SHFK "Jeronim De Rada" Çerkez

SHFK "Jeronim De Rada" Çerkez SHFK "Jeronim De Rada" fshati Çerkez

05/09/2026

Përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë mbetet një nga sfidat dhe synimet tona kryesore.
Çdo ndryshim, sado i vogël, është një hap drejt një mjedisi më të mirë, më të sigurt dhe më të denjë për të mësuar e punuar.
Sepse një shkollë më e mirë ndërtohet çdo ditë, me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për arsimin.

Kujtime nga një pritje e mbushur me buzëqeshje!Një ditë e veçantë për vogëlushët tanë, e nisur me buzëqeshje, maskota dh...
02/09/2026

Kujtime nga një pritje e mbushur me buzëqeshje!

Një ditë e veçantë për vogëlushët tanë, e nisur me buzëqeshje, maskota dhe shumë gëzim, por mbi të gjitha me dashuri, ngrohtësi dhe mirësi.

Me shumë përkushtim, drejtoresha e shkollës sonë u kujdes që pritja e nxënësve më të rinj të ishte një kujtim i bukur që do ta mbajnë gjatë në zemër.

Çdo fotografi ruan një buzëqeshje, një emocion dhe një çast të bukur nga dita e parë në familjen e SHFK „Jeronim De Rada“ Çerkez.

Një faleminderim i veçantë për LUX EVENT DECOR për dekorimin e mrekullueshëm të shkollës sonë dhe për kujdesin ndaj çdo detaji.

Faleminderime gjithashtu për Ali Murati PHOTOGRAPHY mjeshtrin e fotografisë, që me aparatin e tij ka ruajtur çaste të paharrueshme dhe ka bërë që kujtimet e bukura të jetojnë në fotografitë e çdo familjeje.

01/09/2026

🌸 Një pritje plot dashuri për filloristët tanë! 🌸

Në SHFK “Jeronim De Rada” në Çerkez, vogëlushët e klasave të para u pritën me shumë dashuri, ngrohtësi dhe buzëqeshje në ditët e para të rrugëtimit të tyre shkollor.

Një pritje e veçantë dhe plot mirësi nga drejtoresha e shkollës, Rezarta Jahiji, e cila u kujdes që hapat e parë të nxënësve tanë në shkollë të jenë të mbushur me gëzim, dashuri dhe ndjenjën e bukur të përkatësisë.

Le të jetë kjo vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë, të bukur dhe të suksesshëm për vogëlushët tanë. ❤️📚

Mirë se erdhët në familjen tonë shkollore, të dashur filloristë!

Kushte më të mira për një arsimim bashkëkohor!Sot, në koordinim dhe nën udhëheqjen e drejtoreshës së SHFK “Jeronim De Ra...
30/08/2026

Kushte më të mira për një arsimim bashkëkohor!

Sot, në koordinim dhe nën udhëheqjen e drejtoreshës së SHFK “Jeronim De Rada”, znj. Rezarta Jahiji, u vendosën tabelat e mençura në klasat ku ato kanë munguar. Me këtë, tashmë të gjitha klasat e shkollës janë të pajisura me tabela të mençura.

Një falënderim i veçantë për hoxhën Ismet Ademi për kontributin e tij human në sigurimin e këtyre tabelave.

Modernizimi i arsimit dhe krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit janë një investim në të ardhmen e tyre. Me përkushtim dhe bashkëpunim, po krijojmë një mjedis më bashkëkohor dhe më të përshtatshëm për procesin mësimor, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Për një shkollë më moderne dhe një arsimim më cilësor!

ITS GROUP përfundoi me sukses  instalimin e sistemit të kamerave të sigurisë Tiandy dhe rrjetit Wi-Fi Mesh me pajisje Cu...
30/08/2026

ITS GROUP përfundoi me sukses instalimin e sistemit të kamerave të sigurisë Tiandy dhe rrjetit Wi-Fi Mesh me pajisje Cudy në Shkollën Fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez.
🔹 Kamera profesionale Tiandy për mbikëqyrje dhe siguri
🔹 Rrjet Cudy Mesh për mbulim më të mirë dhe stabilitet të rrjetit
🔹 Instalimi, konfigurimi dhe optimizimi i plotë i sistemit
🔹 Zgjidhje e përshtatur për nevojat e objektit shkollor

Qëllimi është rritja e sigurisë së nxënësve dhe stafit, si dhe sigurimi i një infrastrukture moderne dhe stabile të rrjetit.

Faleminderit për besimin!

LAJM PËR FILLESTARËT E KLASËS SË PARË! Të dashur prindër dhe vogëlushë, Me shumë gëzim ju njoftojmë se me datë 01.09.202...
30/08/2026

LAJM PËR FILLESTARËT E KLASËS SË PARË!

Të dashur prindër dhe vogëlushë,

Me shumë gëzim ju njoftojmë se me datë 01.09.2026 ditë e martë, ora 09:00, do të presim vogëlushët tanë të klasës së parë, së bashku me prindërit e tyre, në sallën e sportit të SHFK „Jeronim De Rada“ – Çerkez. 🏫🎈

✨ Një fillim i ri, miqësi të reja, shumë buzëqeshje dhe kujtime të bukura na presin!

Ju presim me shumë dashuri dhe entuziazëm për ta nisur së bashku këtë rrugëtim të bukur shkollor. 📚

🌟 Mirë se vini, vogëlushë!
Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor plot suksese! 🍀📖❤️

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2026/2027Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se viti i ri shko...
30/08/2026

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2026/2027

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 në SHFK „Jeronim De Rada“ Çerkez fillon më 1 shtator 2026, ditën e martë.

📚 Mësimi paradite
Klasat II deri V, nga ora 07:30.
📚 Mësimi pasdite
Klasat VI deri IX, nga ora 13:15.

Urojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm! 📚

Sot, drejtoresha e shkollës sonë priti në një takim të veçantë z. Ismet Ajeti, z. Shefket Ajeti dhe hoxhë Ismet Ademi, t...
22/07/2026

Sot, drejtoresha e shkollës sonë priti në një takim të veçantë z. Ismet Ajeti, z. Shefket Ajeti dhe hoxhë Ismet Ademi, të cilëve u ndau mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve në shkollën tonë.

Shkolla përparon falë njerëzve që besojnë te arsimi dhe investojnë në të ardhmen e fëmijëve. Çdo kontribut për shkollën është një vepër me vlerë të veçantë, sepse është investim në dijen, edukimin dhe të ardhmen e brezave që vijnë.

Mirënjohje dhe falënderim i sinqertë për bujarinë, mbështetjen dhe përkushtimin tuaj. Shembulli juaj është frymëzim për të gjithë.

29/05/2026

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një aksidenti trafiku, ka ndërruar jetë nxënësi ynë i dashur, Agan Asani, nxënës i klasës VII-3 në SH.F.K. “Jeronim de Rada”, Çerkez – Kumanovë.
Në emër të drejtorisë së shkollës, kujdestares së klasës VII – 3, shërbimit pedagogjik, mësimdhënësve dhe të gjithë nxënësve, familjes Asani i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për këtë humbje të rëndë.
Duke bashkëndjerë dhimbjen me familjen, lutemi që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe ta shpërblejë me Parajsë, ndërsa familjes t’i dhurojë forcë, durim dhe qetësi në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe.

Me dhimbje dhe respekt të thellë,
SH.F.K. “Jeronim de Rada”

Address

Fshati Çerkez, Kumanovë
Kumanovo
1300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFK "Jeronim De Rada" Çerkez posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category