Salla Woodrow Wilson itshksh

Salla Woodrow Wilson itshksh

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Salla Woodrow Wilson itshksh, Educational Research Center, Boulevard ilinden, Skopje.

Ndërkaq, për informacionin tuaj, meqë sivjet është 100-vjetori i Konferencës së Paqes, për nder të punës së presidentit amerikan Uodro Uillson në atë konferencë, kjo sallë do ta mbajë pikërisht emrin e tij.

Photos from Salla Woodrow Wilson itshksh's post 27/07/2022

Nje dorëshkrim i rrallë i ruajtur në Bibliotekën e Vatikanit vjen si dhuratë e veçant nga prof. Anton Nikë Berisha. Autor i këtij dorëshkrimi është Kryeipeshkvi i Arqipeshkvisë Shkup -Prizren, i cili hedhë dritë mbi fakte të panjohura për ngjarje e njerëz në periudhën 1866 - 1941 . ITSHKSH do të jetë i privilegjuar që ta botojë këtë dorëshkrim, për çka i jemi shumë mirënjohës Prof. Antonit…

Prishtinë, 27 korrik 2022

17/12/2020

Sot është 50-VJETORI I VDEKJES SË PARASHQEVI QIRIAZIT. Përgëzoj Teuta Toskën për librin e saj të mrekullueshëm, për vitin e Parashqevisë në Paris, 1919, si dhe për trajtimin e mendimit arsimor dhe politik të saj, botuar te revista "Ylli i Mëngjesit" (1917–1920). Ka qenë privilegj për mua të bashkëpunoj me Teutën, në rolin e recensentit shkencor të librit, dhe jam mirënjohës, gjithashtu, për parathënien nga Prof.dr. Valentina Duka, profesore ime në studimet e mia doktorale, te lënda "Paris 1919". Përgëzoj edhe mikun tim të vyer Skender Asanin dhe Nora Maliqi-Zylali në Shkup, për librin tyre "Ditari i Parashqevi Qiriazit", një botimi anastatik i disa dokumenteve, përfshirë ditarit që mbajti ajo te Konferenca e Paqes në Paris (ditar që analizohet hollësisht në librin e Teutës). Jam mirenjohes edhe Ministres së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska-s, për ftesën e saj të bashkëpunoja me stafin e saj dhe me Skender Asanin (dhe institucionin qe drejton ai), për një dokumentar mbi veprimtarinë e Parashqevisë për UNESCO-n. Para disa ditesh Parashqevia është bërë pjesë e UNESCO-s, cilësuar si “një nga figurat kryesore të iluminizmit shqiptar të fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20” (https://en.unesco.org/.../parashqevi-qiriazi-morning-star...). Me këtë rast, "bebja e familjes Qiriazi", fëmija e fundit nga dhjetë fëmijët, del në vend të parë përsa i përket vëmendjes botërore. Janë botuar disa artikuj dhe libra për "motrat Qiriazi", por më në fund Parashqevia merr "librin e saj", ashtu si vëllezërit e saj Gjerasim dhe Gjergj, dhe motrën e saj Sevasti. Gëzimi im në daljen e këtyre librave rrjedh kryesisht nga shembulli që këta figura japin për kombin shqiptar, si dhe për kishën ungjillore shqiptare, që u themelua prej tyre që nga viti 1884, me shërbesat e para ungjillore në gjuhën shqipe, në Manastir.

08/10/2020

Ambasadori Dan Oryan: Zgjerim partneritetesh me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

🇮🇱🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh dhe dhe Drejtor i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi një bisedë online me Dr. Skënder Asani, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Lexo lajmin e plotë 👇

http://www.izraelisot.com/2020/10/08/ambasadori-dan-oryan-zgjerim-partneritetesh-me-shqiperine-kosoven-dhe-maqedonine-e-veriut/

NA NDIQNI EDHE NË

-Web: https://www.izraelisot.com
-Facebook: https://www.facebook.com/izraelisot/
-Instagram: https://www.instagram.com/izraeli_sot
-Twitter: https://twitter.com/izraelisot

26/09/2020

Me rastin e nderimit me mirënjohje per Skender Asani
STUBLLA, KY PANTEON SHPIRTËROR I MBAMENDJES KOMBËTARE
Stublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.
Nga Dr. Skender ASANI
Para plot 115 viteve, konkretisht më 1905 në Stubëll të Epërme u hap shkolla e parë shqipe nga mësuesi Dom Mikeli Tarabolluzi. Për nder të kësaj figure të shquar të arsimit dhe kombit, për çdo vit mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, kurse sivjet (të shtunën 26 shtator), u mbajt në rrethana pak më ndryshe për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona.
E veçanta e këtij manifestimi ishte trajtimi i një teme mjaft kuptimplote për historinë tonë shpirtërore, siç është figura poliedrike e Shën Jeronimit Ilir, me veprën e të cilit fillon një epokë e re e kulturës,letërsisë,filozofisë dhe mendësisë së qytetrimit perëndimor në përgjithësi.
Manifestimi i sivjemë në Stubëll të Epërme pati edhe një emocion për mua peresonalisht, pasi që isha i nderuar me mirënjohje nga ana e Shoqatës kulturore “Dom Mikeli Tarabolluzi” në krye me poetin Sarë Gjergji, gjest ky që i jep vlerë të posaçme komunikimeve dhe bashkëpunimeve tona kulturore e shkencore.
Dhe kur jemi te Stublla, nuk mund të mos përmendi një mik timin të dashur dhe një prej studiuesve më të spikatur, që vjen po nga ky mjedis bujar – Albert Ramaj, me të cilin na lidhin jo vetëm disa kilometra fjalë të shkruara brenda një procesi të gjatë bashkëpunimi shkencor, por edhe një miqësi e sinqertë e vëllazërore, burimi i së cilës ndodhet pikërisht në preokupimin tone të përbashkët: që të nxjerrim në dritë më të bukurën e mundshme të mendësisë sonë shkencore e kulturore.

Jo rastësisht po e përmendi Albert Ramajn, sepse ai na e kujton edhe kushëririn e tij, një kolos tjetër të Karadakut, mësuesin dhe meshtarin Don Zef Ramaj, i cili mbetet i pavdekshëm në kujtesën tonë për punën titanike që ka bërë në ngritjen kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Shkup, të mbledhur rreth famullisë “Zemra e Krishtit”, ku zhvillohej edhe një aktivitet i dendur edukativo-arsimor, nën udhëheqjen e tij.
Fatkeqësisht Don Zef Ramaj ishte jetëshkurtër, pasi që ai ishte helmuar natën e Kërshëndellave, më 25 dhjetor 1914, dhe kishte vdekur në moshën 32 vjeçare. Ishte varrosur në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup. Pas tërmetit të vitit 1963, eshtrat e tij u barten nga Shkupi në Stubëll, ku edhe sot pushojnë.
Kur flasim për Don Zef Ramaj s’ka si të mos na kujtohet edhe shkupjania jonë,Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tash më botërisht Shën Nëna Tereze, e cila u pagëzua më 27 gusht 1910 në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup nga Don Zef Ramaj.

Stublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.
Në fokusin tematik e problemor të ITSHKSH ndodhen pikërisht preokupimet e parrumbullaksua të një udhëtimi të gjatë kombëtar e human, i cili me vete si bashkëshoqërues ka vetëdijen tonë shkencore e kulturore për të risjellë në vëmendjen e publikut veprat dhe projektet që e bëjnë më afërt të kaluarën tonë dhe më pragmatike të ardhmen, si vizion dhe si udhërrëfim.
Duke u marrë me korpusin tematik të trashëgimisë shpirtërore e materiale të shqiptarëve katolikë të Shkupit, ku në qendër të këtij hulumtimi është Familja fisnike e Bojaxhinjve, ITSHKSH do të vazhdojë t’i bëj edhe më të afërta pikat që i bashkojnë synimet dhe aspiratat tona, kurse Stublla dhe njerëzit e shquar të këtij panteoni kulturor do të mbeten gaca të pashuara në vatrën tonë shpirtërore.

Shkup, 26 shtator 2020

Want your school to be the top-listed School/college in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Boulevard Ilinden
Skopje
1000