Shfk" 7Marsi"fshati Opajë

Shfk" 7Marsi"fshati Opajë marsi7

27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajrami! 🌙
Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në familjen tuaj.

🎶🇫🇷 Me krenari dhe gëzim ndajmë suksesin e nxënëses sonë të talentuar, Aida Islami, nxënëse e klasës së VII-të në SHFK “...
16/05/2026

🎶🇫🇷 Me krenari dhe gëzim ndajmë suksesin e nxënëses sonë të talentuar, Aida Islami, nxënëse e klasës së VII-të në SHFK “7 Marsi”, e cila fitoi vendin e tretë në Finalen e Konkursit Nacional të Këndimit Frankofon 2026. 🏆👏
Falë interpretimit të saj të shkëlqyer dhe talentit të jashtëzakonshëm, Aida fitoi edhe një shpërblim të veçantë — një javë qëndrim në Kampin Veror Frankofon në Strugë.
Ky sukses u arrit nën udhëheqjen dhe përkushtimin e arsimtares së gjuhës frënge, ars. Gzime Ramadani, të cilën e falënderojmë për punën dhe motivimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve.
Urime Aidës për këtë arritje të mrekullueshme dhe i urojmë edhe shumë suksese në të ardhmen!

Me respekt,

Drejtori
Besnik Ibrahimi

RAPORT PËR ORËN EKOLOGJIKETEMA:Karakteristikat e kafshëve dhe bimëve,si dhe ndarja e tyre.DATA : 08.05.2026Përmbajtja:Ka...
13/05/2026

RAPORT PËR ORËN EKOLOGJIKE

TEMA:Karakteristikat e kafshëve dhe bimëve,si dhe ndarja e tyre.

DATA : 08.05.2026

Përmbajtja:Karakteristikat e kafshëve dhe bimëve-AVULLIMI

AKTIVITETI NR.1

Nxënësit pjesëmarrës e aktivitet:Rudina Saqipi,Rejana Bislimi,Edon Abdullahi,Redon Misini,Luran Saqipi.

Sot në klasën IV-2 u realizua EKO ora me temë,,Karakteristikat e kafshëve dhe bimëve,si dhe ndarja e tyre,,.Gjate orës mësimore u njohën me karakteristikat kryesore të qenieve të gjalla,si frymëmarrja,lëvizja,ushqimi,ndjeshmëria,riprodhimi dhe rritja.

Nëpërmjet diskutimit dhe shembujve praktike,nxënësit arritën të dallojnë ngjajshmëritë dhe dryshimet e bimëve.U shpjegua edhe ndjeshmëria e bimëve ndaj dritës si stimul dhe reagimi i tyre ndaj kushteve të mjedisit.

Për realizimin e aktivitetit u përdorën tri bimë shtëpie të së njëjtës specie dhe moshë të ngjajshme,qese plastike të zeza,llambë elektrike dhe shirita gome.Nxënësit vëzhguan ndryshimet tek bimët dhe diskutuan mbi rëndësinë e dritës dhe frymëmarrjes për zhvillimin e tyre.

Gjatë orës nxënësit treguan interesim dhe pjesëmarrje aktive.Ata bashkëpunuan në mënyrë të rregullt gjatë punës në grup dhe dhanë mendime të sakta rreth karakteristikave të qenieve të gjalla.

Në funnd të orës u arritën objektivat e parapara dhe nxënësit fituan njohuri të reja mbi karakteristikat e kafshëve dhe bimëve,si dhe rëndësinë e frymëmarrjes dhe ndikimit të dritës te bimët.

Mësimdhënëse: Fatime S. Sakipi

Koha e realizimit: 08.05.2026Klasa: lX-1 Përmbajtja: Mjetet e transportit dhe efekti i tyre në mjedisin jetësorMësimdhën...
12/05/2026

Koha e realizimit: 08.05.2026
Klasa: lX-1
Përmbajtja: Mjetet e transportit dhe efekti i tyre në mjedisin jetësor
Mësimdhënëse: Ajnure Kurtishi
Në pjesën hyrëse të orës mësimore nxënësit panë fotografi të mjeteve të ndryshme të transportit dhe iu përgjigjën disa pyetjeve.Mjetet e nevojshme për realizimin e aktivitetit ishin: 12 shishe me vëllim prej 1L deri 2L, ujë, shirit ngjitës, bileta të shtypura për llojet e transportit dhe për sasi të ndotjes me CO2, tabelë me të dhëna të shtypura në numër të mjaftueshëm për grupet. Duke përdorur të dhënat e tabelës, u mbushën shishet me vëllimin e caktuar të ujit për automjetin që nxënësit kishin zgjedhur. Detyra e tyre ishte të ngrenë shishet, të ndiejnë masën, pra të vënë re vëllimin e ujit ( emetimit të CO2) dhe të lidhin shishen me numrin përkatës, me mënyrën e transportit në fletën e tyre. Ata bënë krahasimin në mes mjeteve që ndotin më shumë dhe më pak, si dhe dhanë ide si të zvogëlohet ndotja e ajrit. Shprehën mendimet e tyre për transportin e gjelbër. Gjithashtu, bënë krahasim për ushqimet që importohen nga jashtë dhe me ushqimet vendore që kultivohen.
Përmes diskutimit dhe shembujve praktik nxënësit arrijnë në përfundim se emetimi i dioksidit të karbonit (CO2) është lirimi i këtij gazi në ajër, kryesisht gjatë djegies së karburantëve si benzina, nafta dhe gazi. CO2 është një gaz serrë që ndikon në ngrohjen globale dhe ndotjen e mjedisit. Arrijnë të kuptojnë se transporti i ushqimit ndikon në ndotjen e ajrit dhe përmendin mjetet që përdoren për transportin e ushqimit.

Kujdest. Ajnure Kurtishi

RAPORT PER OREN  EKOLOGJIKE TEMA:Gjallesat dhe vendbanimet e tyre Data:08.05.2026 Permbajtja:Kujdesi per mjedisin jeteso...
12/05/2026

RAPORT PER OREN EKOLOGJIKE

TEMA:Gjallesat dhe vendbanimet e tyre

Data:08.05.2026

Permbajtja:Kujdesi per mjedisin jetesor-Dheu

Aktiviteti:Nxenesit pjesmarres ne aktivitet:Ubejd Limani,Hava Sadiki,Elma Islami,Amra Bajramovska,Anuar Alievski,Veron Ademi

Sot ne klasen II -2 u realizua EKOora me teme “Gjallesat dhe vendbanimet e tyre,ne fillim nxeesit e shikuan nje prezantim vizualper ndotjen e tokes dhe ujit dhe ndikimi I tij te gjallesat.Pastaj diskutuan menyrat se si mund tendotet toka ,ndikimi I ujit te ndotur dhe efekti I demshem ne boten e gjalle.

Per realizimin e aktivitetit perdorem kavanoz qelqi,uje,ngjyra,rere,shiringa mjekesore.

Gjate ores nxenesit treguan interes dhe pjesmarrje active.Bashkepunuan gjate punes ne grup dhe dhane mendime te sakta rreth ndotjes se ujit dhe te tokes.Ne fund u arriten objektivat dhe nxenesit fituan dituri te reja dhe rendesine e ruajtjes se tokes dhe ujit nga ndotja.
Kujd.Lumnije Asipi

Raporte per eko oreTema:Njeriu dhe trupi I njeriutPermbajtja:Kujdesi per shendetin-Pastrimi I ujitData:08.05.2026Klasa:I...
12/05/2026

Raporte per eko ore

Tema:Njeriu dhe trupi I njeriut
Permbajtja:Kujdesi per shendetin-Pastrimi I ujit
Data:08.05.2026
Klasa:I-2
Mesuese:Valdete Shabani

Ora mesimore filloi me nje diskutim rreth rendesis se ujit te pastert per shendetin e njeriut.Nxenesit pane nje prezentim te shkurter dhe dhane mendimet e tyre per menyrat se si mund te pastrohet uji.
Ne aktivitetin kryesor,nxensit punuan ne grupe dhe realizuam nje eksperiment per filtrimin e ujit.Ata perdoren shishe plastike te prera,pambuk,pelhure,gure dhe rere per te krijuar nje filter natyral.Ne filter hodhen ujin e perzier me rere dhe vezhguan ndryshimin para dhe pas filtrimit.Nga kjo nxenesit erdhen ne perfundim se uji I pa pastert mund te pastrohet por qe te jemi te sigurte per pirje duhet zierje ose trajtim tjeter.
Ora u zhvillua ne menyre aktive dhe nxenesit treguan interest e larte gjate realizimit te eksperimentit,kuptuan rendesin e perdorimit te ujit te pastert per ruajtjen e shendetit.

Raporti i eko orës të mbajtur më date 08.05.2026                                                                        ...
12/05/2026

Raporti i eko orës të mbajtur më date 08.05.2026
Kl:IV-1
Tema:Karakteristikat fizike të Tokës
Njësija mësimore: Llojet e Tokës
Në fillim të orës bëmë një bised të shkurtë rreth planetit Tokë që na rethon dhe dobitë që na jep Toka.Pasi bëmë këtë bised,bashkarisht shikuam një prezantim vizuel rreth llojeve të Tokës dhe bëmë supozime se cila tokë është e punueshme,diskutuam se si mbeturinat ndikojnë në cilësin e tokës/dheut.
Nxënësit arrijnë në përfundim se toka humusore përziet me ujin,ka një sasi të mjaftueshme ajri dhe këtë arsye kultivohet lehtë dhe është pjellore.

Përfundim:Toka është një burim natyror shumë i rëndësishëm.Njohja e llojeve të tokës ndihmon në përdorimin më të mirë të saj në bujqësi ,ndërtim dhe mbrojtjen e mjedisit.Ruajtja e tokës është e domosdoshme për jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në fund nxënësit ishin shum të knaqur që morën pjesë në aktivitet,poashtu edhe unë si kujdestar klase isha i knaqur me këtë aktivitet.

kujd. Shpëtim Ferati

RAPORT PËR EKO ORËNTema: Karakteristikat natyrore-gjeografike të kontinenteveAktiviteti: VullkaniKlasa: V-2Data e realiz...
11/05/2026

RAPORT PËR EKO ORËN
Tema: Karakteristikat natyrore-gjeografike të kontinenteve
Aktiviteti: Vullkani
Klasa: V-2
Data e realizimit: 11.05.2026
Mësimdhënës: MURAT ALIJI
Në kuadër të Eko Orës u realizua aktiviteti me temë “Vullkani”, i lidhur me njësinë mësimore “Karakteristikat natyrore-gjeografike të kontinenteve”. Në aktivitet morën pjesë 10 nxënës të klasës V-2.
Në fillim të orës, nxënësit shikuan një prezantim vizual rreth formimit të vullkaneve dhe shpërthimeve vullkanike. Më pas u zhvillua diskutim mbi mënyrën e formimit të një vullkani, karakteristikat e tij dhe ndikimin që ka në reliev dhe në mjedisin natyror.
Gjatë aktivitetit, nxënësit treguan interesim të madh, kreativitet dhe bashkëpunim në grup. Aktiviteti ndikoi në zhvillimin e njohurive mbi dukuritë natyrore, forcimin e aftësive praktike dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Ora u realizua me sukses dhe nxënësit morën pjesë aktive gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit.

RAPORT MBI REALIZIMIN E EKO – ORËSShkolla: Sh.f.k ‘’7 Marsi’’Mësimdhënisja: Arlinda Ibraimi KrasniqiLënda: Shkenca Natyr...
11/05/2026

RAPORT MBI REALIZIMIN E EKO – ORËS

Shkolla: Sh.f.k ‘’7 Marsi’’

Mësimdhënisja: Arlinda Ibraimi Krasniqi

Lënda: Shkenca Natyrore/Biologji

Tema: Eutrofikimi

Data e realizimit: 08.05.2026

Klasa VI-1

Qëllimi i kësaj eco-ore ishte që nxënësit të kuptojnë procesin e eutrofikimit, ndikimin e plehrave artificiale në ekosistemet ujore dhe lidhjen ndërmjet veprimtarisë së njeriut dhe ndotjes së mjedisit jetësor përmes një eksperimenti praktik.

Gjatë realizimit të eco-orës, nxënësit zhvilluan një eksperiment praktik me katër kavanoza për të vëzhguar ndikimin e dritës dhe plehrave artificiale në ujë.
Eksperimenti u realizua si vijon:
• Kavanozi nr. 1 u mbush me ujë lumi dhe 1 lugë pleh artificial.
• Kavanozi nr. 2 u mbush me ujë lumi dhe 1 lugë pleh artificial, por u mbulua me letër alumini për të penguar depërtimin e dritës.
• Kavanozi nr. 3 u mbush me ujë të destiluar dhe 1 lugë pleh artificial.
• Kavanozi nr. 4 u mbush me ujë lumi pa pleh artificial.
Nxënësit vëzhguan ndryshimet në secilin kavanoz për ngjyrën e ujit, kthjelltësinë, erën e tij dhe praninë ose mungesën e qenieve të gjalla në të. Në fletore kanë shkruar të dhënat nga vëzhgimi që kanë bërë dhe kanë paraqesitur supozimet për atë se cili do të jetë rezultati i eksperimentit të tyre.

Mostrat e vendosura vëzhgohen për një javë. Në fund të javës nxënësit krahasojnë rezultatet e fituara dhe diskutojnë për to.

Sot, në sallën e ish-Komitetit në Kumanovë i organizuar nga Sektori për Preventivë pranë Sekretariatit për Punë të Brend...
08/02/2026

Sot, në sallën e ish-Komitetit në Kumanovë i organizuar nga Sektori për Preventivë pranë Sekretariatit për Punë të Brendshme – Kumanovë u zhvillua "Kuizi i Diturisë " në Kumanovë për nxënësit e klasave VIII dhe IX në lëndët: 🌍 Gjeografi, 📖 Histori dhe Arsim qytetar 🏛️.11 nxënës e përfaqsuan shkollën tonë SHFK “7 Marsi” f.Opajë dhe arritën sukses të shkëlqyer në lëndët Histori, Gjeografi dhe Arsim Qytetar.
Me datë 07-02-2026 ditë e shtunë në këtë garë morën pjesë 11 nxênës
Nxenesit e klasave VIII:
Ilirian Ajvazi VIII-1
Melisa Ajvazi VIII-1
Eda Islami VIII-1
Hana Ibraimi VIII-2
Elma Dauti VIII-2
Rumesa Ameti VIII-2
Nxeneset e klasave IX:
Engjëllusha Alitgashi IX-1
Elda Aliti IX-1
Eda Saqipi IX-1
Lorina Ademi IX-2
Besfort Ramadani IX-2
nga shkolla jonë nga klasat e VIII dhe IX , ku 8 prej tynve arriten ne gjysmëfinale , ndërsa sot për finale që do të mbahet në muajin Mars arritën të kualifikohen 8 nxënës 👏🏻👏🏻👏🏻 edhe ato :

Nxenesit e klasave VIII:

Ilirian Ajvazi VIII-1
Melisa Ajvazi VIII-1
Hana Ibraimi VIII-2
Elma Dauti VIII-2
Rumesa Ameti VIII-2

Nxeneset e klasave IX:

Engjëllusha Alitgashi IX-1
Lorina Ademi IX-2
Besfort Ramadani IX-2

Një Falemenderim shkon edhe për arsimtarët që u angazhuan që nxënësit ta arrijnë këtë sukses 👏🏻👏🏻👏🏻
Naxhije Jashari
Arlinda K.Ibraimi
Sami Bilalli
Lulzim Deari

Suksese !!!!

me respekt ,

Drejtoria e shkollës

Address

Opajë
Lipkovo
1300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfk" 7Marsi"fshati Opajë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share