DTCD-Dëshmitaret E Krishtit Zot

DTCD-Dëshmitaret E Krishtit Zot Shën Pali predikoi në tokën tonë dhe dëshmoi "Me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Romakëve 15:19

Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit.

07/09/2026

Dëgjoni me vëmendje se si islamistët fyejnë dhe poshtërojnë ZOJËN E BEKUEME, VETË JEZU KRISHTIN, GJERGJ KASTRIOTIN dhe GJITHÇKA TË SHENJTË për popullin shqiptar!

Këta Muhamedan, të ushqyem me ideologji të errët islame, që nuk ka asgja të përbashkët me gjakun shqiptar, guxojnë të fyejnë Gjergj Kastriotin dhe mbarë kombësinë tonë. Sepse të sulmosh shqiptarët e Shqipërisë apo Mirditën do të thotë të sulmosh çdo shqiptar, kudo që ndodhet, në secilin cep të Shqipërisë Etnike!

Atherë injorantat që ndjekin Muhamedin Analfabet më akuzojnë mue, që nuk shaj askënd, se baj përçarje. Ndërsa unë marr me mija sharje dhe kërcënime nga këta muhamedanë, e disa prej tyne i dokumentoj në këtë video.

Atherë pyetja asht: Kush po e përçan popullin shqiptar? Ata që shajnë gjithçka që asht e shenjtë, si Gjergj Kastriotin, Zojen e Bekueme dhe vetë Jezu Krishtin, apo ata që flasin kundër kësaj ideologjie?

Kush përçan shqiptarët: ata që fyejnë gjithçka të shenjtë, apo ata që kundërshtojnë këtë ideologji? Ai që e denoncon fyerjen dhe kërcënimet, apo ai që i bën ato? Ai që kundërshton fyerjen, apo ai që e bën fyerjen?

05/09/2026

⚔️ A I FRYMËZON ALLAHU ISLAMISTËT APO PROPAGANDA SERBE KUNDËR GJERGJ KASTRIOTIT?! 🇦🇱☪️ TURK E SHKJA, MOTËR E VËLLA! 🇹🇷🤝🇷🇸

Islamistja Kismete Sykaj, që sipas Muhamedit ka “gjysmë truri” si të gjitha femrat, shumica e të cilave përfundojnë në ferr, nuk përdor as gjysmën e trurit të femrës, por përdor trurin e propagandës serbe!

Ajo flet fjalë për fjalë shprehjet e propagandës serbe për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, kur thotë:

“Skënderbeu është një figurë shqiptare, e përcaktuar nga populli si hero, sepse nuk kishim heronj.”

Fjalë për fjalë, shpreh propagandën serbe për Gjergj Kastriotin!

04/09/2026

🇦🇱 LUIGJ PERKAJ NË TELEVIZIONIN KOMBËTAR AMERIKAN NEWSMAX 🇺🇸
INTERVISTA BOMBË QË I LËSHOI DRITËN E KUQE DHE E FUTI BASHKËSINË ISLAME TË KOSOVËS (BIK) NË PANIK TË PLOTË 🚨

E meqenëse argumentet u mungonin, zgjodhën metodat e mafisë: e sulmuen në mënyrë shtazore, e doxuen, kërkuen atentat ndaj tij dhe vunë në rrezik direkt jetën e tij dhe të familjes!

Luigj foli hapun dhe pa doreza për atë që hipokrizia institucionale e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) bën sikur nuk e sheh: përndjekjen e hapur të katolikëve shqiptarë në Kosovë, sulmet e fëlliqta kundër njerëzve që guxojnë të pagëzohen, vandalizimin dhe sulmet kundër Kishës në Vushtrri, dhe terrorin psikologjik e kërcënimet barbare nga strukturat e saj kundër kujtdo që guxon të thotë të vërtetën se Islami nuk asht fe e paqes.

Në vend që Bashkësia Islame të provojë me fakte se s'ka përndjekje, apo të demantojë qoftë edhe një fjalë të vetme të Malsorit, hoxhallarët dhe kopeja e BIK-ut u hodhën në sulm si diktatorë të vegjël, duke e përndjekur vetë njeriun që po denonconte përndjekjen.

Logjika e Bashkësisë Islame, prej oborri injorance, për me provue se nuk ka përndjekje, kërkon gjak kundër atij që flet.
Ata përndjekin vetë njeriun që po fliste për përndjekjen.
Me provue se s’ka përndjekje, ata përndjekin atë që thotë se ka përndjekje😂

03/09/2026

Debat mes Shejh Malësorit dhe NJI SHKOLLTARI ISLAM NGA MAQEDONIA, i cili pohon se pedofilia asht me ba martesë me vajza para se me u ardhë menstruacionet❗️

ALLAHU LEJON MARTESËN ME VAJZA PARA MENSTRUACIONIT NË KURAN: SHQYRTIMI I SURËS 65:4 DHE FIGURA E AISHES QË LUANTE ME KUKULLA SI FËMIJË EDHE PASI MUHAMEDI KISHTE KRYER MARRËDHËNIE ME TË.

Ky është përkthim i drejtpërdrejtë nga Kurani në gjuhën zyrtare shqipe nga Sherif Ahmeti❗️

E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, E ASHTU EDHE ATO QË ENDE NUK KANË PASUR MENSTRUACION. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.

Allahu lejon martesen me vajza qe ende skan arrit menstruacion. Sura Talak 65:4, caktohet iddeti prej tri mujsh edhe për ato gra që “që ende nuk kanë pasur menstruacion.”. Tefsiret klasike, përfshi Tefsirin e Ibn Kethirit, e shpjegojnë këtë kategori si vajza që nuk kanë mbërritë ende moshën e menstruacioneve. Pastaj hadithet e Sahih Buhariut tregojnë se Aisheja thotë se luante me kukulla në shtëpinë e Muhamedit, tefsiret klasike e kuptojnë këtë si shenjë se ajo ishte ende fëmijë; pikërisht për këtë arsye loja me kukulla nuk trajtohej si idhujtari në rastin e saj.

02/09/2026

HOXHA NGA PRIZRENI NE KOSOVE, ERGIN SHALA, I SHTYME PREJ BASHKESISE ISLAME, PERHAP ADRESEN DHE TE GJITHA INFORMATAT PERSONALE TE LUIGJ PERKAJ & SHEJH MALSORIT, QE GRUEJA DHE FEMIJET E TIJ TE KERCNOHEN DHE TE RREZIKOHEN.

Ky Hoxha, me nje fytyre te zeze, shfaq edhe shpirtin e zi dhe publikon adresen e Shejh Malsorit, daten e lindjes dhe detaje tjera personale te jetes se tij, tue nxite ekzekutimin e tij.

Mendoni: nje Hoxhe islamik, nje udheheqes fetar qe ka mbas vetes mijera ndjekes, e ben kta we turma u versule kunder tij. Ndjekesit e tij islamike filluen me i shpernda te dhanat neper komente, me sulmue e me kercnue. Kercenimet kane preke edhe gruen dhe femijet e tij. Kjo asht ajo qe e ban krejt situaten edhe ma te rande: familja po paguen çmimin e nje sulmi qe u nis prej nje figure Islamike kunder nje kundershtari te saj. Femijet nuk kane hy ne debat. Grueja nuk ka hy ne debat. Ata nuk kane asnji lidhje me polemikat fetare. E megjithate, tash jane ba shenjester e kercenimeve.

Mendoni sa e rrezikshme asht kjo. Me e marre adresen e shpis se nje njeriu, daten e lindjes dhe çdo hollesi personale per jeten e tij, me ia plase publikisht perpara nje turme qe tashme asht e ndezun kunder tij, nuk asht kritike. Nuk asht debat. Nuk asht trimni. Kjo asht me e ekspozue me vetedije nje njeri dhe familjen e tij ndaj rrezikut. Informacionet personale nuk jepen qe dikush me shkue me pi kafe te ti😳

E pastaj vjen pjesa ma e turpshme. Mbasi e ka publikue adresen, mbasi ajo asht pa e shpernda, mbasi turma ka fillue me e perdore ate kunder Malsorit, ai e editon videon, e heq adresen dhe mundohet me i mashtrue njerezit sikur ai nuk e ka publikue kurre. PSE E HEQ TASH? PSE E EDITON VIDEON? PSE MUNDOHET ME E FSHEHE ATE QE KA BA? Sepse e din shume mire se çfare pergjegjesie ka nje veprim i tille. Nuk mundesh me e hedhe adresen e nje njeriu ne publik, me e lane turmen me e shpernda e me kercnue, e mandej me e editue videon e me thane: “Nese dikush i ban diçka, une s’kam faj.” Jo. Kur e hap deren e rrezikut, nuk mundesh me u fshehe mbas nje editimi.

Ky Hoxhe, i shtyme prej Bashkesise Islame, tregon kulmin e poshtersise dhe frikacakllukut te nje Muhamedani.

01/09/2026

🇦🇱✝️🇷🇸 A JANË TË GJITHË SHQIPTARËT SERBË?

ME KËTË ARGUMENT REVOLUCIONAR, ME TË CILIN SHEJH MALSORI E ÇKATRON LOGJIKËN ISLAMISTE, AI PROVON SE ATA MUNDOHEN ME NA HEQË EDHE KRYQIN, EDHE SHQIPONJËN?!

Sipas “logjikës” idiote islamiste, shqiptari që vendos Kryqin qenka ba serb, vetëm pse Serbia e përdor Kryqin. Mirë pra, po Serbia e ka edhe Shqiponjën Dykrenare! Atëherë, me të njëjtën “logjikë”, hiqeni edhe Shqiponjën, se përndryshe po pranoni se çdo shqiptar që e mban Shqiponjën qenka serb! A po e shihni tash sa qesharake asht kjo “logjikë”?

Nëse një simbol të ban pjesë të një kombi vetëm pse ai komb e përdor, atëherë Shqiponja na ban serbë dhe Kryqi na ban serbë. Pra, ose pranoni se ky argument asht krejt absurd, ose filloni me ua thanë shqiptarëve: “Hiqeni Shqiponjën, se e kanë edhe serbët!” Por aty asht pikërisht mashtrimi: kur vjen puna te Shqiponja, e kuptoni menjëherë se një simbol nuk bahet pronë e Serbisë vetëm pse Serbia e përdor. Atëherë pse Kryqi duhet me kenë ndryshe?

Kryqi nuk të ban serb, ashtu siç Shqiponja nuk të ban serb. Një shqiptar që kthehet te Krishti nuk bahet serb; bahet i krishterë. Me i thanë një shqiptari “je ba serb” vetëm pse mban Kryqin asht një argument aq i dobët, sa rrëzohet vetë prej simbolit që shqiptarët e kanë mbi flamur.

Prandaj, kur dikush thotë: “Hiqe Kryqin se e kanë serbët”, përgjigjja asht shumë e thjeshtë: Atëherë hiqe edhe Shqiponjën, se e kanë serbët! Nëse nuk pranon me e heqë Shqiponjën, atëherë pranoje edhe për Kryqin të njëjtën të vërtetë: përdorimi i një simboli nga Serbia nuk të ban serb.

Nëse Kryqi na ban serbë, Shqiponja çka na ban?

31/08/2026

A DUHET ME BURGOS, ME RRAHE, ME JU MARRE SHPINEN DHE ME PERZANE FAMILJEN JASHARI NGA KOSOVA, SIPAS LIGJIT TE ISLAMIT?

Hoxha Sabdullah Bajrami thote: me burgos e me rrahe familjen qe degjon muzike! Madje, nese prape degjojne muzike, me ua marre shpine e me i perzane prej shtepise!

Nese shqiptaret do te ishin nen kete sheriat, cka do t’i kishte ndodhe familjes Jashari ne Prekaz?

Adem Jashari Legjendar ka degjue muzike dhe ka pi edhe raki. A do t’i kishin burgos? A do t’i kishin rrahe? A do t’i kishin perzane prej Prekazit?

Imagjinoje paradoksin: hoxhallaret me e “ndeshkue” familjen Jashari, ndersa sot te njejtin Adem Jashar e permendin si hero kombetar!

31/08/2026

🚨 SKANDAL KOMBËTAR❗️ GAZETARJA LIRIDONA VEJSELI DUHET ME DËSHMUE FENË E VET: “UNË JAM MUSLIMANE! UNË JAM MUSLIMANE!” PËR ME U MBROJTË NGA TURMA QË E KËRCËNOI RËNDË ATË DHE FAMILJEN E SAJ!

KU ASHT LIRIA E FJALËS E DEMOKRACIA❓

❗️NËSE AJO DUHET ME THANË “JAM MUSLIMANE” PËR ME SHPËTUE, ÇKA DUHET ME THANË AI QË ASHT KATOLIK? A KA SIGURI PËR NE❓

Liridona del publikisht me thanë: “Unë jam muslimane! Unë jam muslimane!” Madje mbulohet edhe me shami, në përpjekje me dëshmue përkatësinë e saj fetare, pasi thotë se asht kërcënue ajo dhe fëmijët e saj të vegjël.

Po ne që nuk jemi muslimanë? Kush na mbron? A do të thotë kjo se një nënë mund të kursehet vetëm pse dëshmon se asht muslimane, ndërsa ai që nuk asht musliman mbetet përballë turmës? Kjo asht pikërisht ajo që duhet me na alarmue! Media nuk mund të funksionojë me frikën se cilës fe i përket gazetari. Gazetari duhet me qenë i lirë me raportue të vërtetën, pa u frikësue prej hoxhës, turmës apo kërcënimeve.

Sot po i kërkohet një gazetareje me dëshmue: “Jam muslimane, mos më prekni!”
Po nesër, çka më shpëton mu nëse dal e them: “Jam katolik”? A do të mjaftojë kjo me ma falë jetën, me ma mbrojtë familjen e me i shpëtue fëmijët e mi prej kërcënimeve?
Nëse mbrojtja jote varet prej faktit se cilës fe i përket, atëherë ku asht liria?

Unë nuk dua me pasë nevojë me thanë “Jam musliman” për me pasë të drejtën me folë. Dua me pasë të drejtën me folë sepse jam njeri dhe sepse liria e fjalës asht e drejtë e çdo shqiptari. Sepse nëse sot duhet me dëshmue fenë teme për me shpëtue prej turmës, nesër mund të mos mjaftojë as ajo. E një shoqni ku media hesht prej frikës nuk asht ma shoqni e lirë, por asht shoqni e nënshtrueme ndaj Islamit Politik në trojet tona, që vepron si mafi.

30/08/2026

🚨 LUFTA KUNDËR LIRISË SË FJALËS: TURMA ISLAMIKE DON ME HESHTË EDHE GAZETARËT!

❗️GAZETARJA LIRIDONA VEJSELI DETYROHET ME KËRKUE FALJE VETËM PSE RAPORTOI ÇKA NDODHI!

Në fshatin Llacë të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, sipas raportimit dhe dëshmive të familjarëve, hoxhallarë dyshohet se braktisën ceremoninë e varrimit për shkak të flamurit kombëtar shqiptar 🇦🇱.

Familjarët kanë dëshmue se hoxhallarët nuk pranuen me falë xhenazen e nanës së tyne, sepse arkivoli ishte i mbuluem me flamurin kombëtar shqiptar.

E kur një gazetare guxon me e raportue këtë, çka ndodh?

Sulmohet. Presionohet. Frikësohet. Dhe kërkohet që ajo të kërkojë falje pse ka raportue!

A nuk asht kjo pikërisht ajo që duhet me na shqetësue?

❗️PO KËRCËNONI LIRIDONËN, POR PO ZGJONI NJË POPULL!

Siç ka reaguar Basri Beka:

“Po kërcënoni Liridonën, por po zgjoni një popull.”

Është e turpshme, e neveritshme dhe e papranueshme që një grua, një nanë dhe një gazetare, pse ka guxue me raportue një ngjarje që ka ndodhë, të përballet me presion, kërcënime e frikësim.

Nëse dikush nuk pajtohet me raportimin e saj, le ta kundërshtojë me fakte.

Nëse lajmi asht i rremë, le ta demantojë me prova.

Por me kërcënime?

Me presion?

Me frikësim?

Kjo nuk asht përgjigje. Kjo asht përpjekje me mbyllë gojën e gazetarit.

Dhe këtu asht problemi i vërtetë.

Sot kërkohet që një gazetare me kërkue falje pse raportoi.

Po nesër, çka do të kërkohet?

Që gazetari me kërkue leje para se me folë?

Që shqiptari me kërkue leje para se me vendosë flamurin e vet?

Që familja me u frikësue prej simbolit kombëtar?

Kjo nuk asht ma thjesht një çështje fetare.

Kjo asht çështje e lirisë së fjalës, dinjitetit dhe identitetit kombëtar.

Kur një flamur shqiptar mbi një arkivol kthehet në problem, atëherë problemi nuk asht flamuri.

🇦🇱 Problemi asht mentaliteti që e sheh flamurin shqiptar si kërcënim.

Dhe kur një gazetare sulmohet pse e raporton këtë, atëherë nuk po mbrohet feja.

Po tentohet me mbrojtë heshtjen.

E kjo asht ajo që nuk duhet me pranue kurrë.

Nuk mundesh me kërkue liri për veten e me ia mohue lirinë tjetrit.

Nuk mundesh me kërkue respekt për fenë tande e me kërkue që tjetri me u turpnue për flamurin e vet.

Nuk mundesh me kërkue që gazetari me heshtë sa herë raportimi i tij të prekë dikë.

Kjo nuk asht liri. Kjo asht frikë.

Dhe frika nuk asht argument.

🇦🇱 EDHE UNË JAM ME FLAMURIN!

Edhe unë jam me Liridona Vejsëlin.

Edhe unë jam me çdo nanë që guxon me folë.

Edhe unë jam me çdo gazetar që raporton pa u trembë prej turmave.

Edhe unë jam me çdo shqiptar që nuk pranon me u frikësue prej flamurit të vet.

Nëse dikush e quan këtë “Lëvizje të Deçanit”, atëherë po e them troç:

Edhe unë jam “Lëvizja e Deçanit”.

Sepse me dashtë flamurin shqiptar nuk të ban armik.

Me mbrojtë identitetin shqiptar nuk të ban ekstremist.

Me kërkue të vërtetën nuk të ban armik të askujt.

Dhe me mbrojtë një gazetare prej kërcënimeve nuk asht sulm ndaj fesë.

Asht mbrojtje e lirisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm.

Asnjë grua nuk duhet me u frikësue pse foli.

Asnjë gazetar nuk duhet me kërkue falje pse raportoi.

Asnjë shqiptar nuk duhet me u turpnue pse e mban flamurin shqiptar.

🇦🇱 FLAMURI NUK ËSHTË KRIM.
GAZETARIA NUK ËSHTË KRIM.
E VËRTETA NUK KA NEVOJË ME KËRKUE FALJE.

Kush nuk pajtohet me fjalën, le ta kundërshtojë me fjalë.
Kush nuk pajtohet me lajmin, le ta përgënjeshtrojë me fakte.
Por kush kërkon me heshtë gazetarin me frikë e kërcënime, ai nuk po mbron të vërtetën — po lufton kundër lirisë.

🇦🇱 DHE PËR LIRINË E FJALËS, NUK DO TË HESHTIM!

29/08/2026

Gëzuar Festën e Martirizimit të Shën Gjon Pagëzorit të gjithë shqiptarëve, veçanarisht atyne prej Hotit!

Festat janë shumë të rëndësishme, sepse na japin mundësinë me ndjekë shembujt e mirë dhe burrat e vërtetë, që edhe na me u ba si ata. Ata që festojnë këtë festë duhet me u rritë në virtytet e Gjonit, i cili pati dashninë për të vërtetën, guximin me thanë “asht gabim” dhe gatishmëninë me dhanë edhe jetën për atë që besonte.

Gjon Pagëzori nuk ishte njeri që heshtte kur shihte padrejtësi. Ai nuk e ndryshonte fjalën e vet pse përballë kishte mbretin. Nuk pyeste a do ta dëgjonin, a do ta sulmonin, apo a do ta burgosnin.
Ai i tha mbretit Herod se nuk asht e drejtë ajo që po bante. Dhe për të vërtetën, Gjon Pagëzori pagoi çmimin ma të madh: dha jetën e vet.

Ai mund ta kishte mbyllë gojën. Mund të kishte thanë: “Nuk po flas, se asht mbret.” Por Gjoni nuk e sh*ti të vërtetën për me shpëtu veten.
Ma mirë me vdekë për të vërtetën, sesa me jetue tue e mohue atë.

Pikërisht për këtë, Hoti e ka marrë këtë burrë si Shenjtin Pajtor të Hotit, dhe ai u ba model për Hotin: një burrë që nuk pati frikë me thanë të vërtetën, edhe kur e dinte se e vërteta mund t’i kushtonte jetën.
E për këtë, Hoti dha edhe shumë burra me burrni të ngjashme, sepse ndoqën shembullin e Shën Gjon Pagëzorit, veçanarisht Dedë Gjon Lulin, djalin e Gjonit.

Ai e pa se populli i vet ishte nën një sundim që ua kishte marrë lirinë dhe dinjitetin. Ai nuk tha: “Le të rrimë urtë, se kështu ka qenë gjithmonë, e mos me u përça e me krijue konflikte, se po u rrin hatri muslimanëve me luftue Osmanët.”
Jo! Ai tha, si Gjoni: “Nuk lejohet. Kjo asht gabim. Nuk kemi lindë me kenë skllevën të Turkut!” Si burrë vigan, ai u ngrit kundër robnisë osmane. U ngrit për lirinë e Malsisë. U ngrit për tokën, familjen, fenë dhe nderin e popullit të vet.

Gjon Pagëzori luftoi për të vërtetën, edhe kur ajo i kushtoi jetën.
Dedë Gjon Luli luftoi për lirinë, edhe kur ajo kërkoi sakrificë.
Njani nuk pranoi me heshtë para mbretit. Tjetri nuk pranoi me heshtë para skllavnisë së Turkut.

Njerëzit që nderojmë duhet të jenë njerëz që na mësojnë si me jetue.
Sepse çfarë kuptimi ka me festue një Shenjt, nëse nuk duem me ndjekë shembullin e tij?
Katolikët nuk i nderojnë Shenjtët vetëm si figura të së kaluemes. I nderojmë sepse duem me marrë jetën e tyne si shembull.

Kur nderojmë Gjon Pagëzorin, na kujtohet se duhet me pasë guxim me thanë të vërtetën. Kur nderojmë martirët, na kujtohet se ka gjana që vlejnë ma shumë se jeta. Kur festojmë festat e Shenjta, na nuk festojmë vetëm një ditë në kalendar. Na marrim si shembull njerëz që kanë jetue për të vërtetën dhe na mësojmë me e dashtë edhe na të vërtetën.

Prandaj, le të mos jenë Shenjtët vetëm emna që i përmendim, por shembuj që i ndjekim. Le të mos jenë heronjtë vetëm figura që i kujtojmë, por burra që na frymëzojnë me u ba ma të fortë, ma të drejtë e ma të guximshëm.

Sot, në festën e Martirizimit të Shën Gjon Pagëzorit, le të lutemi që Shën Gjoni të ndërmjetësojë për ne para Zotit; që të na japë guximin e tij, dashninë e tij për të vërtetën dhe forcën e tij me qëndru në atë që asht e drejtë, edhe kur asht e vështirë.

Na i modelojmë Shenjtët, sepse Shenjtët modeluen Krishtin. Ata na tregojnë me jetën e tyne se si me ndjekë Krishtin. E nëse na duem me u ba si Shenjtët, atëherë duhet me ndjekë Atë që ata ndoqën: Jezu Krishtin.

Shën Gjon Pagëzori, lutu për ne!
Qofshim të denjë me ndjekë shembullin tand dhe, tue ndjekë ty, me iu afrua gjithmonë ma shumë Krishtit.

Address

Kumanovo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DTCD-Dëshmitaret E Krishtit Zot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category