01/01/2023
https://fundrazr.com/buildhouse?ref=em_4AsChf_ab_9ihPQf5YrBy9ihPQf5YrBy
Build house
Dear, I need your help to start building a small house for myself and my children. Let us all live together children, me and my beloved wife.
10/10/2022
Çmimin Nobel në Ekonomi u ndahet tre ekonomistëve amerikanë
Çmimin Nobel në Ekonomi e morën sot tre ekonomistë amerikanë, Bernanke, Diamond dhe Dybvig. “Ata e morën çmimin për kërkime mbi bankat dhe krizat financiare”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Komiteti i Nobel tha se puna e tyre kishte treguar në hulumtimin e tyre “se përse shmangia e kolapsit të bankave është jetike”. Komiteti i Nobelit sqaroi se puna e tyre, e zhvilluar në fillim të viteve ’80 “ka përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare” dhe ka treguar se pse është e rëndësishme të shmangen kolapset bankare.
Ata shtuan se kjo ka qenë e “çmuar” gjatë krizës financiare 2008 – 2009 dhe pandemisë së koronavirusit.
Fituesit e këtij çmimi – i quajtur zyrtarisht “Sveriges Riksbank Prize” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel do të fitojnë 10 milionë korona suedeze secili rreth 900,000 dollarë.
05/10/2022
Termi stagflacion përdoret për të përshkruar një situatë në të cilën rritja është pothuajse zero, ka inflacion të lartë dhe papunësia është më e lartë se normalisht. Kjo situatë zakonisht fillon me rritjen e çmimeve ndërkohë që prodhimi bie. Për shkak të rënies së prodhimit, edhe papunësia rritet. Të tre këta faktorë të kombinuar shkaktojnë stagflacionin.
07/08/2022
Get Paid To Use Facebook, Twitter and YouTube
shorturl.at/fsX06
26/05/2022
The Evolution of the employee
13/04/2022
Banka Popullore rritë normat e interesit
Banka Popullore po merr masa ndaj rritjes së inflacionit. Sot, në seancën e Komisionit të Politikës Monetare Operative pranë Bankës Popullore u vendos për rritjen e normës së interesit për bonot e BQK-së për 0.25 pikë përqindjeje, përcjell TV21. Deri më tani, norma e interesit për bonot e BQK-së, gjegjësisht norma bazë e interesit ishte 1.25 pikë përqindjeje, ndërsa me vendimin e ri do të jetë 1.5 për qind.
“Gjatë marrjes së këtij vendimi në fokus kanë qenë zhvillimet më të fundit në inflacion dhe pritjet rreth inflacionit. Ndryshe, shuma e ofertës së bonove BQK në ankandin e sotëm është e pandryshuar, gjegjësisht 10 miliardë denarë”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.
Po vazhdon edhe përshpejtimi i inflacionit, gjegjësisht Banka Popullore njofton se në mars të vitit 2022 inflacioni ka arritur normë vjetore prej 8.8 për qind. Nga Banka Popullore thotë se faktorët kryesorë për ngritjen e çmimeve vijnë kryesisht nga ana e ofertës, respektivisht çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore, për shkak të rritjes së çmimeve të importit.
Nga ky institucion bëjnë me dije se rezervat devizore po lëvizin në zonën e sigurt.
“Duke marrë parasysh strategjinë për kurs të qëndrueshëm të denarit, gjatë marrjes së vendimeve monetare, merren parasysh kushtet në tregun devizor dhe ndikimi i tyre në rezervat devizore. Pas presionit fillestar në tregun valutor, i cili zakonisht ndodh në të gjitha krizat, dhe i cili u nxit kryesisht nga spekulimet e pabaza për kursin e këmbimit, presionet janë ulur gradualisht dhe kryesisht janë ndërlidhur me rritjen e kërkesës nga sektori energjetik, ndërsa oferta nga këmbimoret është rritur në mënyrë solide, duke tejkaluar nivelin para pandemisë”, thonë nga Banka Popullore.
Banka Popullore thotë se nga aspekti i zhvillimeve në sektorin monetar, sipas të dhënave paraprake për muajin mars 2022, rritja vjetore e kredive është ende solide dhe është mbi atë që është parashikuar për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas projeksionit të tetorit, me pak më tepër rritje të depozitave nga ajo çfarë është parashikuar.
Në njoftim, Banka qendrore thekson se po ndjek me kujdes pasigurinë dhe rreziqet që janë krijuar në ekonomi dhe financa nga përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe se janë të gatshëm që me kohë të marrin masa që të ruajnë stabilitetin e çmimeve.
“Është në proces përgatitja e ciklit të ri të projeksioneve makroekonomike, në kuadër të të cilit do të bëhet një rivlerësim gjithëpërfshirës i tablosë makroekonomike dhe qëndrimit të politikës monetare. Nëse vlerësohet se ka nevojë, Banka qendrore do të reagojë me të gjitha mjetet në dispozicion për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe makroekonomisë”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.
10/03/2022
Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar.Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin (dhe që shpesh ngatërrohet me të) është edhe rritja e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve. Fenomen i kundërt në efekt është deflacioni. Me inflacioni do të kuptojmë rritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve.(Zhvleresimi i monedhes kur me nje sasi te caktuar monedhash blihen me pak prodhime se sa perpara zhvleresimit. Ky fenomen quhet inflacion). Në përgjithësi në teoritë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori:
Inflacioni i moderuar (permbajtur) - kjo shkallë e inflacionit eshte e ulet; zakonisht norma e saj sillet nga 1-10%. Hiperinflacioni eshte nje virus vdekjeprures per ekonomin e nje vendi dhe ndodh atehere kur niveli i cmimeve rritet shume shpesh gati per cdo muaj.
Inflacioni galopant eshte ai lloj i inflacionit ku behet rritja e nivelit te cmimeve me nje normë 2 apo 3 shifrore (p.sh. 10%-999%).Tek ky lloj i inflacionit besimi tek paraja bie dhe lekundet prandaj njerezit i grumbullojn ne formen e mallerave p.sh. blejn shtepi,ndertesa apo forma te tjera.
18/02/2022
Maqedoni: Ministria e transportit dhe lidhjeve
- NJOFTIM-
Ju njoftojmë se Ministria e transportit dhe lidhjeve ka shpallur thirrjen e tretë publike të projektit për Lidhjen dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale në komunat në mbarë vendin.
Kjo thirrje përfshin rindërtimin dhe rehabilitimin e 17 rrugëve dhe rrugëve lokale në 10 komuna, përkatësisht tri rrugë në komunën e Shtipit, një rrugë në Pehçevë dhe Vallandovë, dy rrugë në komunën e Gradsko, tri rrugë në Dojran dhe në komunën e Novos Selo dhe një rrugë në Vrapçisht, në Likovë, në Çair dhe në Shuto Orizarë.
Vlera totale e investimit për rehabilitimin e këtyre rrugëve lokale është 5 milionë euro.
Kjo thirrje publike është pjesë e Projektit për lidhje me rrugët dhe rrugët lokale përmes të cilit Ministria e transportit dhe lidhjeve investon 70 milionë euro në pushtetin lokal për rindërtimin e mbi 450 km rrugë dhe rrugë lokale.
Në dy thirrjet e para të këtij projekti, janë rikonstruktuar mbi 60 km rrugë në mbi 35 bashki në të gjithë vendin.
Ministria e transportit dhe lidhjeve në periudhën në vijim vazhdon të mbështesë në mënyrë aktive pushtetin vendor përmes programeve të ndryshme të infrastrukturës.
http://mtc.gov.mk/vesti/Soopshtenie-14.02.2022
31/12/2021
Gëzuar Viti i Ri 2022!
Среќна Нова 2022 година!
Happy New Year 2022!
06/12/2021
Çfarë e bën një biznes të suksesshëm?
1. Zgjidh biznesin e duhur
2. Krijo strategjinë korrekte
3. Projekto dhe zhvillo infrastrukturën korrekte
4. Përdor burimet korrekte.