Arseni Jovkov - Zyrtar

Arseni Jovkov - Zyrtar

Share

ShMEJQSh „ARSENI JOVKOV" – SHKUP
СЕПУГС „АРСЕНИ ЈОВКОВ“ – СКОПЈЕ

11/06/2026

📣 Të nderuar semimaturantë,
Ju njoftojmë se nga 12 deri më 15 qershor 2026 fillon aplikimi dhe regjistrimi i nxënësve në SHMEJQSh “Arseni Jovkov” – Shkup. Aplikimi realizohet në mënyrë elektronike përmes portalit të MASH-it e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa më pas dorëzohen dokumentet e nevojshme në shkollë.
Për nxënësit që nuk kanë mundësi teknike për të realizuar aplikimin online nga shtëpia, shkolla ka angazhuar personel përgjegjës që do t’u ndihmojë gjatë procesit të aplikimit.

Ju urojmë shumë sukses në regjistrim dhe ju mirëpresim në familjen tonë arsimore! ✨

10/06/2026

Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër dhe bashkëpunëtorë,

Me përfundimin e vitit shkollor 2025/2026, dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin që kemi realizuar së bashku gjatë këtij viti shkollor.

Jemi krenarë për sukseset që arritën nxënësit tanë në mësim, gara, projekte dhe aktivitete jashtëmësimore. Çdo sukses është rezultat i përpjekjeve të nxënësve, mbështetjes së prindërve dhe profesionalizmit të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.

Urime të veçanta u drejtoj maturantëve, të cilët po përfundojnë arsimin e mesëm dhe po nisin një kapitull të ri në jetën e tyre. Ju uroj shumë sukses, guxim dhe këmbëngulje në realizimin e qëllimeve tuaja.

Falënderoj mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë për përkushtimin, përgjegjësinë dhe dashurinë ndaj arsimit, si dhe prindërit për besimin dhe bashkëpunimin në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë.

Të gjithë nxënësve u uroj pushime verore të këndshme, të sigurta dhe të mbushura me momente të bukura, pushim dhe përgatitje për sfida të reja.

Le të vazhdojnë suksesi, dijet dhe respekti i ndërsjellë të jenë vlerat tona të përbashkëta edhe në të ardhmen.

Me respekt,Drejtori:
BLERIM ZEKIRI

06/06/2026

🎓 Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026

Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, nxënësja Elmira Kqiku nga klasa IV-1 u shpall Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026 në SHMEJQSH “Arseni Jovkov” – Shkup.
Ky titull iu nda për suksesin e shkëlqyer, përkushtimin dhe angazhimin e saj gjatë katër viteve të shkollimit. Drejtori i shkollës i ndau mirënjohje si nxënësja më e dalluar e gjeneratës.

🎓 Urime, Elmira! Të urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tënd të ardhshëm. 🌟👏

03/06/2026

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë nxënësit maturantë të rregullt dhe me korrespondencë se provimet eksterne të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit do të mbahen sipas këtij orari:

📅 06.06.2026 (e shtunë), ora 09:00• Gjuhë Angleze• Gjuhë Frenge• Gjuhë Gjermane• Matematikë

📅 11.06.2026 (e enjte), ora 09:00• Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Të gjithë nxënësit duhet të jenë para shkollës në ora 08:00.

Listat e nxënësve për provimet eksterne, së bashku me numrat e vendeve të caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.

Nxënësit duhet të kenë me vete:• Letërnjoftim ose dokument valid për identifikim;• Dy lapsa kimikë.

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë suksese në provime!

27/05/2026
25/05/2026

🎓 Maturantët 2026 🎓

Photos from Arseni Jovkov - Zyrtar's post 21/05/2026

Sot, drejtori i SHMEJQSH “Arseni Jovkov” – Shkup, Blerim Zekiri, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar (ISOS) dhe shkollës sonë.
Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të arsimit profesional dhe krijimit të mundësive të reja për nxënësit tanë.

- Përmes këtij bashkëpunimi do të mundësohet praktikë profesionale, zhvillim në karrierë dhe përgatitje më cilësore e të rinjve për tregun e punës.🤝📚

20/05/2026

Në shkollën tonë SHMEJQSH “Arseni Jovkov” u realizua një takim me drejtorin e Qendrës për Zhvillim dhe Arsim Profesional Besnik Zendeli. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e arsimit profesional, bashkëpunimin institucional dhe mundësitë për zhvillimin e kompetencave të nxënësve në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe me interes të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

19/05/2026

✨ Një mbrëmje e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime që do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona. 🎓
Mbrëmja e Maturës shënon fundin e një kapitulli të bukur dhe fillimin e ëndrrave të reja për maturantët tanë. 🌟
Krenarë për sukseset, miqësinë dhe rrugëtimin tuaj, ju urojmë një të ardhme të ndritur, plot arritje, lumturi dhe suksese në çdo hap të jetës! ✨

Photos from Fakulteti Juridik UEJL / Law Faculty SEEU / Правен Факултет УЈИЕ's post 13/05/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Улица „Ќемал Сејфула“ бр. 35, нас. Бутел
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 07:30 - 19:30
Wednesday 07:30 - 19:30