Shoqata Edukative ''Vllaznia''

Shoqata Edukative ''Vllaznia'' Shoqata Edukative "Vllaznia" është themeluar më datë 09.02.2001 si rezultat i nevojës për një organizatë edukative dhe kulturore.

Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli deri sa ata të ndryshojn veten

Fillon kursi i Kuranit famëlartëShkolla për Edukim “Jakup Asipi” ka filluar me sukses edhe këtë vit mësimin e Kuranit.Ku...
05/09/2026

Fillon kursi i Kuranit famëlartë

Shkolla për Edukim “Jakup Asipi” ka filluar me sukses edhe këtë vit mësimin e Kuranit.
Kurset ofrohen falas dhe janë të përshtatura sipas shkollës dhe ndërrimit që ndjekin nxënësit, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më e përshtatshme për ta.

Ju informojmë se regjistrimi është ende i hapur për nxënës të rinj deri më 15 shtator 2026!

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e këtij programi edukativ.

"Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në KumanovëNë prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–20...
02/09/2026

"Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në Kumanovë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, Shoqata Edukative “Vllaznia” ka zhvilluar një aksion humanitar, duke shpërndarë dhjetëra çanta dhe materiale shkollore për nxënësit në nevojë. Aksioni u realizua në shkollat fillore të qytetit të Kumanovës, “Naim Frashëri” dhe “Bajram Shabani”, si dhe në shkollat e fshatrave Llopat dhe Sopot.

Me këtë rast, dhjetëra nxënës u pajisën me çanta dhe materiale të nevojshme shkollore, duke u mundësuar një fillim më të lehtë dhe më të dinjitetshëm të vitit të ri shkollor.

Përfitues të këtij aksioni ishin kryesisht fëmijë nga familje në gjendje të rënduar sociale, të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë në sigurimin e mjeteve bazë për procesin mësimor.

📚 Shoqata për Edukim “Vllaznia” uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!J...
01/09/2026

📚 Shoqata për Edukim “Vllaznia” uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!

Ju dëshirojmë një vit të mbarë, plot dije, suksese dhe arritje të reja. Qoftë çdo ditë e këtij viti një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.

🎒 Shoqata për Edukim “Vllaznia”, në bashkëpunim me Komunën e Likovës, së fundmi realizoi shpërndarjen e çantave shkollore për nxënësit e klasave të ulëta në disa shkolla të Komunës së Likovës.

Shpërndarja e çantave u realizua nga Kryetari i Shoqatës për Edukim “Vllaznia”, z. Ajhan Abazi, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, si dhe drejtorët e shkollave përkatëse.

Kjo nismë synon të mbështesë nxënësit dhe familjet e tyre në fillimin e vitit të ri shkollor dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve sa më të mira për arsimim.

Shoqata për Edukim “Vllaznia” mbetet e përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe nxënësit tanë. 📚🎒

Ju urojmë të gjithë nxënësve një vit të ri shkollor të mbarë dhe plot suksese! 🌟

“Regjistrimet filluan – fëmijë të dashur bëhuni pjesë e udhëtimit me Kuranin famëlartë.”
29/08/2026

“Regjistrimet filluan – fëmijë të dashur bëhuni pjesë e udhëtimit me Kuranin famëlartë.”

25/08/2026

Shoqata Vllaznia bartëse e Kampit Veror "Koxhaeli 2026" në Turqi

Shoqata Vllaznia ishte bartëse e Kampit Veror Koxhaeli 2026, i cili u realizua në Turqi me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të rinjve nga disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti, i zhvilluar nga 10 deri më 17 gusht 2026, kishte për qëllim ofrimin e një programi të pasur dhe të kombinuar edukativ, kulturor, social, sportiv dhe rekreativ për fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës.

Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj nga Kërçova, Tetova, Prilepi, Shkupi dhe Kumanova, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për shoqërim, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave.

Gjatë pesë ditëve të kampit, pjesëmarrësit u angazhuan në një sërë aktivitetesh edukative, kulturore, sportive dhe shoqërore, si dhe në aktivitete në natyrë dhe vizita të ndryshme. Përmes këtij programi, të rinjtë patën mundësi të zhvillojnë aftësi të reja, të krijojnë miqësi dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat e vendit mikpritës.

Në kuadër të udhëtimit, gjatë kthimit u realizua edhe një ndalesë në Stamboll, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të vizitojnë shkurtimisht një nga qytetet më të rëndësishme kulturore dhe historike të Turqisë.

Si bartëse e këtij aktiviteti, Shoqata Vllaznia shpreh kënaqësinë për realizimin e suksesshëm të Kampit Veror Koxhaeli 2026 dhe për pjesëmarrjen e të rinjve nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap në angazhimin e Shoqatës Vllaznia për krijimin e mundësive të reja për fëmijët dhe të rinjtë, duke nxitur edukimin, bashkëpunimin, socializimin, zhvillimin personal dhe krijimin e miqësive të reja përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Shoqata për Edukim “Vllaznia” edhe sivjet kërkon mbështetjen e bamirësve dhe njerëzve me zemër të mirë për të përkrahur ...
15/08/2026

Shoqata për Edukim “Vllaznia” edhe sivjet kërkon mbështetjen e bamirësve dhe njerëzve me zemër të mirë për të përkrahur fëmijët e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një ndihmë e madhe për këta fëmijë dhe një mundësi për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, dinjitet dhe mundësi për të ardhmen.
Ju falënderojmë paraprakisht për mbështetjen, bujarinë dhe besimin tuaj.

Pako ushqimore për dhjetëra familje në nevojëShoqata Edukative Vllaznia ndihmoi dhjetëra familje në nevojë nga Kumanova ...
11/07/2026

Pako ushqimore për dhjetëra familje në nevojë

Shoqata Edukative Vllaznia ndihmoi dhjetëra familje në nevojë nga Kumanova me pako ushqimore me produkte bazë, duke u përpjekur të zbusë, sado pak, gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballen ato.

Lusim Allahun e Madhëruar që t'i shpërblejë me të mira të gjithë donatorët për bujarinë dhe kontributin e tyre, t'ua pranojë veprat e mira dhe t'ua shumëfishojë shpërblimin.

Kumanovë, 11 korrik 2026

Shpallen fituesit e Shkollës Verore 2026Pas përfundimit me sukses të procesit të testimit të njohurive, janë shpallur fi...
27/06/2026

Shpallen fituesit e Shkollës Verore 2026

Pas përfundimit me sukses të procesit të testimit të njohurive, janë shpallur fituesit e Shkollës Verore 2026, sipas grupmoshave:

Grupi i parë
🥇 Selman Selmani
🥈 Unik Rexhepi
🥉 Lijana Jashari

Grupi i dytë
🥇 Enik Demiri
🥈 Fetije Alimi
🥉 Bleona Demiri

Grupi i tretë
🥇 Zehra Ramadani
🥈 Lina Kamberi
🥉 Eda Rexhepi

Shoqata Edukative "Vllaznia" përgëzon të gjithë nxënësit për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë Shkollës Verore 2026. Një urim i veçantë për fituesit, të cilët u dalluan me njohuritë dhe suksesin e tyre.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj arsimor dhe shpresojmë të shihemi sërish në aktivitetet tona të ardhshme!

U zhvillua me sukses përmbyllja dhe testimi i fëmijëve në kuadër të Shkollës Verore 2026Për dallim nga vitet e kaluara, ...
27/06/2026

U zhvillua me sukses përmbyllja dhe testimi i fëmijëve në kuadër të Shkollës Verore 2026

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Shkolla Verore u përmbyll me një testim të njohurive. Çdo grup iu nënshtrua testimit, i cili u zhvillua në kohë reale duke përdorur një program të veçantë që mundësonte testim të drejtpërdrejtë, vlerësim të menjëhershëm dhe përzgjedhjen e fituesve.

Fëmijët kaluan një ditë të paharrueshme, të mbushur me emocione, argëtim dhe frymë garuese. Në fund të aktivitetit u shpallën fituesit, të cilët u shpërblyen me dhurata të shumta si vlerësim për përkushtimin dhe rezultatet e tyre.

Përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e treguar dhe u urojmë suksese edhe në aktivitetet e ardhshme.

Dita e katërt e Shkollës Verore 2026 vazhdoi me aktivitete të shumta, suksese të reja dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm ...
25/06/2026

Dita e katërt e Shkollës Verore 2026 vazhdoi me aktivitete të shumta, suksese të reja dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm nga pjesëmarrësit

Address

Hristian Todorovski Karposh 38
Kumanovo
1300

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Edukative ''Vllaznia'' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category