20/01/2024
MASHTRIMI
Hasan el-Basri, ka thënë:
"Ka njerëz që u mashtruan nga dëshirat boshe, derisa e lanë botën pa asnjë vepër të mirë.
Arsyetimi i tyre ishte:
"Unë kam mendim të mirë për Allahun", por, ata gënjejnë, sepse nëse do të kishin një mendim të mirë për Allahun, atëherë ata do të kishin bërë vepra të mira.” Pastaj citoi ajetin:
"Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës." Fussilet, 23.
"Faslul-hitabi fiz-zuhdi...", fq 147.
Sa njeriu sot i thotë vetës musliman, por, nuk falë namaz, nuk jep zekat, nuk ka mbulesë, pinë alkohol, merr kredi bankare... por, po i tërhoqe vërejtjen pse nuk i respekton rregullat e fesë, përgjegjen e ka të gatshme,
"unë e kam zemrën e mirë, e dua Zotin..."
Vdekja e nxenë të mashtruar, e ky ende nuk ka fillu me praktimin e urdhërave të Zotit!
Prandaj, vëllezër dhe motra, t'i kthehemi sot Allahut, se jeta është e shkurtër, e vdekja është shumë e afërt.
Allahu na e lehtësoftë dhe pranoftë pendimin!
Hoxhe Irfan Salihu