06/06/2026
Ruajtja dhe promovimi i traditës sonë
Nxënësit e klasave të katërta realizuan një program të veçantë kulturor me qëllim promovimin dhe ruajtjen e traditave tona të çmuara.
Përmes këngëve, valleve, recitimeve dhe prezantimeve të ndryshme, ata sollën para të pranishmëve bukurinë e kulturës, zakoneve dhe vlerave që janë trashëguar brez pas brezi. Me talentin, përkushtimin dhe energjinë e tyre, nxënësit dëshmuan rëndësinë e njohjes dhe ruajtjes së identitetit tonë kulturor.
Atmosfera festive, buzëqeshjet e fëmijëve dhe emocionet e prindërve e bënë këtë aktivitet të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë mësueset e klasave të katërta, nxënësit dhe prindërit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij programi të mrekullueshëm.
Tradita është ura që lidh të kaluarën me të ardhmen, ndërsa edukimi i brezave të rinj për ruajtjen e saj është një nga vlerat më të rëndësishme që kultivojmë në shkollën tonë. 🌿📚✨
Учениците од четвртите одделенија реализираа посебна културна програма со цел промовирање и зачувување на нашите драгоцени традиции.
Преку песни, ора, рецитали и различни презентации, тие ја претставија убавината на нашата култура, обичаи и вредности кои се пренесуваат од генерација на генерација. Со својот талент, посветеност и ентузијазам, учениците ја истакнаа важноста од запознавањето, почитувањето и зачувувањето на нашиот културен идентитет.
Свечената атмосфера, насмевките на децата и емоциите на родителите го направија овој настан незаборавно доживување за сите присутни. Им благодариме на наставниците од четвртите одделенија, учениците и родителите за нивниот ангажман и соработка во реализацијата на оваа прекрасна програма.
Традицијата е мост што ги поврзува минатото и иднината, а воспитувањето на младите генерации во духот на нејзиното зачувување претставува една од најважните вредности што ги негуваме во нашето училиште. 🌿📚✨
02/06/2026
🏆 NXËNËS TË GJENERATËS DHE NXËNËS TË DALLUAR PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026 🏆
Me kënaqësi shpallim nxënësit e zgjedhur si Nxënës të Gjeneratës dhe Nxënës të Dalluar për vitin shkollor 2025/2026.
🌟 NXËNËS TË GJENERATËS
• Ognen Dimoski – IX-1
• Xhemail Aliji – IX-3
• Kajra Ismaili – IX-8
🌟 NXËNËS TË DALLUAR
• Milla Stojanovska – VIII-1
• Riga Memeti – VIII-3
• Gjulsu Sulejman – VIII-7
• Najla Lika – VII-2
• Bleron Memeti – VII-4
• Elif Nisa Altaj – VII-8
• Mustafa Kadrijeviq – VI-2
• Kron Aliji – VI-4
• Belis Menishi – VI-7
• Anis Liçina – V-1
• Aiman Husein – V-6
• Zehra Reshep – V-7
Urime të gjithë nxënësve për rezultatet e arritura, përkushtimin, sjelljen shembullore dhe angazhimin e treguar gjatë viteve të shkollimit. Ju dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejmë arsimor dhe personal.
👏 Urime nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve për këtë sukses!
🏆 УЧЕНИЦИ НА ГЕНЕРАЦИЈАТА И ИСТАКНАТИ УЧЕНИЦИ ЗА УЧЕБНАТА 2025/2026 ГОДИНА 🏆
Со особена гордост ги објавуваме учениците кои се избрани за Ученици на генерацијата и Истакнати ученици за учебната 2025/2026 година.
🌟 УЧЕНИЦИ НА ГЕНЕРАЦИЈАТА
• Огнен Димоски – IX-1
• Џемаил Алији – IX-3
• Кајра Исмаили – IX-8
🌟 ИСТАКНАТИ УЧЕНИЦИ
• Мила Стојановска – VIII-1
• Рига Ме6 – VIII-3
• Ѓулсу Сулејман – VIII-7
• Најла Лика – VII-2
• Блерон Мемети– VII-4
• Елиф Ниса Алтај – VII-8
• Мустафа Кадријевиќ – VI-2
• Крон Алији– VI-4
• Белис Мениши – VI-7
• Анис Личина – V-1
• Аиман Хусеин – V-6
• Зехра Решеп – V-7
Им честитаме на сите ученици за постигнатиот успех, трудот, посветеноста и примерното однесување. Ви посакуваме уште многу успеси во понатамошното образование и животот.
👏 Честитки до учениците, нивните родители и наставниците кои придонесоа за овие достигнувања!
01/06/2026
🌈 1 Qershor – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🌈
Sot festojmë buzëqeshjet, ëndrrat dhe pafajësinë e fëmijëve, thesarin më të çmuar të shoqërisë sonë.
Në shkollën tonë, kjo ditë u shënua me një atmosferë ndryshe nga ditët e tjera. Në çdo fytyrë shihej një buzëqeshje, në çdo klasë dëgjohej gëzimi, ndërsa oborri i shkollës ishte i mbushur me energji, lojë dhe lumturi. Kjo ditë na rikujtoi se fëmijët janë burimi më i bukur i gëzimit dhe shpresës.
Çdo fëmijë meriton dashuri, kujdes, edukim cilësor dhe mundësi për të zhvilluar talentet e tij. Le të punojmë së bashku për të krijuar një botë ku fëmijët rriten të lumtur, të sigurt dhe të frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju jeni drita, shpresa dhe e ardhmja jonë. ❤️🎈
🌈 1 Јуни – Меѓународен ден на детето 🌈
Денес ги славиме детските насмевки, соништа и невиност – најголемото богатство на нашето општество.
Во нашето училиште, овој ден беше исполнет со поинаква атмосфера од вообичаеното. На секое лице можеше да се види насмевка, во секоја училница се слушаше радост, а училишниот двор беше исполнет со енергија, игра и среќа. Овој ден нè потсети дека децата се најубавиот извор на радост и надеж.
Секое дете заслужува љубов, грижа, квалитетно образование и можност да ги развива своите таленти. Да работиме заедно за да создадеме свет во кој децата ќе растат среќни, безбедни и инспирирани да ги следат своите соништа.
Среќен 1 Јуни на сите деца! Вие сте нашата светлина, надеж и иднина. ❤️🎈
🌈 1 Haziran – Dünya Çocuk Günü 🌈
Bugün çocukların gülümsemelerini, hayallerini ve masumiyetlerini kutluyoruz. Onlar toplumumuzun en değerli hazinesidir.
Okulumuzda bugün, diğer günlerden farklı bir atmosfer vardı. Her yüzde bir gülümseme görülüyor, her sınıfta neşe hissediliyor, okul bahçesi ise enerji, oyun ve mutlulukla doluydu. Bu özel gün bize çocukların sevinç ve umudun en güzel kaynağı olduğunu bir kez daha hatırlattı.
Her çocuk sevgi, ilgi, kaliteli eğitim ve yeteneklerini geliştirme fırsatını hak eder. Çocukların mutlu, güvende ve hayallerinin peşinden gitmeye teşvik edildiği bir dünya oluşturmak için hep birlikte çalışalım.
Tüm çocukların 1 Haziran Dünya Çocuk Günü kutlu olsun! Sizler bizim ışığımız, umudumuz ve geleceğimizsiniz. ❤️
28/05/2026
Sot nxënësit e shkollës tonë patën mundësinë e veçantë të vizitojnë Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njihen më nga afër me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të vendit tonë. 🏛️
Vizita u pasurua me një punëtori interesante dhe kreative për qeramikë, ku nxënësit me shumë entuziazëm mësuan rreth mënyrës tradicionale të punimit të enëve prej balte dhe patën mundësinë të krijojnë edhe vetë punimet e tyre unike. 🎨
Përmes aktiviteteve të tilla, nxënësit jo vetëm që fitojnë njohuri të reja, por zhvillojnë edhe kreativitetin, kureshtjen dhe respektin ndaj traditës dhe trashëgimisë kulturore.
Mirënjohje të veçantë për punonjësit e muzeut për bashkëpunimin, mikpritjen e ngrohtë dhe përvojën e bukur që do të mbetet gjatë në kujtesën e nxënësve.
Денес нашите ученици имаа прекрасна можност да го посетат Музејот на Република Северна Македонија и да се запознаат со богатото културно и историско наследство на нашата земја. 🏛️
Посетата беше збогатена со интересна и креативна работилница за грнчарство, каде учениците со голем ентузијазам учеа за традиционалната изработка на грнчарски предмети и имаа можност и самите да создадат свои уникатни дела. 🎨
Преку ваквите активности учениците не само што стекнуваат нови знаења, туку ја развиваат и својата креативност, љубопитност и почит кон традицијата и културното наследство.
Голема благодарност до вработените во музејот за соработката, топлиот пречек и прекрасното искуство кое ќе остане долго во сеќавањата на нашите ученици.
22/05/2026
Sot në shkollën tonë u realizua një puntori kreative me piktorin dhe humanistin e njohur Zhivko Popovski Cvetin.
Nxënësit, prindërit dhe mysafirët shijuan një atmosferë të mbushur me art, kreativitet, energji pozitive dhe shumë buzëqeshje. Përmes luleve dhe mesazheve për paqe e dashuri, krijuam momente të bukura dhe të paharrueshme.
Faleminderit të gjithë pjesëmarësve, ndërsa mirënjohje e veçantë për Zhivko Popovski Cvetin për frymëzimin dhe gëzimin që na dhuroi.
Денес во нашето училиште се одржа креативна работилница со познатиот уметник и хуманист Живко Поповски Цветин.
Учениците, родителите и гостите уживаа во дружба исполнета со уметност, креативност, позитивна енергија и многу насмевки. Преку цвеќиња и пораки за мир и љубов создадовме прекрасни и незаборавни моменти.
Голема благодарност до сите учесници, а посебно до Живко Поповски Цветин за инспирацијата и радоста што ни ја подари.
20/05/2026
🎉 Shkolla jonë fitoi një donacion të vlefshëm!
Falënderojmë përzemërsisht Këshilltarinë Arsimore të Republikës së Turqisë në Shkup për tabelën inteligjente të dhuruar shkollës sonë.
Ky donacion i rëndësishëm do të kontribuojë në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke u mundësuar nxënësve tanë të mësojnë në një mjedis më modern, më efikas dhe më të avancuar teknologjikisht.
Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen, kujdesin dhe rëndësinë që i kushtojnë arsimit dhe zhvillimit të brezave të rinj. 🤝📚
🎉 Нашето училиште доби вредна донација!
Упатуваме искрена благодарност до Советништвото за образование на Република Турција во Скопје за донираната интерактивна табла на нашето училиште.
Оваа значајна донација ќе придонесе учениците да се образуваат во помодерна, поефикасна и технолошки понапредна средина.
Искажуваме голема благодарност за поддршката, грижата и значењето што го посветуваат на образованието и развојот на младите генерации. 🤝📚
🎉 Okulumuz değerli bir bağış kazandı!
Okulumuza bağışlanan akıllı tahta için Kuzey Makedonya Üsküp Türkiye Cumhuriyeti Eğitim Müşavirliği’ne içten teşekkürlerimizi sunarız.
Bu önemli bağış, öğrencilerimizin daha modern, daha verimli ve teknolojik açıdan gelişmiş bir ortamda eğitim almalarına katkı sağlayacaktır.
Eğitime ve genç nesillerin gelişimine verdikleri önem ile nazik destekleri için kendilerine minnettarız. 🤝📚
20/05/2026
🎓 OLIMPIADA E GJITHËDITURISË NË BUTEL ❗️
Sot, në organizim të Komunës së Butelit, u mbajt Olimpiada e Gjithëditurisë, ku morën pjesë nxënësit më të dalluar nga 8 shkolla komunale.
Nxënësit treguan njohuri, zgjuarsi dhe shpirt garues, duke dëshmuar edhe një herë se suksesi arrihet me punë, përkushtim dhe vullnet. 👏📚
🎓 BÜTEL BİLGİ OLİMPİYATI ❗️
Bugün Butel Belediyesi organizasyonunda, 8 belediye okulundan en başarılı öğrencilerin katıldığı Bilgi Olimpiyatı düzenlendi.
Öğrenciler bilgi, zekâ ve yarışma ruhlarını ortaya koyarak başarının emek, özveri ve azimle elde edildiğini bir kez daha gösterdiler. 👏📚
15/05/2026
15 Maji – Dita Botërore e Familjes 🌍👨👩👧👦
Kjo ditë e veçantë u shënua edhe në shkollën tonë me pjesëmarrjen e nxënësve dhe prindërve të klasave nga I deri në V, në të tri gjuhët mësimore. Përmes aktiviteteve të ndryshme u theksua rëndësia e familjes si themeli i çdo shoqërie, ndërsa shkolla si shtëpia e dytë e fëmijëve tanë. ❤️
Së bashku kemi përgjegjësi të ruajmë dhe kultivojmë vlerat familjare, duke ndërtuar një mjedis të shëndetshëm, të sigurt dhe plot dashuri për çdo fëmijë.
Mirënjohje të veçantë për prindërit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit kujdestarë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Gëzuar Ditën e Familjes! 🌸
15 Мај – Светски ден на семејството 🌍👨👩👧👦
Овој посебен ден беше одбележан и во нашето училиште со учество на учениците и родителите од I до V одделение, на трите наставни јазици. Преку различни активности се истакна важноста на семејството како темел на секое општество, а училиштето како втор дом на нашите деца. ❤️
Заедно имаме одговорност да ги зачуваме и негуваме семејните вредности, создавајќи здрава, сигурна и исполнета со љубов средина за секое дете.
Посебна благодарност до родителите учесници и одделенските раководители за нивната посветеност и соработка.
Среќен Ден на семејството! 🌸
15 Mayıs – Dünya Aile Günü 🌍👨👩👧👦
Bu özel gün, okulumuzda da 1. sınıftan 5. sınıfa kadar olan öğrencilerimiz ve velilerimizin katılımıyla, üç eğitim dilinde kutlandı. Farklı etkinlikler aracılığıyla ailenin her toplumun temeli olduğu, okulun ise çocuklarımızın ikinci evi olduğu vurgulandı. ❤️
Hep birlikte, aile değerlerini koruma ve yaşatma sorumluluğunu taşıyoruz. Her çocuk için sağlıklı, güvenli ve sevgi dolu bir ortam oluşturmak hepimizin görevidir.
Katılım sağlayan velilerimize ve sınıf öğretmenlerimize emekleri ve iş birlikleri için teşekkür ederiz.
Dünya Aile Günü kutlu olsun! 🌸
14/05/2026
Edhe një sukses i radhës për shkollën tonë “Petar Zdravkovski – Penko”! 🎉🏆
Shkolla jonë përjetoi një ditë të mbushur me krenari dhe emocione të veçanta në garat e gjuhës shqipe. Nxënësit tanë dëshmuan njohuri, talent dhe përgatitje të shkëlqyer, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme. ✨
Klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta u shpallën fituese, ndërsa klasa e 6-të fitoi me meritë vendin e dytë. 👏📚
Po ashtu, edhe paralelet turke arritën rezultate të shkëlqyera, ku klasat e 6-ta dhe 8-ta fituan vendin e parë, ndërsa klasat e 7-ta dhe 9-ta u renditën në vendin e dytë. 🌟
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, të cilët me angazhimin e tyre treguan se puna dhe vullneti sjellin gjithmonë rezultate të mrekullueshme.
Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për suksesin e arritur! Jemi krenarë me ju! 🌟
Уште еден успех за нашето училиште „Петар Здравковски – Пенко“! 🎉🏆
Нашето училиште доживеа ден исполнет со гордост и посебни емоции на натпреварите по албански јазик. Нашите ученици покажаа знаење, талент и одлична подготовка, постигнувајќи извонредни резултати. ✨
Учениците од 7-мо, 8-мо и 9-мо одделение беа прогласени за победници, додека учениците од 6-то одделение заслужено го освоија второто место. 👏📚
Исто така, и турските паралелки постигнаа одлични резултати, при што учениците од 6-то и 8-мо одделение го освоија првото место, додека учениците од 7-мо и 9-мо одделение го освоија второто место. 🌟
Овој успех е резултат на трудот, посветеноста и соработката на нашите ученици и наставници, кои со својот ангажман покажаа дека со работа, волја и заедништво се постигнуваат прекрасни резултати.
Честитки до сите ученици и наставници за постигнатиот успех! Горди сме на вас! 🌟
Okulumuz “Petar Zdravkovski – Penko” için bir başarı daha! 🎉🏆
Okulumuz, Arnavutça dil yarışmalarında gurur ve özel duygularla dolu bir gün yaşadı. Öğrencilerimiz bilgi, yetenek ve mükemmel hazırlıklarını göstererek olağanüstü başarılar elde ettiler. ✨
7, 8 ve 9. sınıf öğrencilerimiz birincilik elde ederken, 6. sınıf öğrencilerimiz de hak ederek ikincilik kazandı. 👏📚
Ayrıca Türkçe paralellerimiz de büyük başarı gösterdi; 6. ve 8. sınıflar birincilik kazanırken, 7. ve 9. sınıflar ise ikincilik elde etti. 🌟
Bu başarı; öğrencilerimizin ve öğretmenlerimizin çalışması, özverisi ve iş birliğinin sonucudur. Gösterdikleri emek ve gayretle, çalışmanın, isteğin ve dayanışmanın harika sonuçlar getirdiğini bir kez daha kanıtladılar.
Başarılarından dolayı tüm öğrencilerimizi ve öğretmenlerimizi tebrik ediyoruz! Sizinle gurur duyuyoruz! 🌟
13/05/2026
Sot në shkollën tonë patëm një takim të mrekullueshëm letrar me Jadranka Klisarova 📚
Përmes fjalëve, tregimeve dhe mesazheve të saj frymëzuese, shkrimtarja i udhëhoqi nxënësit në botën e librave, fantazisë dhe krijimtarisë. Nxënësit e ndoqën me shumë vëmendje takimin, parashtruan pyetje interesante dhe morën pjesë aktive në bisedën e mbushur me buzëqeshje, kureshtje dhe energji pozitive. ✨
Takime të tilla janë shumë të rëndësishme, sepse nxisin dashurinë për leximin, mendimin krijues dhe imagjinatën e fëmijëve. Jemi mirënjohës për këtë përjetim të bukur letrar dhe për frymën e dashurisë ndaj leximit që ua përcolli nxënësve tanë. 📖🖍️
Денес во нашето училиште имавме прекрасно литературно дружење со Јадранка Клисарова. 📚
Преку своите зборови, приказни и инспиративни пораки, писателката ги внесе учениците во светот на книгите, фантазијата и творештвото. Учениците со големо внимание ја следеа средбата, поставуваа интересни прашања и активно учествуваа во разговорот исполнет со насмевки, љубопитност и позитивна енергија. ✨
Ваквите средби се особено значајни, бидејќи ја поттикнуваат љубовта кон читањето, креативното размислување и детската имагинација. Благодарни сме за ова прекрасно литературно доживување и за топлината и инспирацијата што им ја пренесе на нашите ученици. 📖🖍️