05/04/2026
Mundem të të uroj
Mundem të të uroj martesën,
mundem të të uroj lindjen e fëmiut,
mundem të të uroj kryerjen e studimeve,
mundem të të uroj hyrjen në shtëpi të re,
mundem të të uroj hyrjen në punë, etj.
Mirëpo..
Nuk mundem të të uroj festat e paganëve,
e as festat e jehudëve, apo festat e krishterëve.
Nuk mundem të të uroj Krishtlindjen, e as të të them Urime lindja e Isait, të cilin ti e llogaritë Zot apo bir i Zotit.
Nuk mundem të të uroj Shën Gjergjin,
e as Shën Mitrin (Martinin), e as Shën Valentinin dhe as ndonjë Shën tjetër.
Nuk mundem të të uroj pirjen e alkoolit, e as fitimin nga kazino, e as arritjen me kamatë, e as ndonjë mëkat tjetër.
Megjithëse..
Mund të të ndihmoj nëse ke nevojë,
mund të të zgjas dorën nëse je i varfër.
Nuk mundem të të tradhëtoj,
nuk mundem të të mashtroj,
nuk mundem të të bëj ndonjë padrejtësi.
Nuk të ofendoj, nuk të pengoj dhe nuk të dëmtoj.
Mirëpo..
Jemi të qartë!
"Ju e keni fenë tuaj dhe unë e kam fenë time". (Sureja Kafirun, Ajeti 6)
Ju i keni festat e juaja dhe unë e kam festën time. Festat e mia janë Bajrami i fitrit dhe Bajrami i kurbanit.
Jam i kënaqur me atë që Allahu e ka zgjedhur për mua si festë.
Hoxhë Omer Bajrami