Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје

  • Home
  • Macedonia
  • Skopje
  • Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје

Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје, College & University, Skopje.

Fakulteti i Shkencave Islame eksploron, zhvillon dhe promovon mësimdhënien dhe hulumtimin në projekte të ndryshme shkencore, me qëllim avancimi të dijeve, aftësive, shkathtësive të studentëve.

Vazhdon rikonstruksioni në Fakultetin e Shkencave Islame – ShkupMe synimin për të përmirësuar kushtet e studimit dhe të ...
01/08/2026

Vazhdon rikonstruksioni në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Me synimin për të përmirësuar kushtet e studimit dhe të punës, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup po vazhdojnë punimet për rikonstruksionin dhe modernizimin e disa pjesëve të objektit. Fakulteti vazhdon të investojë në zhvillimin e infrastrukturës, duke krijuar hapësira më funksionale, më bashkëkohore dhe më të përshtatshme për studentët, stafin akademik dhe vizitorët.

Ky investim është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë së arsimit universitar dhe krijimin e një ambienti që i përgjigjet nevojave të kohës, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe misionin akademik të institucionit.

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregulltSot, më 24.07.2026, Këshi...
24/07/2026

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt

Sot, më 24.07.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e tij të 74-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Mbledhjen e nderoi me praninë e tij Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi.
Me këtë rast, Reis-ul-Ulema përshëndeti anëtarët e Këshillit, duke vlerësuar angazhimin e Fakultetit në avancimin e arsimit të lartë islam dhe duke shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për zhvillimin dhe fuqizimin e institucionit.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës që lidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor-shkencor dhe administrativ të Fakultetit. Gjithashtu, u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin akademik, organizativ dhe strategjik të institucionit, duke u marrë vendime në përputhje me aktet normative dhe misionin e Fakultetit.
Në përmbyllje të mbledhjes, Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, falënderoi Reis-ul-Ulemanë, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahun, për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Fakultetit të Shkencave Islame.
Njëkohësisht, Dekani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për stafin akademik dhe administrativ, duke vlerësuar angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë vitit akademik 2025/2026. Ai theksoi se rezultatet e arritura janë fryt i punës së përbashkët, përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit të të gjithë pjesëtarëve të Fakultetit.
Në fund, Dekani u uroi anëtarëve të Këshillit, stafit akademik e administrativ, si dhe studentëve, shëndet, mbarësi dhe pushime të begata. Ai iu lut Allahut të Plotfuqishëm që viti i ri akademik t'i gjejë të gjithë me shëndet të mirë, energji të reja, suksese të shumta dhe bereqet në çdo angazhim

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi OsmaniSot, me 20.07.2026 Fakulteti...
20/07/2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani

Sot, me 20.07.2026 Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij profesorin e pensionuar Prof. Shafi Osmani, një personalitet i respektuar i arsimit dhe edukimit, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin e shumë brezave.
Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, e priti profesorin e tij me respekt dhe mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar si një edukator të përkushtuar, nga i cili ka përfituar jo vetëm dije, por edhe vlera të larta njerëzore e profesionale.
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në edukimin e brezave, Dekani i dhuroi Prof. Shafi një dhuratë simbolike me emblemën e Fakultetit të Shkencave Islame, si kujtim dhe shprehje respekti për lidhjen e veçantë që ai ruan me institucionin dhe me studentët e tij.
Me këtë rast, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi shprehu falënderimin e tij për rolin e pazëvendësueshëm të mësuesit në formimin e personalitetit të njeriut, duke theksuar se nderimi i edukatorëve është një vlerë e rrënjosur në traditën tonë akademike dhe islame.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, të mbushur me kujtime, respekt dhe mirënjohje, duke dëshmuar se lidhja ndërmjet mësuesit dhe nxënësit mbetet e përhershme dhe se kontributi i edukatorëve vazhdon të jetojë në sukseset e brezave që ata kanë formuar.

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Hono...
17/07/2026

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa

Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame.
Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, duke theksuar se ky titull përfaqëson një vlerësim të lartë institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të Reis-ul-Ulemas në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame. Ai nënvizoi se nderimi i personaliteteve të tilla është njëkohësisht nder për institucionin dhe frymëzim për brezat e rinj.
Reis-ul-Ulema falënderoi përzemërsisht Fakultetin e Shkencave Islame për këtë vlerësim prestigjioz, duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj Dekanit, Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit te Shencave Islame. Ai vlerësoi lart rolin e Fakultetit në përgatitjen e kuadrove të dijes islame dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në shërbim të arsimit, shkencës dhe komunitetit.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Dekani, Prof dr. Abdulxhemil Nesimi i dhuroi Reis-ul-Ulemas veprën e tij më të re shkencore, të botuar së fundmi nga Fakulteti i Shkencave Islame, si simbol i angazhimit të institucionit në zhvillimin e mendimit akademik dhe promovimin e literaturës shkencore islame.

Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe vëllazërore, duke dëshmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame dhe Bashkësisë Fetare Islame, si dhe përkushtimin e përbashkët për avancimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe ruajtjen e vlerave të mirëfillta islame.

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së ShkupitFakulteti i Shkencave Islame...
02/07/2026

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre.

Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për t’i afruar të rinjtë me institucionet e arsimit të lartë islam dhe për t’i motivuar ata në rrugëtimin e dijes, edukimit dhe formimit të tyre profesional e shpirtëror.

Fakulteti i Shkencave Islame mbetet i përkushtuar në mbështetjen, frymëzimin dhe orientimin e brezave të rinj drejt dijes, vlerave dhe edukimit cilësor.

Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me suksesProjekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf”, i realizuar në ...
01/07/2026

Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses

Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf”, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, u përmbyll me sukses gjatë periudhës 21–27 qershor.

Në këtë program morën pjesë gjithsej 16 studentë, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Islame u përfshinë 7 studentë së bashku me dy pedagogët tanë, Dr. Furkan Shaban dhe prof. Vildan Kaloshi, të cilët morën pjesë në cilësinë e koordinatorëve të projektit.

Në kuadër të programit u zhvilluan vizita studimore dhe kulturore në Stamboll, Edrene dhe Bursa. Gjatë këtyre vizitave u shqyrtuan nga afër xhamitë, komplekset (kullijet), hanet, urat dhe monumentet e tjera vakëfnore, të cilat përfaqësojnë trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetërimit osman.

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me drejtuesit rajonalë të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Gjithashtu, u vizitua edhe Universiteti Vakëf Fatih Sultan Mehmet, ku pjesëmarrësit ndoqën një prezantim informues mbi strukturën akademike dhe mundësitë arsimore që ofron ky institucion.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha institucionet dhe partnerët që kontribuan në realizimin me sukses të këtij programi.

-------------------------------------------------------------------------

“Hayal Et, Keşfet, Vakfet” Projesi Başarıyla Tamamlandı

Kuzey Makedonya İslam Dini Birliği ile T.C. Vakıflar Genel Müdürlüğü iş birliğinde hayata geçirilen “Hayal Et, Keşfet, Vakfet” projesi başarıyla 21-27 Haziran tarihleri arasında tamamlandı. Toplam 16 öğrencinin yer aldığı programa, fakültemizden 7 öğrenci ile birlikte iki öğretim üyemiz Dr. Furkan Şaban ve prof. Vildan Kaloşi proje sorumlusu olarak katılım sağladı.

Program kapsamında İstanbul, Edirne ve Bursa’ya ziyaretler düzenlenmiş; Osmanlı medeniyetinden günümüze ulaşan camiler, külliyeler, hanlar, köprüler ve diğer vakıf eserleri yerinde incelenmiştir.
Ziyaretler sırasında T.C. Vakıflar Genel Müdürlüğü’nün bölge yöneticileriyle bir araya gelinmiş, ayrıca bir vakıf üniversitesi olan Fatih Sultan Mehmet Vakıf Üniversitesi de ziyaret edilerek üniversitenin akademik yapısı ve eğitim imkânları hakkında bilgilendirici bir sunum takip edilmiştir.
Bu programın gerçekleşmesine katkı sağlayan tüm kurum ve paydaşlara teşekkür ederiz.

U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai Fa...
27/06/2026

U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, më 26 qershor 2026, organizoi manifestimin solemn për ndarjen e titullit më të lartë akademik „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hafiz Shaqir ef. Fetai. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, akademike dhe fetare, drejtuesve të institucioneve arsimore, profesorëve universitarë, imamëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë nga vendi dhe rajoni, të cilët me praninë e tyre i dhanë një dimension të veçantë kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike dhe institucionale. Në fjalën e tij hyrëse, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi, duke nënvizuar se titulli „Doctor Honoris Causa“ u nda si shprehje e mirënjohjes dhe respektit për kontributin e jashtëzakonshëm të H. Hafiz Shaqir ef. Fetait në zhvillimin e arsimit islam, avancimin e institucioneve fetare dhe arsimore, promovimin e dijes dhe edukimit, si dhe forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë ceremonisë u lexua vendimi për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“, ku u theksua se H. Hafiz Shaqir ef. Fetai, përmes veprimtarisë së tij shumëvjeçare si imam, pedagog, teolog dhe udhëheqës fetar, ka dhënë kontribut të çmuar në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e mendimit bashkëkohor islam dhe konsolidimin e rolit të institucioneve fetare dhe arsimore në shoqëri. Po ashtu, u vlerësua angazhimi i tij në promovimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si dhe përkushtimi i vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar të komunitetit musliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Momenti qendror i manifestimit ishte dorëzimi i diplomës të titullit „Doctor Honoris Causa“, të cilat iu ndanë laureatit si simbol i vlerësimit institucional për kontributin e tij të shquar në fushën e arsimit, kulturës, jetës fetare dhe shoqërore.
Në fjalën e tij përshëndetëse, H. Hafiz Shaqir ef. Fetai falënderoi Fakultetin e Shkencave Islame për nderin dhe vlerësimin e dhënë, duke e cilësuar këtë titull jo vetëm si një mirënjohje personale, por edhe si një vlerësim për institucionet fetare dhe arsimore që punojnë për edukimin dhe formimin e brezave të rinj mbi parimet e dijes, etikës dhe përgjegjësisë shoqërore. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe fetare në përballjen me sfidat bashkëkohore, duke potencuar se investimi në dije, edukim dhe kërkim shkencor mbetet rruga më e sigurt drejt zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë. Manifestimi u përmbyll në një atmosferë festive dhe solemne, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup dhe duke riafirmuar përkushtimin e tij për të nderuar dhe vlerësuar personalitetet që me veprën dhe angazhimin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën akademike, fetare dhe shoqërore. Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup i uron H. Hafiz Shaqir ef. Fetait shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në misionin e tij fisnik në shërbim të fesë, arsimit dhe shoqërisë

25/06/2026
Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në ...
24/06/2026

Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë

Dekani i Fakultetit, Prof dr Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame”, që u mbajt në Prishtinë.

Delegacioni u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z Naim Ternava së bashku me stafin e tij, si dhe nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame.
Në këtë ngjarje solemne, fjalë përshëndetëse mbajti H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili vlerësoi rolin dhe rëndësinë e revistës “Dituria Islame” gjatë katër dekadave të veprimtarisë së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo revistë ka trajtuar me përkushtim tema islame bashkëkohore, duke ndriçuar çështje të rëndësishme fetare, arsimore e shoqërore, si dhe duke përcjellë zhvillimet dhe sfidat me të cilat është përballur popullata shqiptare myslimane në rajon.
Reisul Ulema veçoi gjithashtu kontributin e revistës në ruajtjen dhe promovimin e vlerave islame, kulturore dhe kombëtare, duke e cilësuar atë si një burim të rëndësishëm të dijes dhe të mendimit islam ndër shqiptarët.
Solemniteti u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe akademike, duke mbledhur personalitete fetare, akademikë, studiues dhe mysafirë të shumtë nga vendi dhe rajoni për të shënuar këtë jubile të rëndësishëm të revistës “Dituria Islame”.

Address

Skopje

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup/Факултет за Исламски Науки - Скопје:

Share