17/06/2024
FUNDI I NJË FUNKSIONI!
Sot pasi mbarova mbledhjen e këshillit me mësimdhënësit, kisha kënaqësinë që në mënyrë publike që gati për këto pesë vjet në krye të SHFK " NAIM FRASHËRI" të ju falemderohen të gjithëve për punën e bërë kolosale në këto pesë vjet rrugëtim bashkë me mua si drejtor dhe të paraqes dorëheqjen para kolektivit të shkollës dhe te Kryetari Komunës z.Isen Shabani.
Ishin pesë vite të lodhshme dhe normal plot sfida, projekte, përgjegjësi, sakrificë dhe durimi por që vërtet ja vlejtën sepse gjatë këtij pesë vjeçari janë realizuar 56 projekte të mëdha dhe me qindra projekte të vogla, në aspektin e ngritjes së cilësisë në arsim, kreativitetit, humanizmit, sportit, muzikës, dijes, socializimit.
Gjatë këtyre pesë vjetëve gjithashtu u përmirësuan edhe kushtet si ata që duken në aspektin vizua, oborret, klasat, banjot, higjena si në aspektin përmbajtësor në krijimin e planit zhvillimor, planit vjetor, vetëevaluimit sistematizimit dhe një sërë dokumentesh të tjera të cilët morën formën që duhet të kenë dokumentet strategjike që i takojnë një institucioni për të qenë reprezentativ dhe dinjitoz.
Në aspektin e investimeve kapitale janë bërë investime në katër shkollat, Negotinë,Senakos, Kalisht dhe Gjurgjevisht ku mund të themi se krejt këta shkolla kanë kushte optimale për zhvillimin e mësimit në mënyrë cilësore.
Normalisht që në këtë drejtim nuk mund ti lejmë pa i falemderuar ata që kujdesen çdo ditë për pastërtinë në shkollat tona që për mua ata janë heronjtë për atë që sigurojnë higjenë optimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Këshillin drejtues i shkollës ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me punën time si drejtor ku kam pasur gjithmon përkrahjen maksimale nga ata ku edhe për ata shkon një falemderim i veçantë për punën e bërë.
Gjatë mandatit tim kam pasur edhe plërkrahje edhe nga investitor të ndryshëm që nuk kanë hezituar që për të mirën e fëmijëve të bëjnë punë pa pagasë gjë që më ka bërë krenar dhe tash edhe ata i falemderojë në pafundësi për donacionet që kanë bërë për shkollën.
Në bilancin financiar saldoja e llogarive është pozitive:
Te llogaria vetanake është 723.000 den përkthyer në euro 12.000 euro .
Te llogaria e komunës janë 339.000 den që i bie diku 5500 euro të dyja bashkë diku 17500 euro.
Parapagesë te Rotring Tetovë 11570 den dhe
DinoCreativ afër 5000 den.
Mjete Higjenike të lëna afër 500 euro si dhe mjete tjera tonera, letër, letër me ngjyra, hamera, markera etj, si dhurata për pensionistët, orë në vlerë afër 40.000 den.
Në fund ata më sublimët, nxënësit dhe prindërit të cilët i felmderojë në mënyrë të veçant për atë që në çdo punë, projekt dhe në vazhdimësi kanë qenë të shkëlqyeshëm në bashkëpunim dhe çdo projekt ka dalë i mrekullueshëm, ju falemderit nga zemra për gjithçka bëtë për këto vite.
FALEMDERIT TË GJITHË ATYRE QË MBASE NUK I KAM PËRMEND MË LARTË DHE NË VEÇANTI FAMILJES TIME QË GJITHMONË KAN BESUAR DHE KANË QËNDRUAR PRANË MEJE NË ÇDO SFIDË DHE RRUGIËTIM.
Zoti ju shpërbleft të gjithëve.
Do ta mbyll me thënien: " DUKE EDUKUAR NJË FËMIJË SOT EDUKOJMË NJË POPULL NESËR"
Sot mbaroj mandati im si drejtor, faqebardhë dhe me dinjitet për misionin dhe vizionin tim.
ME SHUMË RESPEKT.,
Bejtulla Kamberi