Të nderuar nxënës te klasave të nënta, më datë 22.04.2026 në ora 10:00 ju ftojmë në ditën e hapur të
QSHA “Boro Petrushevski”-Shkup
QSHA - ASUC "Boro Petrushevski" - Shkup
QSHA "Boro Petrusevski", është një qendër moderne për arsimimin e kuadrove të komunikacionit, shpedicionit, makinerisë, autoteknik dhe elektroteknikës.
22/02/2026
Më 18.02.2026, së bashku me nxënësit realizuam një vizitë studimore në kompaninë Dauti Komerc, ku patëm mundësinë të njihemi nga afër me organizimin, funksionimin dhe profesionalizmin që e karakterizon këtë kompani të suksesshme.
Nxënësit u pritën me shumë mikpritje dhe patën rastin të shohin nga afër proceset e punës, duke përfituar njohuri praktike që plotësojnë dhe forcojnë mësimin teorik të zhvilluar në shkollë. Gjatë vizitës, ata u njohën me strukturën organizative, menaxhimin e proceseve, si dhe standardet e punës që aplikohen në përditshmëri.
Kjo vizitë rezultoi të jetë mjaft frymëzuese dhe me vlerë të veçantë për përgatitjen e tyre profesionale, duke ndikuar pozitivisht në orientimin e tyre drejt tregut të punës dhe zhvillimit të karrierës.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për drejtuesit dhe stafin e kompanisë për pritjen e ngrohtë, gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontributin e dhënë në formimin profesional të nxënësve tanë.
16/01/2026
25/06/2025
Të dashur semimaturant, të gjithë ju që nuk aritët të përcaktoheni në afatin e parë se ku do të ndjekni shkollimim e mesëm ju ftojmë që në afatin e dytë të regjistroheni në QSHA-ASUC "Boro Petrushevski"-Shkup, në drejtimet e komunikacionit dhe makinerisë.
30.06.2025 aplikimi online
01.07.2025 dorëzimi i dokumenteve në shkollë.
Ju mirëpresim!!!
23/06/2025
📍 Shkup – Porto – Braga | Portugali
🇲🇰 🇵🇹
Në kuadër të programit evropian Erasmus+, Qendra Shkollore e Autotrafikut “Boro Petrushevski” – Shkup realizoi me sukses një trajnim intensiv në Portugali. Përfaqësuesit e shkollës morën pjesë në një program profesional në servise moderne në qytetin e Braga-s dhe rrethinën e saj, me fokus të veçantë në diagnostikimin elektronik dhe riparimin e automjeteve bashkëkohore.
Gjatë kësaj vizite, u eksploruan edhe monumente kulturore dhe historike në qytetet Braga, Porto, Guimarães dhe rajone të tjera përreth, duke përfshirë vlera të rëndësishme të trashëgimisë evropiane.
Kjo përvojë u vlerësua si jashtëzakonisht e dobishme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Pjesëmarrësit krijuan kontakte të reja, shkëmbyen përvoja dhe fituan njohuri të avancuara sipas standardeve më të larta evropiane.
📅 Grupi i parë e ka përfunduar me sukses trajnimin, ndërsa grupi i dytë i profesorëve dhe nxënësve ndodhet aktualisht në Portugali që nga data 17.06.2025, duke vazhduar fazën e dytë të këtij programi.
—
📍 Скопје – Порто – Брага | Португалија
🇲🇰 🇵🇹
Во рамките на европската програма Еразмус+, Средното училиште Автосообраќаен Центар „Боро Петрушевски“ – Скопје успешно реализираше интензивна обука во Португалија. Претставниците на училиштето учествуваа во професионална програма во модерни сервиси во градот Брага и неговата околина, со посебен фокус на електронска дијагностика и поправка на современи возила.
За време на посетата, беа разгледани и културни и историски споменици во Брага, Порто, Гимараеш и други околни региони, со што се збогати целокупното образовно и културно доживување.
Ова искуство беше оценето како исклучително корисно, и од професионален и од личен аспект. Учесниците остварија нови контакти, разменуваа искуства и стекнаа напредни знаења согласно со највисоките европски стандарди.
📅 Првата група успешно ја заврши обуката, додека втората група на професори и ученици од 17.06.2025 веќе се наоѓа во Португалија, каде што ја продолжува втората фаза од програмата.
08/05/2025
Në kuadër të projektit për multikulturalizëm, integrimi etnik dhe tolerancë, nxënësit e QSHA ,,Boro Petrushevski” të Qytetit të Shkupit, ishin në vizitë të Shtëpisë - përkujtimore të Nënë Terezës, Muzeun e luftës maqedonase, Muzeun etnologjik dhe Qendrën memoriale të holokaustit, prej nga u larguan me njohuri me të pasura dhe me kujtime të bukura.
08/05/2025
29/04/2025
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Skopje
1113
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 18:30 |
| Tuesday | 07:00 - 18:30 |
| Wednesday | 07:00 - 18:30 |
| Thursday | 07:00 - 18:30 |
| Friday | 07:00 - 18:30 |