Gjimnazi yne eshte nje institucion me cilesi te sherbimit dhe ne veçanti, persosja e nivelit te mesimdhenies dhe kerkimit te dijes, arrihen nepermjet komunikimeve te vazhdueshme dhe te frytshme me nxenesit. Dija është pasaportë universale e cila i bashkon mendjet e mëdha dhe vë në lëvizje të gjithë njerëzimin, ndaj edhe krijimi i kushteve për hapjen e këtij gjimnazi sot, kërkonte guxim, vullnet të
mirë, mendje të ndritura dhe mbi të gjitha punë të palodhshme, prandaj mund të llogaritet si një pikënisje drejt synimit tonë madhor dhe të drejtës njerëzore për barazi dhe të qenurit pjesë e familjes së madhe evropiane dhe pjesë e botës së modernizuar. Sot, të gjithë banorët e vendit tonë duhet të ndjehen krenarë! Sot vendi ynë hap faqe të re të historisë, ardhmërisë së vendit i jepet një mundësi e re për formim intelektual e profesional ku, jam i bindur, se rezultatet nuk do të mungojnë. Pra, sot, rinisë i ofrohen drejtime të cilat janë në përputhje me kërkesën, në përputhje me kohën dhe botën, drejtime të cilat garantojnë krijimin e bazës për të ardhme të sigurt edhe në vendin tonë.Prandaj ky institucion eshte promotor i elites se nxenesve, te cilen e ndihmon me forma nga me te ndryshmet, duke nxitur edhe funksionimin e mire te perfaqesive te nxenesve, qe nxenesit, si nje nga grupet kryesore te interesit ne arsim, te jene pjese e procesit te vendimmarrjes. Stafi pedagogjik ne misionin e tij te rendesishem, ka pasur dhe ka gjithmone ne krah stafin mbeshtetes, te cilit gjimnazi yne i ofron programe trajnimi te vlefshme, per te plotesuar dhe krijuar nje mjedis sa me cilesor ne Gjimnazin "SARAJ".