Shkolla Fillore Komunale “Rexhep Voka” f.Shipkovicë

Shkolla Fillore Komunale “Rexhep Voka” f.Shipkovicë Shkolla Fillore “Rexhep Voka” –f.Shipkovicë
Vatër e dijes, edukimit dhe vlerave kombëtare, ku ndërtohet e ardhmja e brezave të rinj.

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! Fëmijët janë buzëqeshja më e pastër, shpresa më e bukur dhe drita ...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

Fëmijët janë buzëqeshja më e pastër, shpresa më e bukur dhe drita e së ardhmes sonë. Sot festojmë pafajësinë, ëndrrat dhe lumturinë e tyre, duke uruar që çdo fëmijë të rritet me dashuri, kujdes, dije dhe gëzim.

Urojmë që fëmijëria e secilit të jetë e mbushur me lojëra, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

Një udhëtim nëntëvjeçar i nxënësve tanë u kurorëzua me një mbrëmje solemne dhe plot emocion, ku atmosfera festive ndërth...
01/06/2026

Një udhëtim nëntëvjeçar i nxënësve tanë u kurorëzua me një mbrëmje solemne dhe plot emocion, ku atmosfera festive ndërthurej me gëzimin, krenarinë dhe entuziazmin e të pranishmëve. Madhështinë e kësaj nate e pasuroi edhe interpretimi i jashtëzakonshëm i këngëtarit Jetmir Rexhepi.

Nxënësve tanë u urojmë suksese të pafundme në rrugëtimin e tyre të ardhshëm, duke besuar se me përkushtim, dije dhe vullnet do të arrijnë çdo synim që do të zgjedhin në jetën e tyre.

13/05/2026

Drejt përfundimit të një projekti me vlerë të veçantë për nxënësit tanë!

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe donatorin Xhelil Alia, të cilët me përkushtim dhe humanizëm po realizojnë projektin për rregullimin e oborrit të shkollës periferike.

Falë kontributit të tyre, nxënësve po u krijohet një hapësirë më e përshtatshme për aktivitete sportive, lojëra dhe rekreacion, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien, socializimin dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Ky projekt është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, solidaritetit dhe kujdesit ndaj komunitetit shkollor. Ju faleminderit për mbështetjen, angazhimin dhe shembullin frymëzues që po jepni!

Në kuadër të iniciativës “Eko Ora 2026” dhe aksionit pranveror “Fundjava Gjenerale”, stafi dhe nxënësit e shkollës sonë ...
08/05/2026

Në kuadër të iniciativës “Eko Ora 2026” dhe aksionit pranveror “Fundjava Gjenerale”, stafi dhe nxënësit e shkollës sonë iu përgjigjën me përkushtim kësaj thirrjeje duke realizuar një sërë aktivitetesh praktike dhe edukative në mbrojtje të mjedisit jetësor.
Gjatë kësaj dite u realizuan orë praktike me tema të ndryshme si dhe aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin dhe ruajtjen e mjedisit. Përmes këtyre aktiviteteve nxënësit patën mundësi që njohuritë teorike t’i lidhin me praktikën dhe të zhvillojnë përgjegjësi ndaj natyrës dhe ambientit ku jetojmë.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj iniciative u realizua edhe një ekspozitë me punime të nxënësve me temë ekologjinë dhe pranverën, i cili u vizitua nga të gjithë nxënësit e shkollës sonë.
Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit, kujdestarët e klasave dhe nxënësit për angazhimin, kreativitetin dhe bashkëpunimin e treguar. Së bashku japim shembullin se kujdesi për mjedisin fillon nga secili prej nesh! 💚
.

Sot, në Ditën Botërore të Librit, autorët e rinj të shkollës sonë u shpërblyen me vendin e dytë dhe të tretë, duke ngrit...
23/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Librit, autorët e rinj të shkollës sonë u shpërblyen me vendin e dytë dhe të tretë, duke ngritur lart emrin e shkollës sonë dhe duke na bërë krenarë - para së gjithash veten e tyre, familjen, shoqërinë dhe mentoret Shqipe Beqiri dhe Fatime Abdullahi.
Strength, youth!

Në garat Regjionale të mbajtura më 27.03.2026 në Sh.F.K,,Rexhep Voka"Shipkovicë/Brodec në lëndën e Biologjisë  me mentor...
16/04/2026

Në garat Regjionale të mbajtura më 27.03.2026 në Sh.F.K,,Rexhep Voka"Shipkovicë/Brodec në lëndën e Biologjisë me mentor Haqim Baftijari nxënësit pjesëmarrës në garë u shpërblyen me:

1.Era Sejdia Kl-IX,vendin e dytë
2.Adisa Hismani Kl-IX,vendin e tretë
3.Xhavit Kamberi Kl-IX,vendin e tretë

4.Enisa Rufati Kl-VIII,vendin e tretë
5.Sufjan Bafqari Kl-VIII,vendin e tretë

Një falenderim për arsimtarin për angazhimin dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit.
Të gjithë nxënësve pjesëmarrës u dëshiroj suksese në vazhdim!

Dje, më 15.04.2026 (e mërkurë), në amfiteatrin e SHMKM “Nikola Shtejn”, STEMLab organizoi ceremoninë e shpërndarjes së c...
16/04/2026

Dje, më 15.04.2026 (e mërkurë), në amfiteatrin e SHMKM “Nikola Shtejn”, STEMLab organizoi ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për sukseset e arritura në garat kombëtare CodingOlympiad 2026.

Në këtë ceremoni të veçantë morën pjesë kryetari i komunës, Bilall Kasami, përfaqësues të komunës, përfaqësuesi i StemLab njëherit dhe organizatori i garave Coding Olympiad 2026 Besmal Memedi të cilin e falenderojmë për mundësinë dhe mbështetjen!

Me vend të dytë dhe katër vende të treta nxënësit tanë u shpërblyen ku edhe një herë dëshmuan se puna dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit !
Një falenderim për arsimtarin Adem Abdullahu për angazhimin dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit!

Urime për nxënësit që fituan çmime , suksese në vazhdim!

Në mentorimin e arsimtarit Adem Abdullahu, nxënësit e shkollës fillore “Rexhep Voka” u shpërblyen me 1 vend të dytë dhe ...
06/04/2026

Në mentorimin e arsimtarit Adem Abdullahu, nxënësit e shkollës fillore “Rexhep Voka” u shpërblyen me 1 vend të dytë dhe 4 vende të treta në garat e realizuara në kuadër të qendrës për edukim dhe mësim inovativ StemLab “Coding Olympiad 2026 “ të mbajtura më datë 29.03.2026

🥈 Vendi i dytë: Melisa Velija

🥉Vendi i tretë: 1. Luan Adili
2. Vesa Adili
3. Genc Iljazi
4. Vjosa Adili
Ndërsa në “Challenges by Codementum” Leart Adili , Eliza Halidi dhe Anesa Seferi u dekoruan me🏅 “Honorable Mention”- Çmim nderi.
Jemi krenarë për përkushtimin dhe punën e palodhur të nxënësve dhe mentorit të tyre, për rezultatet e arritura me të cilat na bëjnë krenarë çdo ditë!
Falënderojmë StemLab që ua mundësoi nxënësve pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare Coding Olympiad 2026!

Sot shkolla jonë mori pjesë në sesionin e punës “Nga Hulumtimi te Veprimi”, në kuadër të projektit “Ata janë Ne!”Ky akti...
03/04/2026

Sot shkolla jonë mori pjesë në sesionin e punës “Nga Hulumtimi te Veprimi”, në kuadër të projektit “Ata janë Ne!”

Ky aktivitet u mbajt në Qendrën Rinore të Tetovës, ku u diskutua finalizimi i Planit të Veprimit për fëmijët me nevoja të veçanta.

Qëllimi i këtij sesioni ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të hulumtimit dhe diskutimi i draft Planit të Veprimit për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me synim përcaktimin e masave prioritare dhe hapave të parë për zbatim në nivel lokal.

Në këtë aktivitet, shkolla jonë u përfaqësua nga pedagogia Fjolla Ibraimi, kryetarja e Unionit të Nxënësve , të cilët kontribuan në diskutimet dhe dhënien e ideve konkrete.

Në panel ishin të pranishëm:
• Adile Rakipi – Edukatore Speciale
• Ardita Curri Selimi – Edukatore Speciale / logopede
• Lindita Emerllahu – profesoreshë
• Anisa Hasani – psikologe
• Ilir Memedi – përfaqësues i Sektorit për Zhvillim të Arsimit, Komuna e Tetovës

Pjesëmarrja në këtë sesion përbën një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të praktikave konkrete në nivel lokal për mbështetjen e çdo fëmije!

Faleminderit organizatorëve për mundësinë që u jep shkollave , dhe të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre!

Address

F. Shipkovicë
Shipkovicë
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore Komunale “Rexhep Voka” f.Shipkovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Fillore Komunale “Rexhep Voka” f.Shipkovicë:

Shortcuts

Share