuesi prof. Hani Duman. Në fjalën e tij, kryetari Mustafa falënderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe angazhimin e tyre gjatë trajnimit, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për prof. Hani Duman për ligjëratat e zhvilluara dhe për gatishmërinë e tij për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit. Në fund u realizua edhe ndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Strugë, 21–23 gusht 2026

ROLI I GRAVE NË FUQIZIMIN E PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE – FRI PËRMBYLLI SEMINARIN DYDITOR PËR FUQIZIMIN E ROLIT TË GRUASForu...
20/08/2026

ROLI I GRAVE NË FUQIZIMIN E PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE – FRI PËRMBYLLI SEMINARIN DYDITOR PËR FUQIZIMIN E ROLIT TË GRUAS

Forumi Rinor Islam, me mbështetjen e WAMY – Asamblesë Botërore të Rinisë Myslimane, përmbylli më 20 gusht 2026 seminarin dyditor me moton “Roli i grave në fuqizimin e përgjegjësisë shoqërore”.

Dita e dytë solli në fokus temën “Tiparet e lideres iniciatore dhe roli i saj në zhvillim”, të trajtuar nga prof. Hani Duman. Përmes ligjërimit dhe diskutimeve, pjesëmarrëset reflektuan mbi tiparet që e bëjnë një lidere të jetë nismëtare, e vendosur dhe e aftë për ta kthyer potencialin në veprim konkret.

Një dimension i veçantë i ditës ishte puna në grupe, ku pjesëmarrëset kaluan nga teoria te praktika, duke ndërtuar ide projektesh mbi bazën e një nevoje konkrete, një qëllimi të qartë, një ekipi pune dhe hapave të realizimit. Kjo pjesë e seminarit synoi të nxisë jo vetëm të menduarit kreativ, por edhe aftësinë për të marrë iniciativë dhe për ta strukturuar një ide në një projekt të zbatueshëm.

Përgjatë dy ditëve, seminari krijoi një hapësirë ku dija, reflektimi dhe bashkëpunimi u lidhën me veprimin, duke nxitur pjesëmarrëset që rolin e tyre në shoqëri ta shohin jo vetëm si mundësi për zhvillim personal, por edhe si përgjegjësi për të kontribuar në të mirën e përbashkët.

Në përmbyllje, prof. Hani Duman ndau një fjalë përfundimtare, ndërsa programi vijoi me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrëset.

Seminari u përmbyll me mesazhin se lidershipi fillon aty ku potenciali shndërrohet në iniciativë, ndërsa iniciativa në kontribut për shoqërinë.

Shkup, 20 gusht 2026

FRI REALIZOI DITËN E PARË TË TAKIMIT RINOR “ROLI I GRAVE NË FUQIZIMIN E PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE”Forumi Rinor Islam, me m...
20/08/2026

FRI REALIZOI DITËN E PARË TË TAKIMIT RINOR “ROLI I GRAVE NË FUQIZIMIN E PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE”

Forumi Rinor Islam, me mbështetjen e WAMY – Asamblesë Botërore të Rinisë Myslimane, organizoi më 19 gusht 2026, në Qendrën Rinore të FRI-së në Shkup, ditën e parë të Takimit Rinor “ROLI I GRAVE NË FUQIZIMIN E PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE”, me pjesëmarrjen e të rejave nga organizatat anëtare pranë WAMY që veprojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në hapje të takimit, të pranishmet i përshëndeti Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, i cili u uroi mirëseardhje pjesëmarrëseve dhe vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet organizatave.

Në kuadër të programit, prof. Hani Duman trajtoi temën “Mjedisi i punës dhe roli i tij në aktivizimin e potencialeve njerëzore”, duke u fokusuar në rëndësinë që ka një mjedis i shëndoshë dhe motivues në zhvillimin e individit dhe në suksesin e një ekipi.

Gjatë ligjëratës u theksuan disa elemente të rëndësishme për krijimin e një mjedisi pozitiv të punës, si komunikimi i qartë, ndarja e përgjegjësive, besimi ndërmjet anëtarëve të ekipit, mundësitë për zhvillim dhe mësim të vazhdueshëm, si dhe njohja e aftësive dhe potencialit të secilit individ. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të udhëheqësit në njohjen e ekipit, krijimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe aktivizimin e potencialeve individuale në funksion të qëllimeve të përbashkëta.

Pjesëmarrëset u përfshinë edhe në detyra dhe ushtrime praktike, përmes të cilave reflektuan mbi mënyrën se si e konceptojnë një mjedis të mirë pune, faktorët që ndikojnë në motivimin e një ekipi dhe hapat që mund të ndërmerren për ta bërë atë më aktiv dhe produktiv.

Takimi synon të krijojë hapësirë për zhvillim, shkëmbim përvojash dhe fuqizim të kapaciteteve të të rejave, duke e orientuar potencialin individual drejt lidershipit, përgjegjësisë dhe kontributit të dobishëm në shoqëri.

Shkup, 19 gusht 2026

VIZITË STUDIMORE E STUDENTEVE TË IMH NË FORUMIN RINOR ISLAMForumi Rinor Islam pati kënaqësinë të mirëpresë një grup stud...
25/07/2026

VIZITË STUDIMORE E STUDENTEVE TË IMH NË FORUMIN RINOR ISLAM

Forumi Rinor Islam pati kënaqësinë të mirëpresë një grup studentesh nga Genç Hareketi, dega rinore e İnsan ve Medeniyet Hareketi (IMH), të cilat po zhvillojnë një vizitë studimore në vendet e Ballkanit.

Studentet u pritën nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, i cili i njohu me misionin, vizionin dhe veprimtarinë e institucionit, si dhe me projektet dhe aktivitetet që FRI zhvillon në shërbim të rinisë.

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave rinore, fuqizimin e të rinjve dhe ruajtjen e kujtesës historike. Vizita e tyre në Ballkan ka për qëllim njohjen nga afër me ngjarje dhe vende me rëndësi historike, si pjesë e programit të tyre studimor.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme dhe shkëmbim përvojash në dobi të rinisë.

Korrik 2026, Shkup

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLLDita e tretë u karakterizua me vizitën në Pallatin Dolmabahçe, një nga monumentet më të...
17/07/2026

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLL

Dita e tretë u karakterizua me vizitën në Pallatin Dolmabahçe, një nga monumentet më të rëndësishme historike të Stambollit. Më pas, pjesëmarrëset patën kënaqësinë të vizitojnë hoxhë Ramazan Kayan, i cili i mirëpriti përzemërsisht dhe ndau me to këshilla e porosi me vlerë, duke i inkurajuar në rrugëtimin e tyre shpirtëror dhe intelektual kështu duke e bërë këtë takim një përjetim të veçantë dhe frymëzues.

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLLDita e dytë u karakterizua me vizitat në Sarajin Topkapi, ku ruhen amanete të çmuara is...
16/07/2026

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLL

Dita e dytë u karakterizua me vizitat në Sarajin Topkapi, ku ruhen amanete të çmuara islame, në Aja Sofinë – simbol i historisë dhe qytetërimit islam – si dhe në Xhaminë Sulltan Ahmed (Xhaminë Blu), një nga xhamitë më madhështore të botës islame. Më pas, pjesëmarrëset vizituan sheshin Taksim, Kullën Galata dhe lagjen Ortaköy, duke shijuar bukuritë e Stambollit, qytetit që ndërthur në mënyrë të veçantë trashëgiminë islame me kulturën dhe historinë e tij.

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLLDita e parë u karakterizua me vizitën në Xhaminë e Ejup Sulltanit, takimin në organizat...
15/07/2026

ÇASTE NGA EKSKURZIONI NË STAMBOLL

Dita e parë u karakterizua me vizitën në Xhaminë e Ejup Sulltanit, takimin në organizatën IMH dhe lundrimin në Bosfor, ku pjesëmarrëset shijuan pamjet e mrekullueshme të Stambollit.

FRI ORGANIZOI EKSKURZION VEROR NË STAMBOLLNë kuadër të aktiviteteve verore, Forumi Rinor Islam organizoi një ekskursion ...
14/07/2026

FRI ORGANIZOI EKSKURZION VEROR NË STAMBOLL

Në kuadër të aktiviteteve verore, Forumi Rinor Islam organizoi një ekskursion treditor në Stamboll të Turqisë, në të cilin morën pjesë rreth 50 vajza.
Përgjatë tre ditëve, pjesëmarrëset patën rastin të vizitojnë disa nga monumentet më të njohura historike, kulturore dhe islame të qytetit. Itinerari përfshiu vizitën në Xhaminë e Ejup Sulltanit, Xhaminë e Ajasofisë, Xhaminë Sulltan Ahmed, Xhaminë Fatih, Pallatin Topkapı, Pallatin Dolmabahçe, Kullën Galata, sheshin Taksim dhe lagjen piktoreske Ortaköy. Një nga momentet më të veçanta të udhëtimit ishte edhe lundrimi në Bosfor, ku pjesëmarrëset shijuan pamjet madhështore të qytetit që shtrihet në dy kontinente.

Përveç vizitave në vendet me rëndësi historike e kulturore, ekskursioni u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë shoqërore, duke u dhënë vajzave mundësinë të krijojnë miqësi të reja, të shkëmbejnë përvoja dhe të kalojnë momente të bukura së bashku.

Ky aktivitet ishte një ndër nismat verore të Forumit Rinor Islam, me synimin për të ndërthurur edukimin, njohjen e trashëgimisë islame, kulturën dhe rekreacionin, duke u ofruar të rejave një përvojë të dobishme dhe të paharrueshme.

Stamboll, 7-10 korrik 2026

Address

Çairska, 1
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:30 - 16:00
Tuesday 09:30 - 16:00
Wednesday 09:30 - 16:00
Thursday 09:30 - 16:00
Friday 09:30 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum:

Share